Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! 2 prokurorë e 9 agjentë në dispozicion
Kronikë

‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! 2 prokurorë e 9 agjentë në dispozicion

• 30 Korrik, 2026 • 10 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Dosja e ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku për Prokurorinë e Posaçme është çështja më prioritare. Në një takim të parë me gazetarët teksa po bënte një bilanc të punës për 7 mujorët e parë të vitit, kryeprokurori Klodian Braho tha se 9 agjentë të BKH dhe 2 prokurorë janë në dispozicion të hetimeve që prej fillimit.

Komentet e Brahos për çështjen Balluku vijnë në një kohë që hetimet janë intensifikuar dhe GJKKO miratoi sot 4 kontrolle në Durrës, Tiranë e Durrës. Por, kreu i SPAK ende nuk e ka një përgjigje nëse e kanë gati vendimmarrjen për të depozituar në Kuvend kërkesën e re për të arrestimin e ish-zv.kryeministres. Ai e lë të hapur mundësinë, duke theksuar se kërkesa e re do të bazohet edhe me rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi, pasi pozita e Ballukut është rënduar, si edhe me arsyet se përse Kuvendi e rrëzoi kërkesën e parë.

“Nëse do të bëhet apo jo një kërkesë e re, kjo do të jetë një vendimmarrje e përbashkët. Ajo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë ose që mund të dalin gjatë hetimit, por edhe nga vendimi që ka marrë Parlamenti. Pra, do të varet nga fakti nëse rrethanat e reja janë të mjaftueshme për të kapërcyer argumentet mbi të cilat u mbështet vendimi i Parlamentit”, thotë Braho.

Kreu i SPAK i qëndroi mendimit se deputetët nuk duhet të kenë imunitet, ndonëse sipas tij kjo nuk i pengon hetimet.

“Imuniteti nuk e pengon hetimin, por mendoj se ai është një garanci e panevojshme në një shoqëri demokratike. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk gëzojnë imunitet”, vijoi ai.

Braho zhvilloi takimin e parë me gazetarët, ku bëri një bilanc të punës së SPAK nga 1 janari deri më 15 korrik 2026. Në vetëm 7 muaj, SPAK ka hetuar 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe ka vënë në sekuestro 440 mln euro pasuri.

Read more:‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për çdo pasuri të Ermal Beqirit

16 zyrtarë të hetuar në 7 muaj
Kryetarë ose ish-kryetar bashkie 5
Drejtues ose ish-drejtues institucionesh qendrore 5
Gjyqtarë, ish-gjyqtarë, prokurorë 3
Ministra ose ish-ministra 2
Deputetë 1

Pasuritë e sekuestruara në 7 muaj
Prona të paluajtshme (tokë, truall, pyje) Mbi 150,000 m²
Vila, apartamente dhe hotele Mbi 60
Shoqëri tregtare, kuota kapitali dhe asetet e tyre Mbi 10
Llogari bankare Mbi 620
Automjete dhe mjete lundruese Rreth 100

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:31

Pse zgjatën hetimet për inceneratorin e Tiranës? Ja si përgjigjet Klodian Braho

1785411131_klodianbraho.jpg

Gazetarët e pyetën kreun e SPAK, Klodian Braho edhe përse kanë zgjatur aq shumë hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Pse po zgjasin kaq shumë hetimet për inceneratorin e Tiranës?

Klodian Braho: Ne kemi dërguar për gjykim një numër të lartë zyrtarësh të pandehur. Janë 4 ose 5 çështje që tashmë ndodhen në gjykim. Nuk e mohojmë këtë fakt. Mund të ketë pretendime të ndryshme nga kallëzuesit, por ende ekziston një fraksion i çështjes që është në fazë hetimi dhe që kërkon kryerjen e veprimeve të tjera hetimore. Zbatimi i kontratës është kompleks dhe, pikërisht në këtë kuadër, janë kryer dhe po vijojnë të kryhen veprime hetimore.

