Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Morën 469 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen dy korrierët shqiptarë kapur nga FBI-ja britanike
Aktualitet

Morën 469 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen dy korrierët shqiptarë kapur nga FBI-ja britanike

• 16 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, dy prej të cilëve shqiptarë, janë dënuar për një operacion të sofistikuar kontrabande të kokainës nëpërmjet një aeroporti në Britani, pas një hetimi nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Sipas NCA, të cilës i referohet Top Channel, të arrestuarit përfshijnë Elton Hallaçin, 32 vjeç, dhe Artur Iseberi, 27 vjeç, të dy nga Shqipëria, të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal që mblidhte drogën nga Aeroporti i Mançesterit.

Dy britanikë, Dale Hosker, 49 vjeç, dhe Dale Creen, 35 vjeç, ishin nga një grup tjetër që bënte të njëjtën veprimtari.

Read more:Panik në aeroportin e Athinës, aeroplani pëson defekt në ajër dhe piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

Të katërt merrnin kokainën nga korrierët amerikanë dhe më pas e shpërndanin tek kriminelë të tjerë në mbarë Britaninë.

Në maj të vitit 2024, tetë valixhe me kokainë mbërritën në aeroport nga Kankuni, Meksikë. Korrierët amerikanë i morën ato sipas udhëzimeve nga një i dënuar i quajtur ‘Nate’, duke i dërguar më pas tek Hallaçi, Iseberi, Hosker dhe Creen.

Një nga valixhet u la pas dhe oficerët e kufirit gjetën 20 blloqe kokainë prej 1 kg secili. Hetimi i NCA tregoi se shqiptarët morën 100 kg.

Read more:Britani e Madhe/ 469 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen me 40 vjet burg dy korrierët shqiptarë

Pak më vonë, më 31 maj 2024, 300 kg kokainë me pastërti të lartë, me vlerë rreth 24 milionë paund, u kontrabanduan në 12 valixhe.

Në shtëpinë e Hallaçit, oficerët gjetën çelësa për një Jaguar me një ndërtesë të fshehtë profesionale për kontrabandë. Gjithashtu u zbuluan blloqe shënimesh me regjistrime të detajuara të importimeve, të shkruara në shqip dhe me gjurmë gishti të Hallaçit dhe Iseberit.

Të katërt u kapën edhe në kamerat e sigurisë në Aeroportin e Mançesterit. Kur u arrestuan, Iseberi tentoi të arratisej nga çatia e shtëpisë së tij, ndërsa në dhomën e Creen u gjetën thikë dhe hanxhar.

Read more:U përfol se ‘mori një sy gjumë’ në një aktivitet në Zyrën Ovale, Shtëpia e Bardhë mohon akuzat për Trump: Ai thjesht mbylli sytë, idiot

Dënimet:

Elton Hallaçi: 21 vite e 7 muaj burg

Artur Iseberi: 18 vite burg

Dale Creen: 11 vite burg

Dale Hosker: Dënimi pritet më 1 qershor

Hallaçi, Iseberi dhe Hosker pranuan fajësinë për kontrabandë dhe posedim me qëllim shpërndarje, ndërsa Creen u dënua nga juria për posedim me qëllim shpërndarje, por u shpall i pafajshëm për kontrabandë.

Cat McHugh, komandante e degës NCA, tha: “Kontrabanda e drogës nuk është një krim pa viktima. Ekziston një rrugë e vuajtjes që shtrihet nga vendet e burimit në Amerikën e Jugut deri tek rrugët e qyteteve tona. Tregtia e drogës është e lidhur ngushtë me dhunën ekstreme, dhe viktima të pafajshme shpesh kapen në mes të përleshjeve të grupeve kriminale. Për këta të arrestuar, e vetmja gjë që ka rëndësi është paraja.”

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #1 maj #Aeroporti #artur iseberi #Burg #elton hallaçi #FBI #kokaine #Kontrabandë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 85-të! “Nesër më shumë”, qytetarët mesazh të qartë: Rama jepe dorëheqjen! Arrestoni Ballukun
  • LIVE- Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme/ Revolta nuk ndalet për 85 ditë me radhë: Rama në burg, Berisha në burg
  • Kapen 5.2 kg kokainë e heroinë në Tiranë, arrestohen 2 persona! Droga do trafikohej drejt Durrësit
  • Pesë ditë pas vrasjes së portugezit te ‘Principotes’, gjendet thika me të cilën u godit nga Sokrat Vata! Do dërgohet për ekspertizë
  • “Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 84 në Tiranë, protestuesit thirrje për pjesëmarrje masive në ditët në vijim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by