Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Mjalti po bëhet biznes fitimprurës për fermerët
Sociale

Mjalti po bëhet biznes fitimprurës për fermerët

• 15 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit duke u kthyer në një biznes fitimprurës për fermerët. Shqipëria ka natyrë me plotë bimësi që shërbejnë si kullota për bletët dhe nga ana tjetër norma e fitimit është më e lartë në këtë degë të bujqësisë, pavarësisht se edhe këtu risku është i lartë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se prodhimi i mjaltit në vend u rrit me 30.3% gjatë periudhës 2021-2025, duke arritur në 6,299 tonë në vitin 2025, nga 4,835 tonë në vitin 2021. Rritja u regjistrua pothuajse në të gjitha qarqet, me përjashtim të Shkodrës, e cila ishte i vetmi qark që shënoi rënie gjatë kësaj periudhe.

Sipas INSTAT zgjerimin më të fortë e regjistroi Gjirokastra, ku prodhimi pothuajse u trefishua, me një rritje prej 191.5% pas pandemisë. Ritme të larta u shënuan gjithashtu në Dibër (85.5%), Tiranë (64.6%) dhe Elbasan (50.8%). Edhe Durrësi, megjithëse mbetet qarku me prodhimin më të ulët, shënoi rritje me 46.4%.

Read more:Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero

Në vitin 2025, Korça ishte prodhuesja më e madhe e mjaltit në vend, me 1,006 tonë, e ndjekur nga Vlora me 855 tonë dhe Elbasani me 825 tonë. Këto tre qarqe, së bashku me Shkodrën kane mbi gjysmën e prodhimit kombëtar.

Shkodra humbi pozicionin kryesues që mbante në vitin 2021, pasi prodhimi u tkurr me 32.4% gjatë katër viteve, megjithëse në dy vitet e fundit u vu re një rikuperim i pjesshëm.

Read more:Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje

Rritja e prodhimit të mjaltit gjatë viteve të fundit lidhet me zgjerimin e numrit të koshereve, shtimin e interesit për bletarinë si burim të ardhurash dhe rritjen e kërkesës së konsumatorëve për produkte vendase e natyrale.

Në disa qarqe, ecuria pozitive është mbështetur edhe nga rritja e çmimit të mjaltit, kushtet e favorshme klimatike. Fermerët në të gjithë vendin po orientojnë investimet dhe njohuritë tek përmirësimi i teknikave të mbarështimit, nxitur nga rritja e kërkesës dhe çmimit që për disa lloje mjalti si ai i gështenjës i kalon të 30 eurot për kilogram.

Read more:‘Temperaturat e larta mund të favorizojnë infarktin’, mjekja: Kontrollet të paktën 1 herë në vit edhe pa patur shqetësime

Megjithatë, ndryshimet e mëdha mes qarqeve tregojnë se prodhimi mbetet i varur nga faktorë lokalë, si moti, sëmundjet e bletëve, përdorimi i pesticideve dhe sasia e luleve dhe bimëve ku kullosin bletët. /Monitor

Lexo edhe
Sociale

Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit

Sociale

Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)

Tags: #Biznes #blete #Elbasan #elbasani #fermerët #Instat #moti #Produkte

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
Nga të njëjtat tag-e
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Sot është turp të jesh socialist – Blog
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 2 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit

Pishat shumëvjeçare pranë Fakultetit të Shkencave Humane në Korçë po priten për t’i hapur rrugë projektit të Liceut…

• 14 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)

Është riparuar avaria e rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm në Vlorë, e cila…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka informuar se PHP, një gjuhë programimi që përdoret kryesisht për krijimin e…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin