Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. VKM/ Regjistër elektronik kombëtar për kanabisin mjekësor dhe industrial, monitorim dhe gjurmueshmëri nga fara te përpunimi
Sociale

VKM/ Regjistër elektronik kombëtar për kanabisin mjekësor dhe industrial, monitorim dhe gjurmueshmëri nga fara te përpunimi

• 31 Korrik, 2026 • 12 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një regjistër kombëtar për aktivitetin e lejuar të kanabisit është një nga vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Ky regjistër do të ruajë në mënyrë kryesisht automatike çdo të dhënë për licencat, lejet, autorizimet, gjurmimet, kontrollet dhe gjobat lidhur me kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime industriale.

Nëse të dhënat janë të pasakta apo përbëjnë shkelje, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it mund të marrë masa nga korrigjimi te gjoba.

Platforma do të lehtësojë aplikimet përmes portalit qeveritar “e-Albania” dhe do të shkëmbejë të dhëna automatikisht me sistemet kryesore shtetërore.

Vendimi për regjistrin elektronik nuk lidhet me legalizimin e kanabisit, por me kontrollimin dhe monitorimin e çdo aktiviteti të lidhur me kanabisin mjekësor dhe industrial.

V E N D I M PËR KRIJIMIN E REGJISTRIT KOMBËTAR TË AKTIVITETIT TË LICENCUAR DHE TË LEJUAR TË BIMËS SË CANNABIS-IT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 6, të nenit 13, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Kombëtar i Aktivitetit të Licencuar dhe të Lejuar të Bimës së Cannabis-it” (në vijim Regjistri).

2. Në Regjistër regjistrohen dhe ruhen elektronikisht të gjitha informacionet për kërkesat e vendimmarrjet për licencim, leje, autorizim, gjurmim, mbikëqyrje, kontroll dhe inspektim, masa administrative lidhur me të gjitha fazat e kultivimit të cannabis-it, duke filluar nga dhënia e licencës, lejes dhe autorizimit deri te pezullimi apo shfuqizimi i tyre, si dhe sekuestrimi apo asgjësimi i bimëve apo produkteve dhe nënprodukteve të saj, sipas parashikimeve të ligjit nr.61/2023, dhe të akteve nënligjore, në zbatim të tij.

Read more:Shqiptarët marrin më shumë kredi, huamarrja arrin nivelin më të lartë të vitit. Kursimet në banka mbi 1.5 trilionë lekë

3. Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it (në vijim Agjencia) është institucioni administrues i Regjistrit, i cili bashkëpunon dhe bashkërendon punën me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (në vijim AKSHI) për ngritjen e hostimin, si dhe ofrimin e asistencës teknike për përdorimin e Regjistrit.

II. NDËRVEPRIMET DHE NIVELI I AKSESIT

1. Regjistri shkëmben të dhëna përmes një ndërfaqeje, duke garantuar sinkronizimin dypalësh të informacionit me bazat e tjera të të dhënave.

2. Regjistri ndërvepron me portalin qeveritar “e-Albania”, me qëllim lehtësimin e procedurave të aplikimit për t’u pajisur me licencë dhe leje.

3. Regjistri ndërvepron me:

a) sistemin e shënjimit dhe gjurmueshmërisë, i cili administrohet nga Agjencia, në aspektin e të dhënave, dhe nga shoqëria “ALBTrace CO”, sh.a., në aspektin teknik;
b) bazën e të dhënave shtetërore “Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile”, të administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile;
c) bazën e të dhënave shtetërore “Regjistri Tregtar” dhe “Regjistri Kombëtar i Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve”, të administruara nga Qendra Kombëtare e Biznesit;
ç) bazën e të dhënave shtetërore “Sistemin elektronik tatimor”, të administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
d) bazën e të dhënave shtetërore “Sistemi i Automatizuar i të Dhënave Doganore”, të administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

4. Përdorues të Regjistrit janë, si më poshtë vijon:

a) Ministria përgjegjëse për shëndetësinë;
b) Ministria përgjegjëse për bujqësinë;
c) Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it;
ç) Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore;
d) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;
dh) Administrata doganore;
e) Administrata tatimore;
ë) Agjencia Kombëtare e Mjedisit;
f) Policia e Shtetit;
g) Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve;
gj) Shoqëria “ALBTrace CO”, sh.a.;
h) Subjektet e licencuara apo të lejuara.

5. Tipologjitë e niveleve të aksesit në Regjistër përcaktohen, si më poshtë vijon:
a) Administratori është përgjegjës për krijimin dhe administrimin e të gjithë përdoruesve, mbikëqyrjen, dhënien, heqjen e kredencialeve të aksesimit të përdoruesve, si dhe gjenerimin e raporteve e të statistikave. Administratori gëzon të drejtat e të gjitha niveleve të tjera, si regjistrues dhe shikues;
b) Regjistruesi është përgjegjës për hedhjen e të dhënave të reja e dokumentacionit, duke mbajtur përgjegjësi për vërtetësinë e të dhënave që regjistron. Regjistruesi ka të drejtë të shikojë të dhëna ekzistuese dhe të gjenerojë nga Regjistri analiza, statistika dhe raporte të të dhënave të aksesueshme prej tij. Regjistruesi mund të modifikojë ose të fshijë të dhënat e hedhura në mënyrë të pasaktë, brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga hedhja e tyre. Pas mbarimit të këtij afati, modifikimi mund të kryhet vetëm nga administratori, me kërkesë të regjistruesit;
c) Shikuesi ka akses vetëm për leximin e të dhënave të regjistrit, pa të drejtë ndërhyrjeje, modifikimi, fshirjeje apo gjenerimi të raporteve, si dhe pamundësi për të ndryshuar ose për të përpunuar në çfarëdo forme të dhënat e aksesuara.

6. Agjencia, në rolin e administratorit të Regjistrit:

Read more:Maturantët nisin garën për universitetet, 21,700 janë regjistruar në portal, mbi 10 mijë kanë bërë zgjedhjen e parë, Xhelaj tregon në Report TV degët më të preferuara

a) është përgjegjës për sigurimin e mirëfunksionimit të Regjistrit;
b) autorizon dhe administron nivelet e aksesit të përdoruesve në Regjistër;
c) mbikëqyr dhe monitoron veprimet që kryhen në Regjistër.

7. Institucionet janë përgjegjëse për kryerjen e veprimeve në Regjistër, në përputhje me këtë vendim, sipas tipologjisë së aksesit.

8. Agjencia përcakton nivelin e aksesit të përdoruesit në regjistër, në përputhje me funksionet dhe përgjegjësitë që ushtrojnë institucionet e subjektet.

9. Subjektet janë përgjegjëse për hedhjen e të gjitha të dhënave në Regjistër, sipas parashikimeve në ligjin nr.61/2023, dhe në aktet nënligjore në fuqi, si dhe përcaktimeve në këtë vendim. Moshedhja e tyre në kohën e duhur dhe/ose jo në përputhje me situatën reale përbën shkelje për subjektin. Agjencia, kur konstaton se të dhënat e hedhura apo të modifikuara nga subjekti nuk janë të sakta, i evidenton ato përmes aktit të konstatimit, si dhe korrigjon të dhënat në Regjistër.

10. Të gjithë përdoruesit, pjesë të fushës së veprimit të këtij vendimi, kanë detyrimin të kujdesen për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të aksesit në Regjistër, si dhe mbajnë përgjegjësi personale të drejtpërdrejtë, në rast të shkeljes së rregullave, pakujdesisë apo keqpërdorimit të nivelit të tyre të aksesit.

11. Në rast të konstatimit të veprimeve të paligjshme, Agjencia pezullon menjëherë aksesin e institucionit ose subjektit, i cili ka vepruar në kundërshtim me ligjin apo me udhëzimet e procedurat për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore. Pezullimi i aksesit nuk përjashton përgjegjësinë administrative, civile ose penale.

III. PËRMBAJTJA, ADMINISTRIMI DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE TË REGJISTRIT

1. Regjistri përmban të dhënat, si më poshtë vijon:

Read more:Arrestimi i biznesmenit për spiunazh në Francë/ ‘Shpërthen’ Shehaj: Ermal Beqiri ka në dorë të dhënat e shqiptarëve, Ramës po i ngushtohet laku

1.1. Të dhëna parësore:

a) Të dhënat e procesit të licencimit;
b) Të dhënat e procesit të lejimit;
c) Të dhënat e importit;
ç) Të dhënat e procesit të kultivimit dhe të përpunimit (evidentimi i kryerjes së proceseve teknike me datat dhe sasitë përkatëse të materialit të përftuar);
d) Të dhënat e kontrollit laboratorik (certifikatat e analizave me rezultatet e testimit apo të ritestimit);
dh) Të dhënat e gjurmueshmërisë dhe të etiketimit (administrimi i etiketave);
e) Të dhënat e menaxhimit të mbetjeve dhe të asgjësimit (dokumentimi i plotë i procesit të asgjësimit të mbetjeve);
ë) Të dhënat e eksportit (autorizimet e eksportit, kontratat me subjektet e huaja dhe procedurat doganore dalëse);
f) Të dhënat e transportit (autorizimet e lëvizjeve të bimës së cannabis-it, nënprodukteve dhe produkteve të saj);
g) Të dhënat e mbikëqyrjes, kontrollit dhe inspektimit (procesverbale, akte e raporte të monitorimit në terren dhe në distancë, masat administrative, konfiskimet).

