Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kapet me minë me telekomandë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës, në kërkim bashkëpunëtori (VIDEO)
Kronikë

Kapet me minë me telekomandë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës, në kërkim bashkëpunëtori (VIDEO)

• 5 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një kontroll policor në orët e para të mëngjesit në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës çoi në zbulimin e një mine me telekomandë, e cila sipas Policisë ishte e lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë. Lënda shpërthyese ndodhej në automjetin që drejtohej nga një 38-vjeçar, i cili u arrestua menjëherë.

I arrestuari është 38 vjeçari Euglen Buraku banues në Spitallë të Durrësit. Gjatë kontrollit u sekuestruan edhe automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë.

Për të njëjtin rast është shpallur në kërkim edhe 34 vjeçari me inicialet E. P., banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Read more:“Rezistenca jonë nuk ndalet derisa t’ju shporrim”/ E vetmja protestuese e proceduar, e reja “shpërthen” ndaj Ramës: Ne jemi gjenerata Z, nuk na e mbyll dot gojën

Sipas Policisë, aksioni u zhvillua pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe u finalizua në kuadër të operacionit të koduar “Remote”. Hetimet vijojnë për të përcaktuar destinacionin dhe qëllimin e transportimit të minës, si edhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

” Vau i Dejës / Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Remote”. Vihet në pranga një 38-vjeçar, i cili u kap duke transportuar një minë me telekomandë, të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë.

Shpallet në kërkim një 34-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i 38-vjeçarit. Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, një minë me telekomandë, një automjet, një maskë dhe dy telefona celularë.

Read more:Momente alarmuese në Korçë, u dyshua për eksploziv në një automjet, rezulton se është GPS

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas po transportonte një minë me telekomandë, kanë organizuar menjëherë ndërhyrjen, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Stajkë, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin lëvizte i dyshuari. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një minë me telekomandë, të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë. Gjithashtu, u sekuestruan automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, u vu në pranga shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Spitallë, Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë rast.

Read more:Merr flakë makina në Vlorë, shoferi ia hedh ‘paq’ dhe del në kohë

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e destinacionit dhe qëllimit të transportimit të minës, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë”

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimin në Polici! Zgjerohen mundësitë për disa kategori

Kronikë

Dosja ‘Ura’/ Pjesë e grupit të ‘Visit të Pojës’, arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, pronari i televizionit ‘Vlora Cable’! Dyshohet se kishte rol kyç në transferimin e parave

Tags: #Aparat #automjet #Durres #mine me telekomande #Para #Policia #Shkoder #vau i dejes

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimin në Polici! Zgjerohen mundësitë për disa kategori
  • Dosja ‘Ura’/ Pjesë e grupit të ‘Visit të Pojës’, arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, pronari i televizionit ‘Vlora Cable’! Dyshohet se kishte rol kyç në transferimin e parave
  • Zjarret në vend, 5 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat! Në Ulëz flakët përhapen me shpejtësi, pritet evakuimi i banorëve
  • Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut
  • Lezhë/ Policia Rrugore prezanton bilancin e muajit gusht: Mbi 5 mijë masa, 2806 drejtues të ndëshkuar për tejkalim të shpejtësisë
Nga të njëjtat tag-e
  • “6 deputetë kundër Bekim Sejdiut për Presidentit të Kosovës”/ Abdixhiku: Ata që s’respektojnë vendimet e LDK-së, ta dorëzojnë mandatin
  • Projekti TID/ Banorët e Durrësit kërkojnë pezullimin e punimeve: Shtëpinë s’e lëshon njeri (VIDEO)
  • “Zgjedhje parlamentare para atyre lokale dhe mosbindje civile. Në vjeshtë…”/ Gazetari: Rama është shembur ndërkombëtarisht, i duhej prangosja e Agasit! Në zyrën e tij ka qenë…
  • Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut
  • Ngërçi në Bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Ristanit/ Veliaj firmos vetë nga burgu listëpagesat, miraton shtesë fondesh për çerdhet dhe pranon tre dorëheqje
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 59 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 16 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimin në Polici! Zgjerohen mundësitë për disa kategori

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, firmosi urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në…

• 19 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Dosja ‘Ura’/ Pjesë e grupit të ‘Visit të Pojës’, arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, pronari i televizionit ‘Vlora Cable’! Dyshohet se kishte rol kyç në transferimin e parave

Pronari i televizionit kabllor “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Zjarret në vend, 5 vatra aktive! Problematikë mbetet Dajti dhe Lundre në Mat! Në Ulëz flakët përhapen me shpejtësi, pritet evakuimi i banorëve

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 5 mbeten aktive dhe 4…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by