Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Euro ka arritur minimumin e saj historik”/ Tabaku: Kambanë alarmi! Modeli ekonomik i mazhorancës godet familjet dhe bizneset
Politikë

“Euro ka arritur minimumin e saj historik”/ Tabaku: Kambanë alarmi! Modeli ekonomik i mazhorancës godet familjet dhe bizneset

• 17 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas rënies së kursit të euros në raport me lekun, duke e cilësuar situatën si një “këmbanë alarmi” për ekonominë shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku deklaroi se euro ka arritur minimumin e saj historik, por sipas saj kjo nuk është shenjë e forcimit të ekonomisë shqiptare.

Ajo kërkoi një zgjidhje të menjëhershme dhe një strategji ekonomike për të mbështetur familjet, bizneset, prodhimin dhe bujqësinë.

Read more:Tenderi 950 mijë euro për rregullimin e Unazës së Burrelit, PD: Po paguhen dy herë pasojat e një investimi të dështuar

Deklarata e plotë:
Fatkeqësisht, euro ka arritur minimumin e saj historik. Por, në rastin e Shqipërisë, kjo nuk do të thotë se kemi një ekonomi më të fortë.
Vlera prej rreth 93 lekësh që ka arritur euro ditët e fundit nuk vjen as nga një prodhim më i sofistikuar, as nga rritja e ekonomisë prodhuese, as nga rritja e produktivitetit dhe as nga rritja e eksporteve. Nuk ka asnjë shpjegim logjik ekonomik për këtë situatë.

Por le t’i bëjmë pak llogaritë: kush fiton dhe kush humbet në këtë rast?
Një biznes që faturon në euro, apo një biznes turistik ku klientët paguajnë në euro, ndërkohë që të gjitha shpenzimet i ka në lekë, sigurisht që humbet.
Bujqësia humbet. Eksportet shqiptare humbasin. Fasoneria humbet. Prodhimi humbet. Familja shqiptare humbet.

Read more:“Balluku u mbrojt nga Parlamenti, 23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

Është fakt se shumë familje shqiptare jetojnë me të ardhurat që u vijnë nga familjarët e tyre, të cilët, fatkeqësisht, janë larguar nga vendi. Sot, e njëjta shumë e dërguar në euro kthehet në më pak lekë dhe siguron më pak të ardhura për familjet.
Ekonomia shqiptare po humbet nga zhvlerësimi i euros. Prodhimi shqiptar po humbet nga zhvlerësimi i euros. Bujqësia shqiptare po humbet nga zhvlerësimi i euros.

Kjo është një këmbanë alarmi. Pothuajse një e treta e vlerës së euros është zhvlerësuar, pa një shpjegim që lidhet me faktorët realë ekonomikë.
Kjo situatë ka nevojë për një zgjidhje të menjëhershme. Ka nevojë për një strategji për të dalë nga kriza ku sot janë futur familjet shqiptare, bizneset shqiptare, prodhimi shqiptar dhe bujqësia shqiptare.

Read more:“PS në koma, anija duhet braktisur nga socialistët”/ Robert Aliaj “shuplakë” Ramës: As Ramiz Alia nuk u soll kaq zorraxhi sa ai. Protesta e jashtëzakonshme!

Dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me sistemin dhe me mënyrën se si mazhoranca socialiste e ka ndërtuar modelin ekonomik: një model ekonomik që sot ka dështuar.

Lexo edhe
Politikë

Kuvendi mbyll sesionin ditën e hënë, seanca e fundit në kulmin e protestave kundër Ramës

Politikë

“Në 35 vite klasa politike nuk dënoi krimet e komunizmit”/ Ndregjoni: Ish-të përndjekurit janë të fyer, qeverisemi nga bij ekzekutorësh

Tags: #Biznes #Bizneset #Bizneset shqiptare #Bujqësia #Ekonomi #ekonomia #Ekonomia shqiptare #euro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kuvendi mbyll sesionin ditën e hënë, seanca e fundit në kulmin e protestave kundër Ramës
  • “Në 35 vite klasa politike nuk dënoi krimet e komunizmit”/ Ndregjoni: Ish-të përndjekurit janë të fyer, qeverisemi nga bij ekzekutorësh
  • “Rama çoi Taulantin të filmonte shtëpinë time”/ Shehaj: Jeni të dëshpëruar, por nuk na trembni dot
  • “Rama duhet të japë dorëheqjen”/ Ndregjoni: Pa pikë turpi nuk pranon verdiktin e popullit. 83 mandatet janë të vjedhura
  • “Mirënjohje News 24 dhe BalkanWeb për pasqyrimin e jashtëzakonshëm të protestës”/ Ndregjoni: Do të ngeleni në histori si media që punoi për një Shqipëri demokratike
Nga të njëjtat tag-e
  • Flamingot duhet t’i injorojnë hijet e së djeshmes – Ide
  • Shtatë argumente kundër shitjes së tokës së huajve – Blog
  • Pr.vendimi/ Plan kombëtar veprimi, databazë e re për 323 profesione të rregulluara! Më shumë transparencë dhe njohje e kualifikimeve
  • Kallëzim i ri në SPAK për ish-zv/kryeministren/ Adriana Kalaja: Belinda Balluku dhe Petrit Malaj pjesë të skandalit 123 mln euro të Bankers
  • Gazetari Erebara: Rama ka humbur algoritmin dhe ndikimin tek mediat, është dobësuar infrastruktura e propagandës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Mesazhi i fortë i të riut ngre peshë zemrat e protestuesve: Rama e ka lakun në fyt, fuqia është në duart tona. Duam një Shqipëri të re! 14 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë, “thumbon” Ramën: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Do spastroja etnikisht Kosovën”/ Redi Muçi: Rama sulmon protestuesit por nuk mbron shqiptarët jashtë vendit! Balla: Karagjoz! Kadet i ri, laj gojën kur përmend kryeministrin 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Pensionisti vjen nga Durrësi çdo ditë me autobus për t’iu bashkuar protestës: Rama, fatkeqësi për kombin tonë. Do të ikë shumë shpejt! 8 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rrëzohu ose dorëzohu”/ 47 ditë revoltë! Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës:Ju erdhi fundi! 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Kuvendi mbyll sesionin ditën e hënë, seanca e fundit në kulmin e protestave kundër Ramës

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon të hënën, më 20 korrik 2026, seancën e fundit plenare për këtë sesion, një…

• 26 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

“Në 35 vite klasa politike nuk dënoi krimet e komunizmit”/ Ndregjoni: Ish-të përndjekurit janë të fyer, qeverisemi nga bij ekzekutorësh

Kreu i Shoqatës së ish-të përndjekurve politikë Besim Ndregjoni i ftuar në programin e drekës në News 24…

• 56 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama çoi Taulantin të filmonte shtëpinë time”/ Shehaj: Jeni të dëshpëruar, por nuk na trembni dot

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur kreut të grupit paralamentar socialist Taulant Ballës pasi ky…

• 56 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by