1.2 .Të dhëna dytësore, të cilat Regjistri i merr nga ndërveprimi me bazat e tjera të të dhënave, përmendur në pikën 3, të kreut II, të këtij vendimi, që janë nga:

a) sistemi i shënjimit dhe i gjurmueshmërisë, si më poshtë vijon:

i. Të dhënat e dokumentit të transportit;
ii. Të dhënat e importit;
iii. Të dhënat e kultivimit;
iv. Të dhënat e paketimit;
v. Të dhënat e konfiskimit;
vi. Të dhënat e asgjësimit.

b) Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, si më poshtë vijon:

i. Numri i identifikimit personal;
ii. Emri, atësia, mbiemri;
iii. Datëlindja;
iv. Vendlindja (shteti, njësia administrative bashkia/qarku).

c) Regjistri Tregtar dhe Regjistri Kombëtar i Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve, si më poshtë vijon:

i. Emri i subjektit;
ii. NIPT-i;
iii. Forma juridike (p.sh. sh.p.k, sh.a., person fizik etj.);
iv. Adresa e selisë;
v. Licenca aktive;
vi. Objekti i veprimtarisë;
vii. Lloji i dokumentit të lëshuar (licencë, autorizim, leje, certifikatë ose certifikatë autorizimi);
viii. Të dhëna për adresën e ushtrimit të aktivitetit;
ix. Të dhëna për administratorët, këshillin mbikëqyrës, pjesëmarrjen në drejtim;
x. Kapitali i shoqërisë së huaj;
xi. Emri i degës ose i zyrës së përfaqësimit, nëse është i ndryshëm nga ai i shoqërisë së huaj.

Read more:Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit

ç) baza e të dhënave shtetërore, sistemi elektronik tatimor, si më poshtë vijon:

i. Të dhëna për detyrimet në kohë reale;
ii. Të dhënat e listëpagesave.

d) Sistemi i Automatizuar i të Dhënave Doganore, si më poshtë vijon:

i. Vlera e mallit;
ii. Numri dhe data e deklaratës doganore;
iii. Vendi i origjinës;
iv. Vendi i destinacionit të mallrave;
v. Numri i procesverbalit të kontrollit;
vi. Rezultatet e kontrollit (konform/jokonform deklarimit);
vii. Statusi i deklaraës doganore (regjistruar/pranuar/çliruar).

2. Institucionet ose subjektet që kanë akses në Regjistër kanë detyrim të emërojnë personin e autorizuar për përdorimin e Regjistrit, si dhe të njoftojnë zyrtarisht me shkresë Agjencinë për emërimin apo ndryshimin e tyre.

3. Pas marrjes së njoftimit për caktimin e një punonjësi të autorizuar nga institucioni ose nga subjekti i licencuar apo i lejuar për aksesimin e Regjistrit apo zëvendësimin e tij, Agjencia, brenda 5 (pesë) ditëve punë nga marrja e këtij njoftimi, aktivizon aksesin, në përputhje me tipologjinë e aksesit në Regjistër.

4. Agjencia heq aksesin brenda 1 (një) dite pune nga marrja e njoftimit zyrtar për largimin e punonjësit të autorizuar nga institucioni ose nga subjekti i licencuar apo i lejuar për aksesimin e Regjistrit.

5. Agjencia i heq aksesin punonjësve të autorizuar të subjektit menjëherë nga marrja e vendimit për shfuqizimin e lejes apo të licencës.

Read more:Rama sulmon opozitën: Bulevardi i Flamingove i ka kthyer në grup sorrash të kategorisë së dytë!

6. Të gjitha veprimet e kryera në bazën e të dhënave shtetërore të Regjistrit regjistrohen automatikisht në log-e të auditueshme e të pamodifikueshme, duke përfshirë kredencialet e përdoruesit, kohën, vendndodhjen, funksionet e aksesit dhe veprimin e kryer.

IV. DISPOZITA TË FUNDIT

1. Agjencia, në cilësinë e autoritetit rregullator koordinues të bazave të të dhënave shtetërore, harton manuale për përdorimin e Regjistrit dhe planifikon trajnime në ndihmë të përdoruesve, sipas ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”.

2. Mirëmbajtja teknike e Regjistrit kryhet në zbatim të ligjit nr.43/2023, “Për qeverisjen elektronike”, të ndryshuar. Të gjitha kostot për krijimin dhe mirëmbajtjen e Regjistrit do të mbulohen nga fondi buxhetor i AKSHI-t.

3. Përpunimi dhe mbrojtja e të dhënave personale kryhen në zbatim të ligjit nr.124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.

4. Çdo ndryshim i të dhënave në Regjistër, përfshirë shtesa apo pakësime, përveç atyre të përcaktuara në këtë vendim, realizohet nga Agjencia, në bazë të një kërkese të argumentuar nga institucionet dhe subjektet. Efektet financiare për realizmin e ndryshimeve të kërkuara në Regjistër përballohen nga buxheti i shtetit.

5. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, shoqëria “ALBTrace CO”, sh.a., dhe subjektet e licencuara apo të lejuara për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Lexo edhe
Sociale

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)

Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Tags: #AKSHI #Aktiviteti #Analiza #Buxheti #buxheti i shtetit #Detyrim #E-albania #kanabis mjekesor #vkm

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
Nga të njëjtat tag-e
  • I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 7 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook 1 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)

Shpërthimi tragjik në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe u dëmtuan 10 të tjerë, ka rikthyer në…

• 20 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin