Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Nisin fluturimet Tiranë-Toronto, inaugurohet lidhja e re ajrore me Kanadanë, udhëtarët shmangin tranzitin
Ekonomi

Nisin fluturimet Tiranë-Toronto, inaugurohet lidhja e re ajrore me Kanadanë, udhëtarët shmangin tranzitin

• 19 Qershor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi këtë të premte nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos, Kanada. Kjo linjë e re shënon një arritje historike për industrinë e aviacionit në Shqipëri, duke qenë fluturimi i parë transoqeanik në historinë e vendit.

Avioni Airbus A330-200, i nisur nga Toronto, u ul në TIA në orën 13:30, ku u prit në një ceremoni të veçantë nga Ministri i Energjisë dhe Transportit, z.Enea Karakaçi, si dhe nga drejtues të lartë të Kastrati Group dhe TIA-s.

Read more:Morën 469 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen dy korrierët shqiptarë kapur nga FBI-ja britanike

Air Transat, e vlerësuar si “Kompania më e mirë ajrore për udhëtime turistike në botë” nga Skytrax World Airline Aëards, është partneri më i ri i TIA-s dhe do të operojë një fluturim në javë, çdo të premte, deri më 8 tetor 2026. Avioni i kësaj linje është i dedikuar për fluturime të gjata dhe garanton një udhëtim të rehatshëm, me shërbim sipas standardeve më të larta. Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama pjesë e ceremonisë inaguruese vlerësoi punë e bërë nga aeroporti i Tiranës duke i cilësuar të dhënat e arritura të jashtëzakonshme.

“Aeroporti i Tiranës prej disa vitesh mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve. Në 2016-n, kur filloi një fazë e re në punën e përbashkët për transformimin e mëtejshëm të aeroportit dhe modernizimin e aviacionit tonë civil, kishte vetëm 22 mijë fluturime në vit për 2.2 milionë pasagjerë. Më pak se 10 vite më vonë, numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë dhe numri i fluturimeve në 82 mijë, një shifër që ne parashohim të kalojë 100 mijë në fund të kësaj dekade dhe në fillim të dekadës tjetër. Ashtu si, nga ana tjetër, nuk është vetëm rritja e numrit të pasagjerëve, por është edhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit”,u shpreh Kryeministri Rama në fjalën e tij gjatë ceremonisë.

Read more:Stjuardesa zbulon se çfarë zakoni duhet të shmangin pasagjerët gjatë fluturimeve: Mund të jetë i rrezikshëm

“Si e vetmja kompani ajrore që ofron një fluturim pa ndalesë mes Amerikës së Veriut dhe Tiranës, jemi jashtëzakonisht krenarë që sjellim shërbimin tonë në këtë linjë unike”,tha Howard Liebman, zv.President Për Marrëdhëniet Qeveritare, Air Transat.

“Ky fluturim i parë ndërkontinental nga TIA hap një portë strategjike drejt Atlantikut të Veriut, duke e afruar Shqipërinë me një nga komunitetet e saj më të rëndësishme të diasporës dhe duke krijuar mundësi të reja për turizmin, tregtinë dhe investimet”, u shprehPiervittorio Farabbi, Drejtor Operacional, Tia.

Read more:Meksika njofton negociata me SHBA-në: Do rishqyrtojmë marrëveshjen tregtare në muajt e ardhshëm

Vendosja e fluturimeve direkte mes Shqipërisë dhe Kanadasë ka një ndikim që shkon përtej kufijve të Shqipërisë; ajo do të shërbejë si portë lidhëse me Amerikën e Veriut për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Udhëtimi zgjati rreth 8 orë, cdo gjë shkoi shumë mirë. Air Transat ofron të gjitha kushtet e nevojshme. Të gjitha vendet pothuajse u rezervuan nga qytetarët si në premium economy class dhe në economy class. Një linjë e tillë ndërkontinentale me Shqipërinë është mjaftë domethënëse”,deklaroi Yohann Naudy, përfaqësues Air Transat.

Read more:VKM/ Rritja e çmimit të naftës, qeveria subvencion 50 lekë/litër për transportin publik! Miratohen pullat e reja fiskale, shtohet gjurmimi

Falë investimit të vazhdueshëm të Kastrati Group, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është transformuar në aeroportin më të frekuentuar të rajonit dhe tashmë përmbush standardet e aviacionit modern për fluturime ndërkontinentale.

Lexo edhe
Ekonomi

Taksa e pronës do të rritet/ Propozohet projektligji, do të përafrohet me vlerën e tregut

Ekonomi

Euro bie në minimum historik/ Monedha europiane zbret në 94.5 lekë, ekspertët kërkojnë deeurozim

Tags: #Aeroporti #Edi Rama #Enea Karakaçi #Europë #Fluturimi #kanada #kompani #Kompania

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Taksa e pronës do të rritet/ Propozohet projektligji, do të përafrohet me vlerën e tregut
  • Euro bie në minimum historik/ Monedha europiane zbret në 94.5 lekë, ekspertët kërkojnë deeurozim
  • Ministria e Financave propozon ngritjen e këshillit fiskal, do t’i raportojë drejtpërdrejt kuvendit
  • Raporti i KLSH për vitin 2025, tetë ndjekje penale dhe probleme në menaxhimin e të ardhurave: 26.2 mld lekë dëm”
  • Turistët sollën 1 miliard euro/ Rriten shpenzimet krahasuar me 2025, nuk mbeten pas as udhëtimet e shqiptarëve
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë
  • “Shembull qytetarie, revolucioni mund të nisë edhe nga natyra”/ Protestuesja nga Franca mesazh BE-së: Ne jemi Europa! Keni nevojë për ne aq sa ne për ju
  • Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat
  • Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat
  • Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 10 lexime · 1 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Taksa e pronës do të rritet/ Propozohet projektligji, do të përafrohet me vlerën e tregut

Taksa e pronës do të ndryshojë rrënjësisht. Sa më e shtrenjtë të jetë prona dhe sa më afër…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Ekonomi

Euro bie në minimum historik/ Monedha europiane zbret në 94.5 lekë, ekspertët kërkojnë deeurozim

Monedha europiane po përballet me një tjetër valë dobësimi në tregun shqiptar. Nën ndikimin e prurjeve të larta…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Ministria e Financave propozon ngritjen e këshillit fiskal, do t’i raportojë drejtpërdrejt kuvendit

Një institucion i ri i pavarur do të monitorojë politikat fiskale dhe buxhetore të vendit dhe do t’i…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by