Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Parkime me pagesë në Durrës/ Banorët ngrihen në protestë përpara bashkisë: Tarifat të papërballueshme, është si gjobvënie me forcën e ligjit
Sociale

Parkime me pagesë në Durrës/ Banorët ngrihen në protestë përpara bashkisë: Tarifat të papërballueshme, është si gjobvënie me forcën e ligjit

• 28 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qytetarë të Durrësit të mbështetur nga PD dega e qytetit bregdetar janë mbledhur në qendër të qytetit në shenjë proteste kundër vendimit të bashkisë për të bërë me pagesë parkimin e makinave në disa parkingje dhe rrugë të qytetit.

Qytetarët shprehen se nuk janë dakord me çmimet e projektuara për parkimet dhe se nuk janë ftuar në bashkëbisedime me bashkiakët për ta diskutuar këtë problem. Ata janë të paqartë me mënyrën sesi do të operohet lidhur me zbatimin e këtij projekti.

Read more:Parkime me pagesë në të gjithë rrugët e Durrësit, qytetarët: Shumë shtrenjtë! Shkon 10 mijë lek në muaj vetëm për parkim

“Është një moment që çdo gjë po shkon keq e më keq. Filloi tani dhe parkimi me pagesë. Në Durrës parkimi është skandaloz. Për këtë jemi ngritur. Unë si banor i Durrësit kamë 2 automjete dhe kjo më shqetëson se nuk kam ku ta lej makinën por me duhet dhe karta e rezidentit që është gati 100 mijë lekë. Duhet të bëhet një fushatë sensibilizuese të merret vesh sa do të jenë çmimet me zona dhe fasha e orareve”, tha një prej qytetarëve.

Ajo që prevalon në ankesën e tyre janë tarifat. Atyre ju duket e lartë tarifa 10 mijë lekë në muaj duke pasur parasysh nivelin e pagave. Gjithashtu, për ta, një vendim i tillë në kushtet kur transporti publik është problematik duket i nxituar.

Read more:I dënuar nga GJKKO për atentatin ndaj Sokol Sanxhaktarit, kapet në Ksamil ‘Vis Korçari’, përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

“Sigurisht që duhej një zgjidhe. Kjo nuk është e duhura. E para parkimi është shumë i shtrenjtë për këdo që jeton këtu në Durrës. Qyteti ka një sistem të transportit publik që nuk ofron një alternativë transporti qytetarë siç duhet të ishte. Ka shumë qytetarë që jetojnë o në periferi dhe punojnë në qendër të qytetit. Me këtë taksen e re është si gjobvënie me forcën e ligjit”, tha një tjetër qytetar.

Vendimi për parkimin me pagesë është miratuar ga Këshilli Bashkiak i Durrësit dy vite më parë, i cili megjithëse kishte mbetur i pazbatuar për një periudhë të gjatë, duket se tashmë po hyn në fazën finale.

Read more:Temperaturat e larta/ Fluks i lartë automjetesh në aksin Lezhë-Milot dhe në rrugën drejt Shëngjinit

Sinjalizimi horizontal me ngjyrë blu është hapi i parë i dukshëm i projektit që synon menaxhimin e parkimit në zonat më të frekuentuara të qytetit. Sipas skemës së miratuar nga bashkia, qyteti ndahet në dy zona tarifimi.

Zona A përfshin qendrën dhe rrugët me aktivitet të lartë tregtar, ndërsa Zona B përfshin akse me periferike. Në Zonën A, ku përfshihen rrugë si “Taulantia”, “Currilat”, bulevardet “Epidamn” dhe “Dyrrah”, tarifa do të jetë 100 lekë/ orë. Në Zonën B, ku përfshihen rrugët “Aleksandër Goga”, “Mujo Ulqinaku”, “Stefan Kaçulini” dhe të tjera, tarifa do të jetë 40 lekë/orë.

Read more:Sot protesta kombëtare kundër Ramës/ Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet “Revolucionit të Flamingove”

Parkimi me pagesë do të aplikohet nga e hëna në të premte. Gjatë sezonit turistik, nga 1 qershori deri më 30 shtator, tarifimi do të jetë aktiv nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa pjesën tjetër të vitit deri në orën 18:00.

