Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero
Kronikë

Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero

• 15 Korrik, 2026 • 8 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ditën e sotme nis zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji, i cili u miratua më 18 qershor dhe u dekretua më 30 qershor nga presidenti Bajram Begaj, tashmë ka hyrë në fuqi. Prej tij përfitojnë edhe gra e të mitur.

Sipas ligjit të miratuar me votën e 84 deputetëve, 81 ligjvënës socialistë dhe tre të PSD, do të përfitojnë të gjithë ata që kanë marrë një vendim të formës së prerë deri më 31 maj të këtij viti, përfshirë edhe nëse vendimi i Apelit nuk është zbardhur ende.

Mes emrave të njohur është ai i Rozeta Dobit, sanitares së ish-zyrtares Alda Klosi, në shtëpinë e së cilës u gjetën 500 mijë euro të cilat pretendonte se ia kishte dhënë shefja e saj për t’i ruajtur. Dobi ishte dënuarme 4 vite e 8 muaj burg.

Read more:FOTOLAJM/ “45 ditë që po na numëroni, por nuk na ndalni dot!”, “Rama n’burg, Belinda n’burg!”, pankartat me mesazhe pikante që vinë nga revolta qytetare në Tiranë

Erisa Fero, ish-punonjësja e AKSHI-t që u kap me 58 kilogram kanabis, gjithashtu do të lirohet, si edhe mësuesja Marsela Pushani, e cila vrau motrën e saj të alkoolizuar.

Lirohet gjithashtu Florian Përvathi, i dënuar me 8 vite burg për vrasjen e Lek Legjonajt, vëllait të vrasësit të babait të tij. Lirohet gjithashtu Florian Përvathi, i dënuar me 8 vite burg për vrasjen e Lek Legjonajt, vëllait të vrasësit të babait të tij. Mes përfituesve është edhe Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja.

Tirana – 6 të liruar
Lushnja – 127 të liruar
Fieri – 104 të liruar, 210 ulje dënimi
Reçi – 101 të liruar
Rrogozhina – 94 të liruar
Korça – 60 të liruar

Sipas ligjit, liri do të përfitojnë burrat e dënuar me burgim deri në 3 vjet ose me dënime më të lehta gjobë, apo dënime të tjera alternative, gratë e dënuara me burgim deri në 4 vjet ose me dënime më të lehta. Po ashtu lirohen burrat që janë aktualisht në burg dhe u kanë mbetur për të vuajtur deri në 3 vjet dënim si dhe gratë të cilave u kanë mbetur për të vuajtur deri në 4 vjet dënim.

Read more:Presidenti Begaj në Uzbekistan, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

Një tjetër kriter përfitues është dhe mosha. Burrat mbi 60 vjeç, gratë mbi 50 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë kryer veprën penale, pavarësisht dënimit, por jo kur ndodhen në burg për vepra të rënda që përjashtohen nga amnistia.

Jashtë amnistisë mbeten të dënuarit për një sërë veprash të rënda penale, mes tyre vrasjet me dashje dhe krimet kundër jetës, krimet kundër njerëzimit, përdhunimet dhe krimet seksuale, trafikimi i qenieve njerëzore, dhe shumë vepra të tjera të rënda. Gjithashtu nuk do të përfitojnë personat që i janë shmangur drejtësisë, pra ata që janë fshehur, arratisur ose kanë shmangur ekzekutimin e vendimit penal.

Të gjitha veprat që bien nën juridiksionin e SPAK, dhe të gjithë personat që kanë një vendim nga GJKKO nuk do të mund të përfitojnë pavarësisht për çfarë janë dënuar.

Read more:4 mln euro nga fondi i emergjencave për koncertin e Kanye West/ “Lekët do u mbahen nga rroga”, Berisha: Administrata dhe shkollat gati listat me të ‘ftuarit’, s’janë shitur biletat

Përfituesve të tjerë u falet ndjekja penale për disa kundërvajtje dhe vepra me rrezikshmëri të ulët.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:19

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar edhe për burgun, më ka bërë mirë

Sapo doli nga burgu i Reçit, Igli Muhameti falënderoi Zotin për këtë moment dhe tha se vuajtja e dënimit ishte një përvojë e vështirë, por ka nxjerrë mësime.

“Jam krenar edhe për këtë burgun që kam bërë, më ka bërë mirë. Në Shqipëri nuk rrihet. Kam 3 fëmijë dhe s’më takon të bëj kaq burg sa kam bërë se dola përdorues. Duhet ndonjëherë të bësh, por sa më pak. Ka shumë njerëz të pafajshëm brenda”, u shpreh Muhameti.

Read more:Kokoneshi i pandehur nga SPAK, Lefter Maliqi paralajmëron kryebashkiakun e Kuçovës: Po re nga fiku të gjithë të shesin! Kur të biesh nga karrigia do shkosh te vendi për ujësjellësin 4 mln euro

Ora 10:07

Rifitoi lirinë prej amnistisë, ish i burgosuri në Fier: Në Shqipëri s’jeton dot pa shkelur ligjin, bën vaki rikthehem

Një i burgosur që ka fituar lirinë pas vuajtjes së dënimit prej 3 vitesh në burgun e Fierit, thotë se në Shqipëri është e pamundur të jetosh nëse nuk shkel ligjin.

“Vuajta 3 vjet, për shkelje të ligjit. Përfitova 2 muaj. Sot do të iki në Tepelenë. Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin. Nuk di me çfarë do ta mbaj familjen. Bën vaki të kthehem prapë, ku ta dish”, përfundoi ai.

