Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e “AKSHI”-t është arrestuar sot në Francë.
Ndaj tij është lëshuar masa arrest me burg prej Prokurorisë së Posaçme, ndërsa pritet që të ekstradohet në Shqipëri.
Beqiraj zotëron kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se përfitoi tenderë mbi 1.1 milion euro pas kërcënimeve që krahu i djathtë i Ergys Agasit, i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta.
Read more:Veliaj në burg prej shkurtit 2025, avokatët ndërkombëtarë e vizitojnë në qeli
Hetimet e SPAK të nisura për çështjen e AKSHI-t, zbuluan edhe një jaht luksoz në pronësi të biznesmenit. Bëhet fjalë për një jaht të markës Predator 50 Skyfall, vlera e të cilit në treg shkon gati 1 mln euro.
Sipas SPAK, biznesmeni Beqiri e ka vendosur këtë jaht në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”, por prokurorët e posaçëm dyshojnë se jahti është blerë nga biznesmeni Beqiraj. Në dosjen e SPAK, Tamizi rezulton se është personi që rekrutonte edhe stafin për kompaninë e Beqirit dhe më pas i transferonte tek kompania e biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur po ashtu në kërkim.
Gjithashtu atij i janë sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare të tij e subjekteve. Mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese dhe automjete.
Beqiraj dyshohet për veprat penale “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Më vonë i është shtuar dhe akuza e korrupsionit.
Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;
Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;
Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë
Apartament në Golem, Kavajë;
Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;
Subjekti “S.S” sh.p.k.;
Subjekti “H” sh.p.k.;
Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;
Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;
Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve
Lajm në përditësim…
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.




