Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Lapaj çon në Kushtetuese aktin normativ! Gjykata: Ankimi është i paplotë, 10 ditë kohë për ta plotësuar
Kronikë

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Lapaj çon në Kushtetuese aktin normativ! Gjykata: Ankimi është i paplotë, 10 ditë kohë për ta plotësuar

• 10 Korrik, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partia ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt dhe Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e Aktit Normativ që parashikon financimin e pjesshëm të koncertit të Kanye West në Tiranë. Por, kërkesa nuk i është pranuar nga Kushtetuesja pasi nuk ishte e plotë duke i lënë afat 10 ditë për plotësim të dokumentacionit, ose në të kundërt, kërkesa do të arkivohet.

“Në përgjigje të interesimit tuaj për kërkesat e paraqitura nga Partia “Shqipëria bëhet” dhe Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ju njoftoj se në datën 10.07.2026, në Gjykatën Kushtetuese janë paraqitur dy kërkesa me objekt shfuqizimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 06.07.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, si dhe pezullimin e zbatimit të tij.

Konkretisht, Partia “Shqipëria Bëhet” nuk kishte bashkëlidhur aktin e themelimit dhe statutin e partisë, ndërsa Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” nuk kishte paraqitur dokumentet që provojnë statusin e saj juridik, si dhe aktin e përfaqësimit për avokatët e deklaruar në kërkesë.

Read more:Sot dita e 38-të e revoltës! Shqiptarët nuk heqin dorë: Në shesh deri në largimin e Ramës pa kushte!

Ndërkohë qeveria ka dorëzuar në Kuvend aktin normativ për financimin me 4 milionë euro të koncertit, që pritet të kalojë në seancë plenare për miratim.

“Eagle Stadium” i ndërtuar për zhvillimin e këtij koncerti, do të ketë 60 mijë vende, dhe po ngrihet në një sipërfaqe 65 mijë metra katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. Mbi 3.500 punonjës janë angazhuar në ndërtimin dhe përgatitjen e arenës.

Read more:“Rama mbron financimin me 4 mln euro për Kanye West”/ New York Times: Kryeministri nuk dha detaje për përdorimin e fondeve, ndërsa përballet prej javësh me protesta

Koncerti është pjesë e turit botëror të artistit për vitin 2026, i cili nis në Shtetet e Bashkuara dhe vijon më pas në Azi dhe Europë.

Lexo edhe
Kronikë

Apeli francez lë në qeli Ermal Beqirin! Biznesmeni: Nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, mund të ikja edhe në Dubai! Shqipëria ka kërkuar ekstradimin

Kronikë

Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 6 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, flakë edhe në Shashicë të Vlorës! ‘Qetësohet’ Puka

Tags: #Aktiviteti #Diaspora #Diaspora per Shqiperine e Lire #Durres #Eagle stadium #euro #Europë #gjykata kushtetuese #koncerti i Kanye West #shqiperia behet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Apeli francez lë në qeli Ermal Beqirin! Biznesmeni: Nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, mund të ikja edhe në Dubai! Shqipëria ka kërkuar ekstradimin
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 6 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, flakë edhe në Shashicë të Vlorës! ‘Qetësohet’ Puka
  • Ra në një humnerë 50 metra të thellë, ekipet e shpëtimit sfidojnë terrenin malor dhe shpëtojnë 50-vjeçarin në Mallakastër (VIDEO)
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 5 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, një avion po punon për shuarjen e flakëve! ‘Qetësohet’ Puka
  • Përfshihet nga flakët një kamion pranë Laçit, tym i zi mbulon zonën! Rëndohet trafiku
Nga të njëjtat tag-e
  • Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!
  • Dorjan Teliti: Të pyeten qytetarët e Tiranës për ndarjen e re territoriale. Nëse mazhoranca refuzon konsultimet publike, opozita do t’i bëjë vetë
  • “Shqiptarët duan transparencë”/ Media gjermane jehonë protestës kundër kryeministrit: Rama e Berisha e kanë trajtuar Shqipërinë, si pronën e tyre! Korrupsioni…
  • Vrasja e turistit te hotel “Principotes”/ BIRN: Si depërtoi kapitali kriminal në turizëm dhe dobësia e institucioneve që duhet ta kontrollojnë atë
  • Përfundon pelegrinazhi i shenjtë Bektashi në Malin e Tomorit, qindra mijëra pelegrinë kremtuan në Teqenë e Kulmakut: Lutemi për shëndet e mbarësi (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 20 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Apeli francez lë në qeli Ermal Beqirin! Biznesmeni: Nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, mund të ikja edhe në Dubai! Shqipëria ka kërkuar ekstradimin

Gjykata e Apelit në Amiens të Francës ka vendosur që Ermal Beqiri, një nga figurat kyçe në dosjen…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 6 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, flakë edhe në Shashicë të Vlorës! ‘Qetësohet’ Puka

Gjashtë vatra zjarri aktive janë aktualisht në të gjithë vendin ndërsa 5 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është…

• 12 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Ra në një humnerë 50 metra të thellë, ekipet e shpëtimit sfidojnë terrenin malor dhe shpëtojnë 50-vjeçarin në Mallakastër (VIDEO)

Një operacion i vështirë shpëtimi u zhvillua mbrëmjen e sotme në fshatin Kapaj të Mallakastrës, ku një 50-vjeçar…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by