Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT)
Kronikë

Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT)

• 18 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 15
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

11 masa sigurie janë ekzekutuar nga Policia e Lezhës për punonjës/ish-punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dibër e disa të tjerë të dyshuar si të përfshirë në një skemë kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme.

Në kërkim janë shpallur 3 persona, mes tyre dhe Danjel Gjura, me detyrë Zëvendësdrejtor i AShK, Dibër, Ish-drejtor i këtij institucioni dhe ish-kandidat për deputet i PS në zgjedhjet e fundit. Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Të arrestuar janë Teshar Doçi (përfituesi), Fatjon Çakrri (familjar i Teshar Doçit).

Dibër/Finalizohet operacioni i koduar “Tjetërsimi”.

Operacioni, rezultat i një hetimi 7-mujor, për zbardhjen e një skeme kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme.

Ekzekutohen 14 masa sigurie, për punonjës/ish-punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe për disa shtetas, familjarë të njëri-tjetrit, në favor të të cilëve dyshohet se janë tjetërsuar pronat.

Shpallen në kërkim 3 shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në kuadër të një hetimi 7-mujor, me metoda proaktive, të ndjekur në koordinim me Prokurorinë e Dibrës, me objektiv dokumentimin e përgjegjësisë penale të disa shtetasve të përfshirë në mënyrë të organizuar në një skemë për tjetërsimin e kundërligjshëm të pronave të paluajtshme në Dibër, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua operacioni i koduar “Tjetërsimi”.

Read more:Aksioni ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli, dëshmia e oficerit: Kur po afroheshim, në drejtimin tonë u qëllua me armë

Në kuadër të këtij operacioni, në zbatim të vendimin të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, u ekzekutuan masat e sigurisë:

•“Arrest në burg”, për shtetasit T. D. dhe F. Ç., familjarë të njëri-tjetrit, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;

•“Arrest në shtëpi”, për shtetasit K. Xh., Ish-specialist matjesh në terren në AshK, Dibër, dhe R. L., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve në AshK, Dibër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;

•“Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

-E. V., me detyrë Hartograf në AshK, Dibër;

-G. H., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Legalizimeve në AShK, Dibër, Ish-juriste e këtij sektori;

Read more:Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

-V. Gj., me detyrë Juriste në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër;

-Xh. H., me detyrë Hartografe në Sektorin e Legalizimeve në AShK, Dibër;

-D. D., me detyrë Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër;

-F. P., me detyrë Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër.

•Gjithashtu, e njëjta masë u ekzekutua për shtetasen E. D. (bashkëshortja e shtetasit T. D.), për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

•Më tej, u shpallën në kërkim shtetasit:

Read more:‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive

-D. Gj., me detyrë Zëvendësdrejtor i AShK, Dibër, Ish-drejtor i këtij institucioni, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;

-A. M., me detyrë Notere, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;

-N. U. (familjar i shtetasit T. D.), për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se shtetasit me detyra aktuale dhe të mëparshme në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe noterja, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime të tjera administrative të kundërligjshme, me qëllim tjetërsimin e pronave të paluajtshme, në favor të shtetasit T. D. dhe familjarëve të tij.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijon hetimi për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai/ Drogë në Evropë dhe biznes në Shqipëri, fotot e ‘samiteve’ të trafikantëve në Aruba dhe Antwerp! Bosët ndanë ‘hesapet’ e kokainës dhe planin e investimeve

Kronikë

Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm, më trajtoni si terrorist ukrainas! SPAK kërkon mbi 30 dëshmitarë

Tags: #Burg #Danjel Gjura #Deputet #Detyrë #Diber #Familje #Fatjon Çakrri #kadastra #Lezhe #Teshar Doçi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai/ Drogë në Evropë dhe biznes në Shqipëri, fotot e ‘samiteve’ të trafikantëve në Aruba dhe Antwerp! Bosët ndanë ‘hesapet’ e kokainës dhe planin e investimeve
  • Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm, më trajtoni si terrorist ukrainas! SPAK kërkon mbi 30 dëshmitarë
  • Kurbin, asgjësohet parcela me 1820 bimë kanabisi, një i arrestuar dhe një në kërkim (EMRAT)
  • Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai/ Drogë në Evropë dhe biznes në Shqipëri, fotot e ‘samiteve’ të trafikantëve në Aruba dhe Antwerp! Bosët ndanë ‘hesapet’ e kokainës dhe planin e investimeve
  • I shpallur në kërkim nga SPAK/ Vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, pjesë e grupit kriminal të vëllezërve Koçeku
Nga të njëjtat tag-e
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
  • Kurbin, asgjësohet parcela me 1820 bimë kanabisi, një i arrestuar dhe një në kërkim (EMRAT)
  • Arrestohet në Kolumbi vëllai i bosit famëkeq të drogës “Fito”, kërkohej për vrasje dhe pastrim parash
  • Analiza e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun
  • Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë/ Arrestohet në Mal të Zi 40-vjeçari, fshehu automjetin e përdorur nga autorët (EMRI+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 15 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 5 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai/ Drogë në Evropë dhe biznes në Shqipëri, fotot e ‘samiteve’ të trafikantëve në Aruba dhe Antwerp! Bosët ndanë ‘hesapet’ e kokainës dhe planin e investimeve

Dosje të plota të ardhura nga disa vende evropiane, kryesisht Anglia, Spanja apo Belgjika, i dhanë ndihmën vendimtare…

Viral Alert News • 19 orë më parë • 17 min lexim
Kronikë

Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm, më trajtoni si terrorist ukrainas! SPAK kërkon mbi 30 dëshmitarë

TIRANË– Radha për të bërë kundërshtimet e tij ndaj Prokurorisë së Posaçme, ishte kryefjalë e debatit të nxehtë…

Viral Alert News • 19 orë më parë • 10 min lexim
Kronikë

Kurbin, asgjësohet parcela me 1820 bimë kanabisi, një i arrestuar dhe një në kërkim (EMRAT)

40-vjeçarI Nuri Xhafaj nga Kruja është arrestuar në flagrancë në Fushë Gjormë të Kurbinit, pasi u kap në…

Viral Alert News • 19 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by