Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Risi në e-Albania/ Bizneset delegojnë shërbimet online, autorizim stafit! Drejtoresha Repishti: Synon të rrisë efikasitetin
Sociale

Risi në e-Albania/ Bizneset delegojnë shërbimet online, autorizim stafit! Drejtoresha Repishti: Synon të rrisë efikasitetin

• 24 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në një kohë kur digjitalizimi i shërbimeve publike po ndryshon mënyrën se si qytetarët dhe bizneset ndërveprojnë me administratën, portali e-Albania sjell një funksionalitet të ri që u jep mundësi administratorëve të bizneseve të autorizojnë punonjës apo persona të tjerë për të përdorur shërbimet publike elektronike në emër të biznesit.

Drejtoresha e e-Albania është Nevila Repishti shpjegon për Report TV se si do të funksionojë ky proces.

“Një administrator biznesit mjafton që në profilin e tij të shkojë në seksionin ‘Autorizimet e mia’ ai mund të krijojë një autorizim në nivel shërbimi, të përcaktoj afatin e vlefshmërisë, shërbimet që do t’i delegojë përdoruesit të tyre dhe çdo gjë ndodh në kohë reale. Njoftohet personi i autorizuar për ta përdorur, ai mjafton të hyj në llogarinë e tij si qytetar, të shkojë në shërbimin për të cilin ai është i autorizuar dhe të përdor në fund butonin ‘përdor si i autorizuar’”, shprehet Repishti.

Read more:Në prag të sezonit, institucionet prezantojnë planin për sigurinë ushqimore, Salla: Nuk duhet të ketë asnjë kompromis, Gjylameti: Presim 15 milionë turistë këtë vit

Repishti thotë se ky shërbim është një ndihmë në punën e përditshme dhe operacionet e administratorit të një biznesi.

“Mendojmë që do të rrisë efikasitetin e përdorimit të shërbimeve publike të biznesit duke i dhënë lirshmëri administratorit që të bëjë të gjitha veprimet operacionale në llogarinë e tij në e-Albania”, thekson ajo.

Çdo veprim që do të kryhet nga ‘personi i autorizuar’ për llogari të biznesit, është i kontrollueshëm, duke shmangur hapësira për abuzime.

Read more:I riu nga Fieri u plagos në përplasjen me efektivët, policia greke: Alesio Xhelo i dënuar 73 vjet burg, u lirua në Shqipëri në 2025

“Si biznesi ashtu edhe personi i autorizuar njoftohen në kohë reale. Ky proces ka një gjurmueshmëri dhe kontroll të plotë për administratorin e biznesit. Ai mund ta revokojë në çdo kohë një autorizim të dhënë, mund ta shtojë vlefshmërinë e tij, mund të përzgjedhë që të përdorë një ose më shumë shërbime personi i autorizuar”, thotë Repishti.

Brenda 31 korrikut bizneset duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare. Repishti bën thirrje që ta shfrytëzojnë këtë ‘funksionalitet’ edhe për këtë rast

Read more:“Paguani gjobat tani”, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: SMS nuk janë dërguar nga institucionet shtetërore

“Nëse sjellim në vëmendje që një nga shërbimet më të përdorur deri më 31 korrik që është afati nga QKB që bizneset të dorëzojnë pasqyrat financiare, incentivojmë të gjithë bizneset që të kenë një kontroll më të sigurt të llogarisë, duke zgjidhur një person të autorizuar, një punonjës për të deleguar përdorimin e këtij shërbimi”, thotë drejtoresha e e-Albania.

Një muaj pas prezantimit të platformës së re, e-Albania 2.0, që sjell më shumë thjeshtësi dhe shpejtësi në marrjen e shërbimeve, drejtoresha thotë se janë marrë 1.8 milionë shërbime përmes portalit, ndërkohë që janë regjistruar për herë të parë 13 mijë qytetar dhe biznese.

Lexo edhe
Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Tags: #Biznese #Bizneset #Biznesi #e albania #E-albania #Hapesira #Nevila Repishti #report tv #Të Gjitha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
  • Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027
  • Studiuesi Auron Tare: “Kino Ditar” i qeverisë për Butrintin, propagandë për të fshehur realitetin. Ndërtime në territorin e Parkut
  • Rrugorja shton kontrollet në Shkodër, 916 gjoba në një javë! 2 të arrestuar për drejtim të parregullt të automjetit
  • Një vit pas fronëzimit, Mitropoliti i Korçës ka një kërkesë për besimtarët: Lutuni për urtësi, durim dhe përulësi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Bashkia e Tiranës ka rinisur prej disa javësh procesin e evidentimit të objekteve të palegalizuara, duke u bërë…

• 10 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në vendin, duke e çuar në dy numrin…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Krijimi i një Këshilli Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe dhe mbështetje financiare shtesë për mësuesit ndihmës ishin…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by