Ora 13:24

Masakra e 21 janarit/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

1785410709_21janari.jpg

Kreu i SPAK, Klodian Braho jep detaje edhe për hetimet për masakrën e 21 janarit dhe atë të Gërdecit. Braho thotë se SPAK është në pritje të ekspertizës nga SHBA, për audio-kasetën me komunikimet në radio në kanalin e Gardës së Republikës më 21 janar 2011, ku dëgjohet të jepet edhe urdhri për të qëlluar në drejtim të protestuesve. Sa i takon

Në çfarë faze ndodhen hetimet për 21 Janarin?

Read more:Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit!

Klodian Braho:Ne kemi dërguar letërporosinë, por ende nuk kemi marrë ekspertizën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në çfarë faze ndodhet hetimi për fraksionin e ndarë të çështjes “Gërdeci”? A ka persona konkretë nën hetim?

Klodian Braho:Po, është një çështje që vijon të jetë nën hetim. Hetimet po vazhdojnë dhe nuk kam diçka tjetër për të ndarë në këtë moment. Janë kryer veprime hetimore brenda Shqipërisë, si edhe përmes letërporosive të ndryshme. Çështja vazhdon të trajtohet dhe hetimet janë ende në zhvillim.

Ora 13:17

Zvërneci? Klodian Braho: Është çështje në hetim, kemi një fakt penal për tjetërsim pronash

1785410319_klodianbraho.jpeg

Në takimin me gazetarët, kreu i SPAK Klodian Braho u pyet edhe për çështjen e Zvërnecit. Brahjo tha se është një çështje në hetim dhe kanë një fakt penal për tjetërsim pronash.

“Është nën hetim, kemi fakt penal që ka të bëjë dhe me mënyrën e sipërfaqe prone. Proces bë vazhdim, nuk kam më shumë, ka një vendim gjykate për kërkesën tonë. Se kush person është tek fakti, është pjesë hetimi”, tha Braho.

Ora 13:12

Vodhi dokumentin sekret me SHBA, Agron Shehaj kallëzohet në SPAK! Braho: Po verifikohet

Deputeti Agron Shehaj do të përballet me prokurorët e posaçëm pas vjedhjes së marrëveshjes sekrete mes Shqipërisë dhe SHBA-në nga Kuvendi gjatë seancës të së hënës.

Read more:Pritet t’i komunikohet zgjatja e hetimeve me 3 muaj, ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

Ka qenë vetë kreu i SPAK, Klodian Braho i cili gjatë një takimi me gazetarët të enjten ka thënë se në prokuroriën e Posaçmne ka mbërritur një kallëzim nga kuvendi për Agron Shehaj, kallëzim ky që është në procesin e verifikimit.

Tanimë do të jetë në dorën e prokurorit për të vendosur paraprakisht nëse do të fillojë procedimin penal për Shehajn, i cili të hënën vodhi marrëveshjen e huasë mes Shqipërisë dhe SHBA-së e konsideruar sekrete.

Ora 13:09

Arrestimet nga BKH, Braho: Nuk zëvendësojmë policinë, dua të krijoj një grup për veprime operacionale

1782987567_bkh.jpg

Sa i takon arrestimeve vetëm me BKH-në, kreu i SPAK Klodian Braho tha në takimin me gazetarët se në asnjë rast synimi i SPAK nuk është të zëvendësojnë Policinë e Shtetit. Ai theksoi se qëllimi është të krijohet një grup i posaçëm për veprime operacionale.

“Ligji nuk e kushtëzon që arrestimet të kryhen vetëm nga BKH-ja. Megjithatë, BKH-ja ka nevojë të plotësohet me disa funksione që aktualisht i mungojnë, si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë teknik. Ne nuk synojmë të zëvendësojmë Policinë e Shtetit. Qëllimi është të krijohet një grup i posaçëm për veprime operacionale, me pavarësi të plotë në veprimtarinë e tij. Sërish, ne nuk mund ta zëvendësojmë Policinë e Shtetit dhe nuk mund të funksionojmë pa bashkëpunimin me të”, tha Klodian Braho.

