Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Parkime me pagesë në Durrës/ Banorët ngrihen në protestë përpara bashkisë: Tarifat të papërballueshme, është si gjobvënie me forcën e ligjit
Sociale

Parkime me pagesë në Durrës/ Banorët ngrihen në protestë përpara bashkisë: Tarifat të papërballueshme, është si gjobvënie me forcën e ligjit

• 28 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qytetarë të Durrësit të mbështetur nga PD dega e qytetit bregdetar janë mbledhur në qendër të qytetit në shenjë proteste kundër vendimit të bashkisë për të bërë me pagesë parkimin e makinave në disa parkingje dhe rrugë të qytetit.

Qytetarët shprehen se nuk janë dakord me çmimet e projektuara për parkimet dhe se nuk janë ftuar në bashkëbisedime me bashkiakët për ta diskutuar këtë problem. Ata janë të paqartë me mënyrën sesi do të operohet lidhur me zbatimin e këtij projekti.

Read more:Parkime me pagesë në të gjithë rrugët e Durrësit, qytetarët: Shumë shtrenjtë! Shkon 10 mijë lek në muaj vetëm për parkim

“Është një moment që çdo gjë po shkon keq e më keq. Filloi tani dhe parkimi me pagesë. Në Durrës parkimi është skandaloz. Për këtë jemi ngritur. Unë si banor i Durrësit kamë 2 automjete dhe kjo më shqetëson se nuk kam ku ta lej makinën por me duhet dhe karta e rezidentit që është gati 100 mijë lekë. Duhet të bëhet një fushatë sensibilizuese të merret vesh sa do të jenë çmimet me zona dhe fasha e orareve”, tha një prej qytetarëve.

Ajo që prevalon në ankesën e tyre janë tarifat. Atyre ju duket e lartë tarifa 10 mijë lekë në muaj duke pasur parasysh nivelin e pagave. Gjithashtu, për ta, një vendim i tillë në kushtet kur transporti publik është problematik duket i nxituar.

Read more:I dënuar nga GJKKO për atentatin ndaj Sokol Sanxhaktarit, kapet në Ksamil ‘Vis Korçari’, përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

“Sigurisht që duhej një zgjidhe. Kjo nuk është e duhura. E para parkimi është shumë i shtrenjtë për këdo që jeton këtu në Durrës. Qyteti ka një sistem të transportit publik që nuk ofron një alternativë transporti qytetarë siç duhet të ishte. Ka shumë qytetarë që jetojnë o në periferi dhe punojnë në qendër të qytetit. Me këtë taksen e re është si gjobvënie me forcën e ligjit”, tha një tjetër qytetar.

Vendimi për parkimin me pagesë është miratuar ga Këshilli Bashkiak i Durrësit dy vite më parë, i cili megjithëse kishte mbetur i pazbatuar për një periudhë të gjatë, duket se tashmë po hyn në fazën finale.

Read more:Temperaturat e larta/ Fluks i lartë automjetesh në aksin Lezhë-Milot dhe në rrugën drejt Shëngjinit

Sinjalizimi horizontal me ngjyrë blu është hapi i parë i dukshëm i projektit që synon menaxhimin e parkimit në zonat më të frekuentuara të qytetit. Sipas skemës së miratuar nga bashkia, qyteti ndahet në dy zona tarifimi.

Zona A përfshin qendrën dhe rrugët me aktivitet të lartë tregtar, ndërsa Zona B përfshin akse me periferike. Në Zonën A, ku përfshihen rrugë si “Taulantia”, “Currilat”, bulevardet “Epidamn” dhe “Dyrrah”, tarifa do të jetë 100 lekë/ orë. Në Zonën B, ku përfshihen rrugët “Aleksandër Goga”, “Mujo Ulqinaku”, “Stefan Kaçulini” dhe të tjera, tarifa do të jetë 40 lekë/orë.

Read more:Sot protesta kombëtare kundër Ramës/ Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet “Revolucionit të Flamingove”

Parkimi me pagesë do të aplikohet nga e hëna në të premte. Gjatë sezonit turistik, nga 1 qershori deri më 30 shtator, tarifimi do të jetë aktiv nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa pjesën tjetër të vitit deri në orën 18:00.

TARIFA PËR PARKIMET NË RRUGË
ZONA A -100 lek/orë
“Taulantia”
“Currilat”
“Epidamn”
“Dyrrah”
“Egnatia”
“Mars ’91”
“Adria”
“Pavarësia”
“Hafiz Podgorica”

TARIFA PËR PARKIMET NË RRUGË
ZONA B- 40 lek/orë
“Aleksandër Goga”
“Mujo Ulqinaku”
“Stefan Kaçulini”
“Hysen Kërtusha”
“Glaukia”

TARIFA PËR PARKIMET NË SHESHE
1.Sheshi pranë lokalit “Porto Fino” buzë detit
2.Dy sheshe në Rrugën “Mars’91”.
3.Sheshi para “Mauzoleut të Dëshmorëve”.
4.Sheshi poshtë”Urës së Dajlanit”.
5.Sheshi te pallati i sportit”Ramazan Njala”.
6.Sheshi pranë tregut industrial
0-2 orë 100 lek
2-5 orë 200 lek
5-8 orë 300 lek
8-12 orë 400 lek
12-24 orë 500 lekë.
Lexo edhe
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Tags: #Aktivitet #Automjete #Bashkia e Durrësit #Durres #egnatia #Hëna #jetë #Para #parkimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
Nga të njëjtat tag-e
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 5 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në vendin, duke e çuar në dy numrin…

• 14 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Krijimi i një Këshilli Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe dhe mbështetje financiare shtesë për mësuesit ndihmës ishin…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në njoftimin e fundit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by