Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?! – Blog
Editoriale

Plazhi publik me pagesë që ngre pyetjen këta janë socialistë apo specialistë?! – Blog

• 28 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndërsa shëtit në shëtitoren bregdetare rreth 7 km të gjatë në Nicë të Francës, është lehtësisht e dallueshme se vija bregdetare është e mbushur me plazhe publike shumë të pastra, pa pagesë, ku tek-tuk syri të zë ndonjë plazh privat.

Asnjë pagesë për të vendosur një çadër, një karrige apo peshqirët. Kjo për arsyen e thjeshtë dhe gjerësisht të pranuar se plazhet janë burime natyrore publike dhe, si të tilla, duhet të mbeten të lira nga tarifat e detyrueshme të hyrjes, për të ruajtur të drejtën themelore të njeriut mbi natyrën dhe për të garantuar akses të barabartë social.

Në Shqipëri, qeveria, nëpërmjet ministrit Gonxhe, na ka prezantuar një risi: plazhe publike me pagesë, të menaxhuara nga bashkitë. Tarifat për këto plazhe publike, që ofrojnë çadër, krevat plazhi dhe ndonjë rrjedhë uji për të shpëlarë këmbët, do të variojnë nga 700 deri në 1 000 lekë.

Read more:Drejt plazhit e protestës! Fluks pushuesish për bregdet, makina ‘kuqezi’ për Tiranë (VIDEO)

E pra, në emër të bumit turistik cilësor, nëna ime pensioniste, së cilës qeveria, e shkundur në themel nga protestat, nuk priti Tetorin si çdo vit, por ia indeksoi pensionin që në Korrik, me një shtesë prej më pak se 700 lekësh, nuk mund të shkojë asnjë ditë në plazhin e Bashkisë së Vlorës. Të gjorët pensionistë! Në emër të zhvillimit, edhe këtë verë do të duhet të bëjnë plazh pranë derdhjes së kanaleve të ujërave të zeza, sepse vetëm aty sipërmarrësit privatë dhe bashkia “sipërmarrëse” do të lënë ndonjë rrip plazhi pa pagesë për publikun.

Ndërsa vëllai im, që është më i ri në moshë, ka edhe një mundësi tjetër. Megjithëse është vlonjat prej disa brezash, siç u takon atyre që nuk janë “të zotët” të marrin investime strategjike ose plazhe me qira dhe që, në zhargonin socialist, quhen “nga mali”, ai mund ta vendosë çadrën në Kaninë dhe të zbresë me vrap poshtë në det vetëm për t’u larë.

Read more:‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat

Kujt i shërben turizmi cilësor, kur 5.8 km² tokë publike në bregdet qeveria ua ka falur pa pagesë 32 investitorëve strategjikë për të ndërtuar dhe shitur vila? Kush përfiton nga bumi turistik, kur qindra mijëra metra katrorë plazh u janë vënë në dispozicion investitorëve strategjikë apo një grushti patronazhistësh për përdorim afatgjatë, ndërsa publiku, për të aksesuar pronën publike, duhet të paguajë?

Edhe pjesa më aluçinante është argumentimi ekonomik i qeverisë, i cili duhet ta ketë kthyer përmbys në varr edhe Adam Smith-in: “Plazhi publik me pagesë do t’u bëjë konkurrencë të drejtpërdrejtë plazheve private.”

Read more:“Shembull qytetarie, revolucioni mund të nisë edhe nga natyra”/ Protestuesja nga Franca mesazh BE-së: Ne jemi Europa! Keni nevojë për ne aq sa ne për ju

Tregu i plazheve private është, në thelb, një treg i krijuar nga qeveria. Ato ekzistojnë vetëm sepse qeveria ka vendosur t’u japë privatëve në përdorim vijën bregdetare, çdo centimetër i së cilës është pronë e publikut. Në vend që të kufizojë përdorimin e pronës publike për qëllime private përfitimi sepse është një transferim vlere pa krijuar asgjë të re për publikun, qeveria vendos tarifa në pjesën e mbetur për publikun për të “rritur konkurrencën”. Kjo është kundërintuitive: kufizon aksesin publik, krijon pabarazi dhe favorizon ata që kanë mundësi të paguajnë, duke përjashtuar familjet me të ardhura më të ulëta dhe vendasit nga mjedisi i tyre natyror.

A ka ndonjë socialist që nuk e ka mësuar ekonominë në Institutin e Lartë të Arteve, që të ma shpjegojë logjikën ekonomike se pse një grusht privatësh mund të përdorin a përvetsojnë pronën publike pa pagesë, ndërsa vetë publiku duhet ta aksesojë atë me pagesë? A gjendet kund ndonjë progresist që të më shpjegojë sesi, në emër të “turizmit cilësor”, kemi varrosur njëherë e mirë axhendën progresive socialiste, e cila ka në themel mirëqenien dhe interesat e banorit lokal?

Read more:DURANA, jo thjesht një plaçkitje! – Blog

Ende kam shpresë se ekziston ndonjë i padukshëm. Sepse këta që janë vërdallë dhe recitojnë ëndrrat e integrimit në Bashkimin Europian nuk janë socialistë; këta janë specialistë!

Lexo edhe
Editoriale

Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog

Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Tags: #Bregdet #Investime #Mali #mjedisi #Nëna #plazh #Private #publiku

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
  • Investimet e huaja ndryshojnë hartën e Shqipërisë/ Kryeson Austria, pronat thithin mbi 600 milionë euro
  • Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë
  • Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Gonxhja: Mikpritja është trashëgimia jonë, ta kthejmë në standard ndërkombëtar (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 10 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog

Jetojmë në një kohë kur injoranca paraqitet si një këndvështrim edhe asnjë gjë në botë nuk është më…

• 13 orë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Pavarësisht se Edi Rama demonstroi një fuqi numerike jashtë normales duke votuar reformën territoriale me një shumicë të…

• 5 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Kosova po nxitonte me shpejtësi drejt njërës prej krizave më të rënda që ka kaluar ky shtet i…

• 7 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin