Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Transparenca në ekonomi është siguri kombëtare”/ Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave janë porta kryesore e ndërhyrjeve të huaja në Shqipëri
Politikë

“Transparenca në ekonomi është siguri kombëtare”/ Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave janë porta kryesore e ndërhyrjeve të huaja në Shqipëri

• 26 Qershor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, mori pjesë sot në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga International Republican Institute (IRI) me temë “Countering Authoritarian Influence”, ku ishin të pranishëm politikanë, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues nga vendet e rajonit.

Tabaku mbajti një fjalim të fokusuar tek mënyra se si demokracitë mund të ndërtojnë rezistencë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe autoritarizmit, duke theksuar se sfida nuk nis jashtë kufijve, por nga dobësitë e brendshme të shtetit.

“Nuk janë vetëm aktorët e jashtëm problemi. Ndërhyrja e huaj funksionon vetëm aty ku institucionet janë të dobëta, ku korrupsioni tolerohet, ku mungon transparenca dhe ku qytetarët humbasin besimin tek shteti,” u shpreh Tabaku.

Read more:U padit nga Rama pas akuzave për Bordin në 2022-shin, ish-drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj dënohet për shpifje

Duke iu referuar situatës në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, deputetja demokrate argumentoi se korrupsioni, pastrimi i parave, krimi i organizuar dhe kapja e shtetit nuk janë më vetëm çështje të qeverisjes së mirë, por përbëjnë tashmë rreziqe të drejtpërdrejta për sigurinë kombëtare.

Sipas saj, ekonomitë e hapura nuk duhet të jenë ekonomi të pambrojtura.

“Siguria ekonomike është siguri kombëtare. Siguria energjetike është siguri kombëtare. Siguria teknologjike është siguri kombëtare. Po kështu edhe transparenca financiare,” theksoi Tabaku, duke nënvizuar se demokracitë duhet të ndërtojnë mekanizma që parandalojnë krijimin e varësive strategjike.

Read more:Rrëfimi i ish kreut të SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit!

Në këtë kuadër, Tabaku prezantoi dy nga nismat që ka mbështetur gjatë punës së saj parlamentare.

E para lidhet me krijimin e një kuadri modern për shqyrtimin e investimeve të huaja strategjike (FDI Screening), i cili do t’i mundësonte Shqipërisë të kontrollojë investimet në sektorët kritikë si infrastruktura, energjia, telekomunikacioni, portet, të dhënat dhe teknologjitë strategjike.

Read more:Çfarë fshihet pas puthjes së Ndrenikës – Ide

Sipas saj, ky mekanizëm nuk synon të pengojë investimet, por të garantojë që hapja ekonomike të mos kthehet në një cenueshmëri strategjike.

Po ashtu, Tabaku theksoi rëndësinë e paketës së saj të propozuar kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, e cila përfshin rritjen e transparencës mbi pronësinë përfituese të kompanive, kontroll më të fortë të transaksioneve të mëdha financiare, transparencë në prokurimet publike dhe masa për të penguar hyrjen e kapitaleve të paligjshme në sektorët strategjikë të ekonomisë.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës iu kushtua edhe rolit të teknologjisë në konkurrencën gjeopolitike globale. Tabaku argumentoi se inteligjenca artificiale, infrastruktura digjitale, të dhënat dhe teknologjitë e avancuara janë bërë tashmë elementë të fuqisë kombëtare dhe se Shqipëria duhet të investojë në ndërtimin e institucioneve që tërheqin investime të besueshme dhe nxisin inovacionin.

Read more:Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore

Në përfundim të fjalës së saj, Tabaku u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të gjykojnë vendet e rajonit mbi zbatimin konkret të reformave dhe jo mbi premtimet, ndërsa u kërkoi ligjvënësve të Ballkanit Perëndimor që luftën kundër pastrimit të parave, transparencën e pronësisë përfituese dhe kontrollin e investimeve strategjike t’i trajtojnë si instrumente për mbrojtjen e sovranitetit të vendeve të tyre.

“Ndërhyrja e huaj tërhiqet nga dobësia. Përgjigjja më e fortë që mund të japë një demokraci është ndërtimi i rezistencës përmes transparencës, shtetit të së drejtës, llogaridhënies dhe besimit të qytetarëve tek institucionet”, përfundoi Tabaku.

Lexo edhe
Politikë

“Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës

Politikë

Ngjela ‘godet’ Ramën: Kërkon të arrijë forcën e diktatorit, por kjo është lajthim – gabim pa dashje që të jep forcë të besosh në një kërkesë që nuk mund të realizohet!

Tags: #Ekonomi #Inteligjenca #Inteligjenca artificiale #Investime #Jorida Tabaku #Krimi #Krimi i organizuar #Kryesore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës
  • Ngjela ‘godet’ Ramën: Kërkon të arrijë forcën e diktatorit, por kjo është lajthim – gabim pa dashje që të jep forcë të besosh në një kërkesë që nuk mund të realizohet!
  • 27 ditë revoltë! Sot, protesta e radhës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës
  • “Do të jem me ju në shesh! Europa duhet t’ju dëgjojë”/ Një tjetër eurodeputete i bashkohet protestës ku kërkohet dorëheqja e Ramës: Po na mësoni shumë!
  • Revolta qytetare për dorëheqjen e Ramës/ Turistët po largohen nga frika?! Përkundrazi, po lind fenomeni i turizmit të protestës në Shqipëri
Nga të njëjtat tag-e
  • “Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës
  • Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
  • Masat e sezonit turistik, kryepolici Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë, patrullime në të gjithë vijën bregdetare! Lamallari: Sprova e shërbimit tuaj
  • 27 ditë revoltë! Sot, protesta e radhës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës
  • Revolucion në mjekësi, inteligjenca artificiale zbulon tumoret e trurit për pak minuta?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ish-zëdhënësi i Nanos, Thoma Gëllçi në krah të Ilir Zelës: Maskat ranë, Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen! 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Protesta në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë në shi, përsëriten kërkesat drejtuar Ramës: Jep dorëheqjen 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Themeluesi i FRESSH godet Ramën, Ilir Zela: Kriminalizoi Kuvendin e emëroi horra në qeveri! Ja pse socialistët e vërtetë janë në protestë 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Kryeministria plot, shqiptarët thirrje për dorëheqje/ “Duhet të hapim GoFundMe për të shpëtuar sepse në spitale nuk ka ilaçe”, protestuesja apel Evropës: Bëhuni me popullin dhe jo me autokratin! 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë E quajti “agjent iranian” dhe “gjysmë taleban”, Dritan Goxhaj i përgjigjet sulmeve të Ramës: Je njeriu më në hall sot në Shqipëri! Pronar i këtij vendi është populli! 12 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një dokument që sipas tij tregon një ide për vazhdimësinë…

• 4 minuta më parë • 7 min lexim
Politikë

Ngjela ‘godet’ Ramën: Kërkon të arrijë forcën e diktatorit, por kjo është lajthim – gabim pa dashje që të jep forcë të besosh në një kërkesë që nuk mund të realizohet!

Vijojnë prej 27 ditësh protestat masive ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

27 ditë revoltë! Sot, protesta e radhës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës

Protesta qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë ka hyrë sot në ditën e…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by