Ora 09:45

I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, do të kërkoj drejtësinë! Mbi dy vjet pa takuar familjen

Besmir Gjezari është një nga të burgosurit në burgun e Drenovës që lënë qelinë duke përfituar nga amnistia penale. Në një deklaratë për mediat, ai tregon se është dënuar me 5 vite dhe ka vuajtur 2 vite e 7 muaj, për prodhim dhe shitje droge.

Read more:“Balluku u mbrojt nga Parlamenti, 23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

Këtë akuzë ai e mohon dhe thotë se është dënuar padrejtësisht, teksa akuzon oficerin e Policisë Gjyqësore, Mariglen Beqon. Sipas Gjezarit, Beqo ka marrë kërcënime nga njerëz të drejtësisë. Ish i burgosuri thotë se tani do të kërkojë drejtësi pasi për dy vite nuk është lejuar as të takojë familjarët.

“Unë jam akuzuar për lëndë narkotike, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Jam dënuar me pesë vite burg. Vuajta dy vite e shtatë muaj. Dhe unë nuk jam kapur me asnjë lloj gjëje. Jam dënuar padrejtësisht nga ana e Prokurorisë së Korçës dhe Gjykatës, dhe këtë e kam nga oficeri i policisë gjyqësore, Mariglen Beqo. E ka me tendencë. Nga ai u nis ajo. Dhe më ka marrë dhe familjen në qafë ai dhe kam dy vite e kusur këtu që s’po takoj dot familjen time. Do ta kërkoj drejtësi dhe kjo është vetëm fillimi. Sa kam dalë, do t’i nis të gjitha gjërat nga e para. Nuk i kam takuar familjarët se nuk i ka lejuar prokurorja. Atë çështje që s’kam pasur, dhe ky ndikim ka qenë nga oficeri i policisë gjyqësore për të më hequr dhe padrejtësisht takimin, të drejtën e fëmijës. Se kam një fëmijë të mitur, të moshës 3 vjeçare dhe e kam lënë gati një vit, një vit e pak, dhe nuk e kam takuar, nuk e kam parë. Nga padrejtësitë që më ka bërë oficeri i policisë gjyqësore, Mariglen Beqo. Ai ka marrë dhe presion e kërcënime nga njerëz të drejtësisë, dhe ndihem shumë i kërcënuar dhe i rrezikuar, si unë dhe familja ime. Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime. Më kanë kthyer gjëra personale. Për çfarë, oficeri i policisë gjyqësore se unë nuk e di dhe nuk e kuptoj akoma përse, arsye. Për çfarë ka ndikuar mos takimi me familjen dy vite e kusur këtu, takimet me njerëzit e mi? Unë nuk e kuptoj se çfarë ka bërë vaki këtu. Dhe të më hiqet e drejta e fëmijës padrejtësisht, se ndikon oficeri i policisë gjyqësore. Për çfarë arsye? Atë e di ai, dhe këtë do ta kërkojmë me drejtësinë. Po, normale, që po, normale. Jam familjar, kam një fëmijë të mitur, kam një biznes timin, dhe dua t’i përkushtohem familjes”, përfundoi ai.

Lexo edhe
Kronikë

Lëvizje në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë! Kastriot Skënderaj pritet të marrë emërimin si drejtor i Drejtorisë së Elbasanit

Kronikë

‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci vdes gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët, reagon Ministria e Shëndetësisë (VIDEO)

Tags: #1 maj #AKSHI #amnisti penale #Bajram begaj #Biznes #Burg #droge #euro #IEVP

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lëvizje në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë! Kastriot Skënderaj pritet të marrë emërimin si drejtor i Drejtorisë së Elbasanit
  • ‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci vdes gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët, reagon Ministria e Shëndetësisë (VIDEO)
  • Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njoftim për qytetarët: Bllokim i përkohshëm i aksit Tiranë-Durrës dhe anasjelltas për 3 netë
  • Plagoset me thikë 39-vjeçari te Kalaja e Tiranës
  • Aksident në Fier/ Volkswagen del nga rruga, plagosen 3 persona! Shoferi në gjendje të rëndë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama ciao!”/ Nis protesta e 93 ditë, qytetarët para Kryeministrisë: Rama n’burg, Berisha n’burg!
  • “Pushteti s’mbahet me paterica. Shqiptarët s’e duan më këtë qeveri!”, Ergys Mërtiri: Berisha në SHBA? Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet. S’i është hequr non-grata! Po luan “tango” me Ramën
  • Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5%
  • “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile!
  • “1.5 mld euro për hajdutët lokalë/ Berisha denoncon: PS po shpërndan para për zgjedhjet lokale! Ja kur do prezantojmë kandidatët tanë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 32 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 15 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 8 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Mirditë/ 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, vdes pasagjeri! Shoferi dhe një i mitur në gjendje të rëndë te Trauma (FOTOT+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Dhunuan kamerierin 18-vjeçar pasi kërkoi pagën, Gjykata e Durrësit lë në burg djalin e pronarit të hotelit dhe shokun e tij! Xhaxhai i të riut sot para togave të zeza (VIDEO) 5 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Lëvizje në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë! Kastriot Skënderaj pritet të marrë emërimin si drejtor i Drejtorisë së Elbasanit

Disa ndryshime raportohet se janë bërë në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit në disa qarqe. Sipas informacioneve…

• 49 sekonda më parë • 2 min lexim
Kronikë

‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci vdes gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët, reagon Ministria e Shëndetësisë (VIDEO)

Një grua në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërroi jetë në spital, ndërsa familjarët e saj kanë bërë…

• 1 orë më parë • 10 min lexim
Kronikë

Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njoftim për qytetarët: Bllokim i përkohshëm i aksit Tiranë-Durrës dhe anasjelltas për 3 netë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në aksin Tiranë-Durrës, në kuadër të punimeve…

• 3 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by