Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Shkollat verore në Tiranë/ Maturantja vullnetare: Me fëmijët të ikën stresi! Nxënësit: Më mirë një libër se portofol me lekë
Sociale

Shkollat verore në Tiranë/ Maturantja vullnetare: Me fëmijët të ikën stresi! Nxënësit: Më mirë një libër se portofol me lekë

• 19 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pushimet verore për shumë fëmijë nuk nënkuptojnë largimin nga bankat e shkollës.

Në shkollën 9-vjeçare “Qazim Turdiu”, një prej 47 institucioneve ku po zbatohet programi “Shkolla Verore”, qindra nxënës vijojnë t’i kalojnë ditët mes sportit, leximit dhe artit.

Klubi i Sportit dhe Lojërave Fizike, ai i Artit dhe Punëve të Dorës, por edhe aktivitete të tjera kreative, janë vetëm disa nga aktivitet ku do të mund të përfshihen nxënësit deri në fund të muajit

Në një tjetër kënd të shkollës, fëmijët nuk shkëputen nga libri.

Read more:Bankat 100 % digjitale: një revolucion që po nis edhe në Shqipëri! – Blog

“Çdo libër fsheh një aventurë dhe një mësim të çmuar”.

“Një libër i mirë është një mik që nuk të zhgënjen kurrë”.

“Të mbushësh raftet me libra është më e dobishme se të mbushësh portofolin me paratë”, shprehen disa nga nxënësit.

Vetë nxënësit tregojnë se aktivitetet i ndihmojnë të kalojnë kohën në mënyrë argëtuese.

Read more:Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit

“Më pëlqen shumë kur unë vij këtu. Ne lodhemi jashtë duke luajtur lojëra sportive dhe vijmë te këndi i bibliotekës për të lexuar libra së bashku.”

“Unë jam duke bërë një byzylyk me shkronjën e parë të emrit tim dhe jam duke vendosur ngjyrat që më pëlqejnë”

“Sot po merremi me art, me byzylykë dhe po mundohemi të argëtohemi sa më shumë”, shprehen disa nga nxënësit.

Read more:Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’

Programi përfshin edhe fëmijët me aftësi ndryshe

“Kemi 20 fëmijë për grup dhe fëmijë me aftësi ndryshe. Ato janë më të gëzuar dhe ne i mbajmë dhe shumë afër. Pjesë e programit ne kemi gjashtë fëmijë”, thotë mësuese Etleva Mane.

Edhe pse kjo është një periudhë intensive për maturantët, Arsjana Hida ka zgjedhur të jetë pjesë e shkollës verore si vullnetare.

“Kam vendosur që të ndihmoj këta fëmijë sepse kam qenë dhe vetë. Këta duan një person që t’i angazhojnë dhe t’i drejtojnë drejt pasioneve, por pse jo dhe të kalojnë dhe kohën e lirë. Gjatë kohës së mëngjesit unë vij me këta fëmijë, heqë pak vëmendjen nga ai stresi i shkollës dhe pastaj pasdite angazhohem me mësimet dhe angazhimet e mia.”, thotë Asjana Hida.

Read more:Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi

Nga Ministria e Arsimit thonë se nisma është pritur mirë nga prindërit dhe fëmijët, pasi u krijon të vegjëlve mundësi për të kaluar pushimet në mënyrë aktive dhe edukative.

“Një iniciativë kjo e Ministrisë së Arsimit, po në bashkëpunim në shkollën verore dhe me World Vision Albania me të cilët kemi bashkërenduar edhe organizimin sa më efikas dhe më të mirë. Prindërit mund të themi që kanë shprehur në mënyrë unanime ë dhe kanë qenë tejet prezent për të ndihmuar, për të qenë ë pranë këtij sistemi dhe këtij programi”, shprehet Herida Duro, zv/ministre e Arsimit.

Programi “Shkolla Verore 2026” po zbatohet në 47 shkolla, 45 në Tiranë dhe 2 në Kamzë, me pjesëmarrjen e rreth 7 500 nxënësve. Në zbatimin e tij janë angazhuar mësues, punonjës socialë, oficerë sigurie dhe dhjetëra vullnetarë nga gjimnazet.

Lexo edhe
Sociale

‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe

Sociale

Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive

Tags: #Aktivitet #Aktivitete #asjana hida #bankat #Femije #Fëmijët #gjimnazi qazim turdiu #Herida Duro #nxenes #shkollat verore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
  • Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 4 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 2 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe

Programi pas-shkollor, që prej 1 tetorit po zbatohet në 408 shkolla në vend. Report Tv bisedoi me nxënës…

• 4 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive

FIER– 400 persona janë diagoniskuar me tumore gjatë 9 muajve te pare te vitit ne qarkun e Fierit.…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë

Mbi 7 mijë studentë u ulën për herë të parë në auditore, në 6 universitetet publike të rretheve:…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by