TARIFA PËR PARKIMET NË RRUGË
ZONA A -100 lek/orë
“Taulantia”
“Currilat”
“Epidamn”
“Dyrrah”
“Egnatia”
“Mars ’91”
“Adria”
“Pavarësia”
“Hafiz Podgorica”

TARIFA PËR PARKIMET NË RRUGË
ZONA B- 40 lek/orë
“Aleksandër Goga”
“Mujo Ulqinaku”
“Stefan Kaçulini”
“Hysen Kërtusha”
“Glaukia”

TARIFA PËR PARKIMET NË SHESHE
1.Sheshi pranë lokalit “Porto Fino” buzë detit
2.Dy sheshe në Rrugën “Mars’91”.
3.Sheshi para “Mauzoleut të Dëshmorëve”.
4.Sheshi poshtë”Urës së Dajlanit”.
5.Sheshi te pallati i sportit”Ramazan Njala”.
6.Sheshi pranë tregut industrial
0-2 orë 100 lek
2-5 orë 200 lek
5-8 orë 300 lek
8-12 orë 400 lek
12-24 orë 500 lekë.
Lexo edhe
Sociale

SPECIALE/ Turistët e aventurës në shtigjet e egra të veriut! Udhëtojnë mijëra kilometra për të sfiduar Alpet dhe mahniten nga mikpritja shqiptare: Të lë pa fjalë! Kalon pritshmëritë

Sociale

Llixhat e Bënjës/ Rama poston pamje të vizitorëve dhe aktiviteteve argëtuese: Pasqyrë e punës së përkushtuar për Shqipërinë turistike

Tags: #Aktivitet #Automjete #Bashkia e Durrësit #Durres #egnatia #Hëna #jetë #Para #parkimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • SPECIALE/ Turistët e aventurës në shtigjet e egra të veriut! Udhëtojnë mijëra kilometra për të sfiduar Alpet dhe mahniten nga mikpritja shqiptare: Të lë pa fjalë! Kalon pritshmëritë
  • Llixhat e Bënjës/ Rama poston pamje të vizitorëve dhe aktiviteteve argëtuese: Pasqyrë e punës së përkushtuar për Shqipërinë turistike
  • Akt devotshmërie, Kardinal Ernest Simoni ngjit Kodrën e Shfaqjeve në moshën 97-vjeçare
  • Temperatura të larta në të gjithë territorin, pika shiu në disa zona… parashikimi i së dielës
  • Nënshkruhet marrëveshja/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi
Nga të njëjtat tag-e
  • Akt devotshmërie, Kardinal Ernest Simoni ngjit Kodrën e Shfaqjeve në moshën 97-vjeçare
  • Temperatura të larta në të gjithë territorin, pika shiu në disa zona… parashikimi i së dielës
  • VIDEO/ “Protestë e jashtëzakonshme”, Salianji nga revolta e qytetarëve: Frika është shembur dhe shoqëria u zgjua. Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin!
  • “Rama, Berisha dhe klika e tyre të largohen nga jeta politike”/ Protestuesi: Kryeministri aktual ngriti një administratë të korruptuar, iu vërsul pronave. Të mbajnë përgjegjësi!
  • “Rama shiti 12 milje det, Butrintin dhe Vlorën”/ Malkaj: Të kalbet ai në burg, jo protestuesit!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama shiti 12 milje det, Butrintin dhe Vlorën”/ Malkaj: Të kalbet ai në burg, jo protestuesit! 67 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët 37 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh! 20 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 27 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama largohet nëse në krye dalin studentët”. Avokati Berberi: Të dëgjojë qytetarët dhe të organizojë mocion besimi 18 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë U kthye në simbolin e rezistencës së ‘5 Majit’/ “Na nxorri nga banesat me dhunë në dimër, duhet të largohet një orë e më parë”/ Nënë Liza sfidon Ramën: Kush janë delet, burri del para popullit nuk fshihet! 18 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protesta për dorëheqjen e Ramës/ “Bashkohen të gjithë dhe secili sjell potencialin e tij”, aktivistja Çepani: Ja çfarë mund të sigurojë qeveria teknike! 15 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës 13 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

SPECIALE/ Turistët e aventurës në shtigjet e egra të veriut! Udhëtojnë mijëra kilometra për të sfiduar Alpet dhe mahniten nga mikpritja shqiptare: Të lë pa fjalë! Kalon pritshmëritë

Larg plazheve të zhurmshme dhe hoteleve me pesë yje… ekziston një Shqipëri tjetër. E egër. Autentike. E paprekur.…

• 19 minuta më parë • 11 min lexim
Sociale

Llixhat e Bënjës/ Rama poston pamje të vizitorëve dhe aktiviteteve argëtuese: Pasqyrë e punës së përkushtuar për Shqipërinë turistike

Këtë mëngjes të diele, kryeministri Rama ka postuar sërish pamje nga Banjat e Bënjës në Përmet duke e…

• 48 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

Akt devotshmërie, Kardinal Ernest Simoni ngjit Kodrën e Shfaqjeve në moshën 97-vjeçare

Në prag të 45-vjetorit të shfaqjeve të para të raportuara të Virgjëreshës Mari në Medjugorje të Bosnje e…

• 48 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by