Ora 12:59

‘Albanian File’, kreu i SPAK, Klodian Braho: Janë bërë 2 kallëzime, po verifikohen

1784114020_klodianbrahokomisionipernismatqytetare.png

Në takimin me gazetarët, kreu i SPAK Klodian Braho u pyet edhe për çështjen e Albanian Files. Braho tha se “janë depozituar dy materiale kallëzuese. Aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit, ndaj nuk kam komente për to. Do të sqarohet çdo pretendim dhe çdo fakt që i vihet në dispozicion Prokurorisë. Kur ekzistojnë shkaqe ligjore, fillon hetimi; kur ato mungojnë, hetimi nuk fillon”

Read more:‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për çdo pasuri të Ermal Beqirit

Ora 12:53

U kap teksa fluturonte mbi centralin bërthamor, Braho: Kemi kërkuar sekuestron e 2 avionëve dhe të e çdo pasurie të Ermal Beqirajt në Francë

1785272650_ermalbeqiraj.png

Kreu i SPAK, Klodian Braho thotë se kanë kërkuar sekuestrimin e 2 avionëve dhe çdo pasurie të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili u kap të shtunën ndërsa fluturonte mbi një central bërthamor në Francë.

A do të kërkoni sekuestrimin e dy avionëve?

Klodian Braho:Për çështjen e Beqirit, procesi është ende në zhvillim. Njoftimi zyrtar do të bëhet së shpejti dhe do të ketë më shumë detaje. Ne kemi kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie që disponon personi në fjalë. Nuk bëhet fjalë vetëm për avionët, por edhe për prona dhe pasuri të tjera.

Ora 12:52

‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kërkesë e re për arrest? Do varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi

1781075296_belindaballuku.jpg

Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK. Kështu i ka konsideruar kreu i SPAK, Klodian Braho për hetimet për dosjen e ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. I pyetur nga gazetarët lidhur me kontrollet që po zhvillohen BKH për këtë çështje, Braho nuk dha shumë detaje por theksoi se 9 agjentë të BKH-së dhe 2 prokurorë janë në dispozicion të çështjes.

Sa i takon vendimit të PS për të refuzuar kërkesën e SPAK për arrestin, Braho tha se kjo nuk i ka penguar hetimet. Nëse do të ketë një kërkesë të re, ai tha se kjo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi.

Read more:I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet me qytën e pistoletës një 36-vjeçar dhe largohet! AMP nis hetimet për policin e përfshirë në sherr, ku pati dhe të shtëna

Kontrollet për çështjen Balluku, konkretisht për çfarë po kryhen? A do t’i drejtoheni sërish Parlamentit me një kërkesë të re?

Klodian Braho: Kjo është një çështje nën hetim dhe siç e dini nuk mund të jap informacion. Është çështja me prioritetin më të lartë për SPAK kohët e fundit. Në hetim janë angazhuar 9 oficerë të BKH-së dhe 2 prokurorë, për shkak të nivelit të lartë të subjektit. Hetimet janë në vijim. Do të vijë momenti kur ato të përfundojnë dhe atëherë do të jemi më të plotë në lidhje me atë çfarë ka ndodhur. Janë kryer dhe po kryhen shumë veprime hetimore. Bëhet fjalë për një dosje të ngjeshur.

SPAK ka qenë i qartë për atë çfarë ka kërkuar dhe arsyet pse e ka kërkuar. U mor një vendim, sigurisht jo ai që ne kërkuam. Mund të mos jemi dakord me të, por vendimi është detyrues për ne.

Megjithatë, hetimet kanë vazhduar, madje kanë ecur edhe më tej. Nëse do të bëhet apo jo një kërkesë e re, kjo do të jetë një vendimmarrje e përbashkët. Ajo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë ose që mund të dalin gjatë hetimit, por edhe nga vendimi që ka marrë Parlamenti. Pra, do të varet nga fakti nëse rrethanat e reja janë të mjaftueshme për të kapërcyer argumentet mbi të cilat u mbështet vendimi i Parlamentit.

Braho tha se “imuniteti nuk e pengon hetimin, por mendoj se ai është një garanci e panevojshme në një shoqëri demokratike. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk gëzojnë imunitet.”

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #agron shehaj #apartamente #Asetet #Automjete #belinda balluku #BKH #Durres #klodian braho #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 22 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin