Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Meta në gjyq/ Avokati kërkon papërdorshmërinë e provave të SPAK: CEZ-DIA u përdor për ta goditur
Kronikë

Meta në gjyq/ Avokati kërkon papërdorshmërinë e provave të SPAK: CEZ-DIA u përdor për ta goditur

• 24 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË-Në GJKKO po mbahet seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Të dy ndodhen në seancë, ndërsa avokati i Kryemadhit, Redi Llanaj nuk është lejuar të futet në gjyq pasi nuk pranon që t’i kontrollojnë çantën.

Në seancë, avokati i Metës, Kujtim Cakrani po kundërshton akuzat e ngritura nga SPAK për çështjen CEZ-DIA dhe tha se ish-presidenti është i pafajshëm.

“Me atë çfarë ka ndodhur me CEZ-DIA, kjo çështje ka nisur në vitin 2017 me një kallëzim nga Romeo Karaj. Kallëzimi është bërë menjëherë pasi ka përfunduar procedimi ndaj Kastriot Ismailajt, kur ai u dënua me vendim të formës së prerë dhe mbaroi edhe procedura në arbitrazh. Karaj ka qenë i përfshirë në këto procese. Kallëzimi fillimisht ka qenë për Sali Berishën dhe gjithë qeverinë Berisha, e më pas ka kaluar te Meta.

Read more:Afera ‘Partizani’, dëshmon sot në GJKKO ish-ministri Ylli Pango! Si u ndryshua me urgjencë ligji që i hapi rrugë privatizimit, Berisha: Ambientet sportive t’u kalojnë pronarëve

Kundërshtarët politikë gjejnë njerëz si Karaj dhe Vojsava Ismailaj, të cilët, për hallet e tyre familjare apo mendore, japin intervista jashtë Shqipërisë, të cilat në këtë rast janë marrë në konsideratë. CEZ-DIA ishte një koncesion shtetëror. DIA është një kompani amerikane që operon në të gjithë botën dhe drejtohej nga Rebeka. Ajo nuk ka pasur nevojë as për ndihmën e Berishës dhe as të Metës. I mjaftonte Dritan Prifti. Ky i fundit vetëm incizonte dhe, kur miza kalonte te ministria, ai merrte gjobën. Kështu ka qenë, jo se dua ta anatemoj.

Në procesin ndaj Ismailajt dhe të tjerëve, asnjëherë nuk është përmendur Meta. Edhe ata që kanë dëshmuar nuk e kanë përmendur Metën asnjëherë. Kur është mbyllur marrëveshja nga Gjiknuri, nuk është përmendur Meta. CEZ-DIA është përdorur për të goditur Metën. Në 15 faqe diskutohet nga prokuroria kjo që paraqitet si çështja e shekullit. Përmendet ambasadori Plepshi. Nuk ka asnjë të dhënë që ai ka qenë edhe ambasador, edhe këshilltar tregtar. Ambasadat kanë atashe tregtarë e me radhë. Nuk mund të relatohen gjëra që nuk rezultojnë në dosje apo në akte zyrtare.

Edhe pse mund të ketë udhëtuar në një avion me Ismailajn, Meta është kthyer me urgjencë më 2 dhjetor për shkak të përmbytjeve në Shkodër. Atëherë ka pasur vetëm një sportel VIP ku hynin politikanët apo biznesmenët. Fakti që kanë hyrë në të njëjtën ditë nuk e kriminalizon Metën. Të gjitha gazetat opozitare, apo njerëz dhe media të paguara, bënin shkrime që shkonin deri në Vjenë kundër zotit Meta. Por kjo nuk mund të materializohet në akuzë. Pse nuk ka bërë SPAK analizë financiare të Metës? Çfarë ka ndodhur në jetën e tij? Akuza për CEZ-DIA nuk qëndron, sepse në vitin 2009 Meta nuk ka qenë funksionar publik, por deputet në opozitë.

Read more:Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm, më trajtoni si terrorist ukrainas! SPAK kërkon mbi 30 dëshmitarë

Nuk ka lidhje një mesazh ku thuhet: ‘Më duhen 200 deri nesër’, kur ky mesazh nuk gjendet as në dosje.Është cenuar rëndë Kushtetuta, sepse nuk ka vendim për përgjim. Kur është vendosur nën përgjim një deputet në atë kohë? Ku është subjekti i posaçëm që ka kryer korrupsionin pasiv në vitin 2009? Duhet të kesh qenë funksionar publik. Meta nuk ka qenë funksionar, por vetëm deputet në opozitë. Nëse kjo është marrë nga prokuroria dhe është materializuar në akuzë, atëherë prokuroria ka përdorur një mesazh të përgjuar ndaj një deputeti pa vendim gjykate. Mendoj se kjo është shkelje nga ana e akuzës.Episodi i CEZ-DIA është i sforcuar, sepse duhej ndërtuar një akuzë. Ne mendojmë se jemi të pafajshëm për CEZ-DIA.Kur zhvillohej procedura e arbitrazhit në Vjenë, mediat shkruanin se kryeministër kishte qenë Meta dhe këto insinuata janë kthyer në akuzë nga SPAK”, tha Cakrani.

Avokati kërkoi papërdorshmërinë e akteve dhe fashikujve për episodin e parë në dosje që është CEZ DIA.

Read more:Ceremonia mortore e babait të Ilir Metës, Kryemadhi merr pjesë në varrim

“Intervistat e gazetarëve me Ervis Metajn dhe Vojsava Ismailajn duhet të deklarohen të papërdorshme dhe të përjashtohen nga gjykimi. Po ashtu, të përjashtohen nga gjykimi provat lidhur me CEZ-DIA:

Mesazhi SMS i vitit 2009;

Video-përgjimi i Dritan Priftit, sepse thëniet e tij nuk mund të provohen pasi ai ka ndërruar jetë. Dritan Prifti merrej me incizime, fuste njerëzit në zyrë dhe i regjistronte. Nuk duhet ta përmendim se sot është i ndjerë, por kështu është.

Materialet nga arbitrazhi janë absolutisht të ndaluara të përdoren si prova në një proces penal në vendin tonë, kur ato janë marrë sipas procedurave të atij arbitrazhi.

Read more:E gjithë familja në luftë me kancerin | Blerina ia doli, por humbi vëllain, ndërsa nëna e saj po lufton ende

Edhe nëse konsiderohen intervistat, ato nuk përbëjnë fakt penal. Intervistuesi orienton bisedën. Nuk janë të besueshme.

Sa i përket mesazhit ‘Deri nesër më duhen 200’, aty nuk ka asgjë që të provojë pretendimin e prokurorisë se bëhet fjalë për 200 mijë euro. Ndërkohë Meta ishte deputet dhe kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të imunitetit parlamentar.

Read more:“Tenderat e rrobave të policëve i vidhni, i lypni avion Europës për të fikur zjarret”, protestuesi: SPAK do jetë në zyrë, ne këtu në shesh deri sa të burgoseni të gjithë!

Nuk ka të dhëna se si është ruajtur kjo provë për 15 vjet. Të përjashtohet nga fashikulli dhe të deklarohet e papërdorshme”, tha Cakrani.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim…..

Lexo edhe
Kronikë

300 vende të reja pune në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit!

Kronikë

Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil

Tags: #avion #cez dia #Deputet #euro #GJKKO #Gjyqi i ilir Metës #Ilir Meta #Intervista #Monika kryemadhi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 300 vende të reja pune në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit!
  • Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil
  • Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Club Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)
  • Nuk po arrinin të ktheheshin në breg nga lodhja, Policia Kufitare u vjen në ndihmë dy pushuesve në Pogradec
  • Vlorë/ Konflikt mes dy shitësve të biletave në Skelë, plagoset me thikë njëri prej tyre (EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Njerëzit afër Ramës i kanë premtuar se do të na shpërndajnë para shtatorit”/ Aktivisti: Qëllimi ynë është largimi i tij, nuk do të largohemi pa e rrëzuar këtë klasë të inkriminuar
  • I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në 2018, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari! Do të ekstradohet në Shqipëri
  • Pjesë e grupit që kultivoi 870 kg kanabis në Berat në 2022, ekstradohet në Shqipëri Xhuljano Hoxha
  • Qiraja afatgjatë fiton terren, ndërsa ajo ditore po humbet avantazhin
  • Diaspora në shesh/ Meçan Zotaj: Për investimin e Alabbar, Rama fliste me shumë pompozitet, por objektet janë fundosur…Sot s’i besojnë as kryetarët e bashkive të veta
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 16 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 11 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 10 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Politikë Pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje antisistem/ Diaspora vijon marshimin drejt Kryeministrisë, ironi me deputetët socialistë, thirrje Ramës të japë dorëheqjen 9 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

300 vende të reja pune në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit!

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për konkurrim, për 300 vende për të rinj dhe të reja në…

• 2 orë më parë • 15 min lexim
Kronikë

Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil

Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në fshatin Zall, Fushë-Krujë në derën e banesës së të…

• 3 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Club Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lokalin ‘Orange’ në…

• 5 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by