Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?! – Blog
Editoriale

Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?! – Blog

• 28 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndërsa shëtit në shëtitoren bregdetare rreth 7 km të gjatë në Nicë të Francës, është lehtësisht e dallueshme se vija bregdetare është e mbushur me plazhe publike shumë të pastra, pa pagesë, ku tek-tuk syri të zë ndonjë plazh privat.

Asnjë pagesë për të vendosur një çadër, një karrige apo peshqirët. Kjo për arsyen e thjeshtë dhe gjerësisht të pranuar se plazhet janë burime natyrore publike dhe, si të tilla, duhet të mbeten të lira nga tarifat e detyrueshme të hyrjes, për të ruajtur të drejtën themelore të njeriut mbi natyrën dhe për të garantuar akses të barabartë social.

Në Shqipëri, qeveria, nëpërmjet ministrit Gonxhe, na ka prezantuar një risi: plazhe publike me pagesë, të menaxhuara nga bashkitë. Tarifat për këto plazhe publike, që ofrojnë çadër, krevat plazhi dhe ndonjë rrjedhë uji për të shpëlarë këmbët, do të variojnë nga 700 deri në 1 000 lekë.

Read more:Drejt plazhit e protestës! Fluks pushuesish për bregdet, makina ‘kuqezi’ për Tiranë (VIDEO)

E pra, në emër të bumit turistik cilësor, nëna ime pensioniste, së cilës qeveria, e shkundur në themel nga protestat, nuk priti Tetorin si çdo vit, por ia indeksoi pensionin që në Korrik, me një shtesë prej më pak se 700 lekësh, nuk mund të shkojë asnjë ditë në plazhin e Bashkisë së Vlorës. Të gjorët pensionistë! Në emër të zhvillimit, edhe këtë verë do të duhet të bëjnë plazh pranë derdhjes së kanaleve të ujërave të zeza, sepse vetëm aty sipërmarrësit privatë dhe bashkia “sipërmarrëse” do të lënë ndonjë rrip plazhi pa pagesë për publikun.

Ndërsa vëllai im, që është më i ri në moshë, ka edhe një mundësi tjetër. Megjithëse është vlonjat prej disa brezash, siç u takon atyre që nuk janë “të zotët” të marrin investime strategjike ose plazhe me qira dhe që, në zhargonin socialist, quhen “nga mali”, ai mund ta vendosë çadrën në Kaninë dhe të zbresë me vrap poshtë në det vetëm për t’u larë.

Read more:‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat

Kujt i shërben turizmi cilësor, kur 5.8 km² tokë publike në bregdet qeveria ua ka falur pa pagesë 32 investitorëve strategjikë për të ndërtuar dhe shitur vila? Kush përfiton nga bumi turistik, kur qindra mijëra metra katrorë plazh u janë vënë në dispozicion investitorëve strategjikë apo një grushti patronazhistësh për përdorim afatgjatë, ndërsa publiku, për të aksesuar pronën publike, duhet të paguajë?

Edhe pjesa më aluçinante është argumentimi ekonomik i qeverisë, i cili duhet ta ketë kthyer përmbys në varr edhe Adam Smith-in: “Plazhi publik me pagesë do t’u bëjë konkurrencë të drejtpërdrejtë plazheve private.”

Read more:“Shembull qytetarie, revolucioni mund të nisë edhe nga natyra”/ Protestuesja nga Franca mesazh BE-së: Ne jemi Europa! Keni nevojë për ne aq sa ne për ju

Tregu i plazheve private është, në thelb, një treg i krijuar nga qeveria. Ato ekzistojnë vetëm sepse qeveria ka vendosur t’u japë privatëve në përdorim vijën bregdetare, çdo centimetër i së cilës është pronë e publikut. Në vend që të kufizojë përdorimin e pronës publike për qëllime private përfitimi sepse është një transferim vlere pa krijuar asgjë të re për publikun, qeveria vendos tarifa në pjesën e mbetur për publikun për të “rritur konkurrencën”. Kjo është kundërintuitive: kufizon aksesin publik, krijon pabarazi dhe favorizon ata që kanë mundësi të paguajnë, duke përjashtuar familjet me të ardhura më të ulëta dhe vendasit nga mjedisi i tyre natyror.

A ka ndonjë socialist që nuk e ka mësuar ekonominë në Institutin e Lartë të Arteve, që të ma shpjegojë logjikën ekonomike se pse një grusht privatësh mund të përdorin a përvetsojnë pronën publike pa pagesë, ndërsa vetë publiku duhet ta aksesojë atë me pagesë? A gjendet kund ndonjë progresist që të më shpjegojë sesi, në emër të “turizmit cilësor”, kemi varrosur njëherë e mirë axhendën progresive socialiste, e cila ka në themel mirëqenien dhe interesat e banorit lokal?

