Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Risi në e-Albania/ Bizneset delegojnë shërbimet online, autorizim stafit! Drejtoresha Repishti: Synon të rrisë efikasitetin
Sociale

Risi në e-Albania/ Bizneset delegojnë shërbimet online, autorizim stafit! Drejtoresha Repishti: Synon të rrisë efikasitetin

• 24 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në një kohë kur digjitalizimi i shërbimeve publike po ndryshon mënyrën se si qytetarët dhe bizneset ndërveprojnë me administratën, portali e-Albania sjell një funksionalitet të ri që u jep mundësi administratorëve të bizneseve të autorizojnë punonjës apo persona të tjerë për të përdorur shërbimet publike elektronike në emër të biznesit.

Drejtoresha e e-Albania është Nevila Repishti shpjegon për Report TV se si do të funksionojë ky proces.

“Një administrator biznesit mjafton që në profilin e tij të shkojë në seksionin ‘Autorizimet e mia’ ai mund të krijojë një autorizim në nivel shërbimi, të përcaktoj afatin e vlefshmërisë, shërbimet që do t’i delegojë përdoruesit të tyre dhe çdo gjë ndodh në kohë reale. Njoftohet personi i autorizuar për ta përdorur, ai mjafton të hyj në llogarinë e tij si qytetar, të shkojë në shërbimin për të cilin ai është i autorizuar dhe të përdor në fund butonin ‘përdor si i autorizuar’”, shprehet Repishti.

Read more:Në prag të sezonit, institucionet prezantojnë planin për sigurinë ushqimore, Salla: Nuk duhet të ketë asnjë kompromis, Gjylameti: Presim 15 milionë turistë këtë vit

Repishti thotë se ky shërbim është një ndihmë në punën e përditshme dhe operacionet e administratorit të një biznesi.

“Mendojmë që do të rrisë efikasitetin e përdorimit të shërbimeve publike të biznesit duke i dhënë lirshmëri administratorit që të bëjë të gjitha veprimet operacionale në llogarinë e tij në e-Albania”, thekson ajo.

Çdo veprim që do të kryhet nga ‘personi i autorizuar’ për llogari të biznesit, është i kontrollueshëm, duke shmangur hapësira për abuzime.

Read more:I riu nga Fieri u plagos në përplasjen me efektivët, policia greke: Alesio Xhelo i dënuar 73 vjet burg, u lirua në Shqipëri në 2025

“Si biznesi ashtu edhe personi i autorizuar njoftohen në kohë reale. Ky proces ka një gjurmueshmëri dhe kontroll të plotë për administratorin e biznesit. Ai mund ta revokojë në çdo kohë një autorizim të dhënë, mund ta shtojë vlefshmërinë e tij, mund të përzgjedhë që të përdorë një ose më shumë shërbime personi i autorizuar”, thotë Repishti.

Brenda 31 korrikut bizneset duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare. Repishti bën thirrje që ta shfrytëzojnë këtë ‘funksionalitet’ edhe për këtë rast

Read more:“Paguani gjobat tani”, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: SMS nuk janë dërguar nga institucionet shtetërore

“Nëse sjellim në vëmendje që një nga shërbimet më të përdorur deri më 31 korrik që është afati nga QKB që bizneset të dorëzojnë pasqyrat financiare, incentivojmë të gjithë bizneset që të kenë një kontroll më të sigurt të llogarisë, duke zgjidhur një person të autorizuar, një punonjës për të deleguar përdorimin e këtij shërbimi”, thotë drejtoresha e e-Albania.

Një muaj pas prezantimit të platformës së re, e-Albania 2.0, që sjell më shumë thjeshtësi dhe shpejtësi në marrjen e shërbimeve, drejtoresha thotë se janë marrë 1.8 milionë shërbime përmes portalit, ndërkohë që janë regjistruar për herë të parë 13 mijë qytetar dhe biznese.

Lexo edhe
Sociale

Trafik i rënduar në Vlorë e Lezhë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)

Sociale

Trafik i rënduar në Vlorë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)

Tags: #Biznese #Bizneset #Biznesi #e albania #E-albania #Hapesira #Nevila Repishti #report tv #Të Gjitha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Trafik i rënduar në Vlorë e Lezhë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)
  • Trafik i rënduar në Vlorë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)
  • Mesazh sensibilizues në ditët e nxehta, fotografi Arian Mavriqi u jep ujë qenve endacakë
  • Bregdeti i Durrësit i ‘pushtuar’ nga turistët, Rama: Atje ku deti, historia dhe mikpritja krijojnë një përvojë të veçantë për çdo vizitor (VIDEO)
  • Arinjtë zbresin në Pukë, momenti kur kalojnë në rrugë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës
  • Inceneratori i Tiranës/ U arrestua në vilën në Palasë, GJKKO lë në burg Renardo Nallbanin! S’merr parasysh garancinë pasurore
  • Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa që përdorën dy autorët (FOTO)
  • “Rama po shet propagandë,”/ Balliu akuzon qeverinë për aferë me industrinë ushtarake: “Timak Defence” e Rony Yefet ka vetëm 1,500 euro aktive prodhuese. SPAK të verifikojë përdorimin e KAYO
  • Durrës/ Ngjyrë e errët në vijën bregdetare në Hamallaj, Ujësjellës-Kanalizimet: Nuk ka ujëra të zeza, shkak balta e sedimentet! Hidrovori i mbyllur dhe pa shkarkime në det
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 29 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 11 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dorëheqje e qeveri teknike. Ne nuk shitemi”/ Aktivisti thirrje SPAK: 71 ditë në shesh. Hetoni Ramën, koka e korrupsionit. Faktet i keni 7 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, blindohet qyteti (EMRI + FOTO) 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Trafik i rënduar në Vlorë e Lezhë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)

Dy qytetet bregdetare Vlora dhe Lezha po përballen me trafik të rënduar këtë fillim jave. Kjo vjen për…

• 28 minuta më parë • 3 min lexim
Sociale

Trafik i rënduar në Vlorë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)

Trafiku i rënduar që shoqëroi Vlorën gjatë gjithë fundjavës ka vijuar edhe në nisje të kësaj jave. Që…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Mesazh sensibilizues në ditët e nxehta, fotografi Arian Mavriqi u jep ujë qenve endacakë

Ditët përvëluese të gushtit në Kosovë po i përjetojnë edhe kafshët shtëpiake, ndërsa më të ekspozuar ndaj temperaturave…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by