Read more:DURANA, jo thjesht një plaçkitje! – Blog

Ende kam shpresë se ekziston ndonjë i padukshëm. Sepse këta që janë vërdallë dhe recitojnë ëndrrat e integrimit në Bashkimin Europian nuk janë socialistë; këta janë specialistë!

Lexo edhe
Editoriale

Banjat e Benjës midis Haresë dhe rrënimit të natyrës shqiptare – Blog

Editoriale

“Enveri i dytë” na mposhti më keq se ai i pari! – Blog

Tags: #Bregdet #Investime #Mali #mjedisi #Nëna #plazh #Private #publiku

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Banjat e Benjës midis Haresë dhe rrënimit të natyrës shqiptare – Blog
  • “Enveri i dytë” na mposhti më keq se ai i pari! – Blog
  • Dojna, Dea, Fjoralba e të tjerët që, me një celular në dorë, mposhtën “investitoret strategjikë” – Ide
  • Flamingot zbuluan hendekun shqiptar – Blog
  • Keqkuptimi me protestën dhe a i duhet të ketë një alternativë të gatshme – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • “Për mua ke qenë gjithmonë besë dhe shpresë”/ Gjekmarkaj uron ish-deputetin e PD Mark Marku për 60-vjetorin: Intelektual i rrallë dhe ndër njerëzit më të ndershëm të këtij vendi
  • Akt devotshmërie, Kardinal Ernest Simoni ngjit Kodrën e Shfaqjeve në moshën 97-vjeçare
  • Llixhat e Bënjës/ Rama poston pamje të vizitorëve dhe aktiviteteve argëtuese: Pasqyrë e punës së përkushtuar për Shqipërinë turistike
  • “Kur cenohet ekosistemi i Shqipërisë, dëmtohet dhe ai i Europës”/ Aktivistja: Ndërkombëtarët janë me ne! Protesta i ka prishur gjumin qeverisë
  • U kthye në simbolin e rezistencës së ‘5 Majit’/ “Na nxorri nga banesat me dhunë në dimër, duhet të largohet një orë e më parë”/ Nënë Liza sfidon Ramën: Kush janë delet, burri del para popullit nuk fshihet!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama shiti 12 milje det, Butrintin dhe Vlorën”/ Malkaj: Të kalbet ai në burg, jo protestuesit! 81 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dorëheqja e Ramës, pikë e pa diskutueshme”/ Rreth një muaj revoltë qytetare, Andi Tepelena: Po punohet për një Asamble dhe Këshill vendimmarrës si do të vijojë protesta 35 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë 100 efektivë “zbarkojnë” para Kryeministrisë/ Pas përplasjeve me qytetarët, sekuestrohen stolat metalikë që përdoreshin si kordon te podiumi i protestës 26 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë U kthye në simbolin e rezistencës së ‘5 Majit’/ “Na nxorri nga banesat me dhunë në dimër, duhet të largohet një orë e më parë”/ Nënë Liza sfidon Ramën: Kush janë delet, burri del para popullit nuk fshihet! 24 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Po vidhni vullnetin popullor”/ Kalonin natën para Kryeministrisë, largohen me forcë protestuesit, policët bëhen “gardh” para godinës. Përplasje me qytetarët 21 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protesta për dorëheqjen e Ramës/ “Bashkohen të gjithë dhe secili sjell potencialin e tij”, aktivistja Çepani: Ja çfarë mund të sigurojë qeveria teknike! 20 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 29 ditë revoltë për dorëheqjen e tij/ Rama sulmon sërish protestuesit: Po bëjnë inkuizicion ndaj “Albanian files”, sillen si në kohën e revolucionit kinez 18 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Banjat e Benjës midis Haresë dhe rrënimit të natyrës shqiptare – Blog

Pamjet e shpërndara një ditë më parë, ku njerëz këndonin, vallëzonin e festonin mbi rrënojat e natyrës shqiptare…

• 13 orë më parë • 6 min lexim
Editoriale

“Enveri i dytë” na mposhti më keq se ai i pari! – Blog

Libri ‘The Albanian Files’ (‘Dosjet e Shqipërisë’) e portretizon qartë dhe me saktësi mbretin e Shqipërisë – ‘Enverin…

• 2 ditë më parë • 5 min lexim
VA News
Editoriale

Dojna, Dea, Fjoralba e të tjerët që, me një celular në dorë, mposhtën “investitoret strategjikë” – Ide

Edi Rama ka dekretuar me qëndrimet e fundit viktimën e parë të madhe të revolucionit të flamingove: mediat…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by