Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Maturantët nisin garën për universitetet, 21,700 janë regjistruar në portal, mbi 10 mijë kanë bërë zgjedhjen e parë, Xhelaj tregon në Report TV degët më të preferuara
Sociale

Maturantët nisin garën për universitetet, 21,700 janë regjistruar në portal, mbi 10 mijë kanë bërë zgjedhjen e parë, Xhelaj tregon në Report TV degët më të preferuara

• 28 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbi 10.400 maturantë kanë plotësuar formularin e aplikimit për universitet vetëm një ditë pas hapjes së portalit UAlbania. Sipas Drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, në portal janë regjistruar 21.700 maturantë, ndërsa pritshmëria është që pjesa më e madhe e tyre të aplikojë në raundin e parë.

“Aktualisht ne jemi në 24 orëshin e parë dhe ka një ecuri të mirë. Po afrohemi tek 50%. Dëshirën për të vijuar studimet në këtë raund të parë e kanë shprehur 21,700 maturantë që kanë bërë regjistrimin në portal. Mbi 10,400 maturantë e kanë plotësuar formularin aty. Portali u hap dje në orën 10 në e-albania dhe deri tani kemi një trend në rritje të maturantëve që duan të kryejnë studimet në universitetet publike shqiptare. Pritshmëritë tona janë që këta 21.700 do të regjistrohen. Nga të gjithë maturantët që regjistrohen në raundin e parë mbi 95% aplikojnë”, tha Xhelaj në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV

Edhe këtë vit, mjekësia vijon të jetë ndër zgjedhjet kryesore të maturantëve. Xhelaj tha se, krahas mjekësisë së përgjithshme, më shumë preferohen edhe stomatologjia, infermieria dhe fizioterapia, ndërsa në listën e degëve më të kërkuara janë edhe inxhinieria, teknologjia e informacionit, ekonomiku, juridiku, bujqësia dhe mësuesia.

Read more:Nga 27 korriku, maturantët zgjedhin 10 degët e preferuara! Për herë të parë fatura e aplikimit do të ngarkohet online

Ai u kërkoi maturantëve të mos kufizohen vetëm te një ose dy programe studimi, por të përdorin të gjitha 10 preferencat që lejon sistemi, pasi degët si mjekësia, stomatologjia dhe arkitektura kanë kuota të kufizuara.

“Maturantët të hedhin 10 preferenca qoftë edhe degë që nuk i rendisin në vendet e para, që nëse nuk fitojnë në degët e dëshiruara për shkak të rezultateve mund të zgjedhin një program tjetër. Në varësi të programit mund të përzgjedhin degë të ngjashme që në cikjlin e dytë mastër të vijojnë në atë program. I këshilloj maturantët që të shfrytëzojnë në maksimum të drejtën e tyre për të aplikuar” tha ai.”, u shpreh ai.

Read more:Kanye West dhe tre dështime të qeverisë shqiptare para tij – Blog

Xhelaj ndaloi edhe te një nga gabimet që, sipas tij, duhet shmangur gjatë aplikimit. Ai sqaroi se preferencat mund të ndryshohen vetëm deri në momentin e konfirmimit të formularit.

“Këtu duhet të bëjnë kujdes . Edhe nëse plotësojnë formularin dhe hedhin vetëm një degë, duhet të mos konfirmojnë se konfirmimi bëhet në fund kur ke hedhur të gjitha preferencat. Portali i kërkon të konfirmojë aplikimin duke futur kodin unik. Nëse bëhet kjo nuk ka më kthim mbrapa se të dhënat hidhen në databazë dhe u shpërndahen universiteteve. Në 1 gusht mbyllet aplikimi dhe në 3-4 shkarkohen të dhënat dhe brenda datës 6-7 dalin listat.”, tha ai.

Read more:Risia te italishtja, për herë të parë diplomë e dyfishtë! Studentët 2 vite në Shqipëri, i treti në Itali

Aplikimet për raundin e parë do të qëndrojnë të hapura deri më 1 gusht. Pas mbylljes së tyre do të përpunohen të dhënat, ndërsa më pas do të publikohen listat e fituesve dhe do të nisë procesi i regjistrimeve.

Lexo edhe
Sociale

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)

Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Tags: #Arjan Xhelaj #Arkitektura #Bujqësia #E-albania #jetë #Juridiku #Kryesore #maturantet #universitete

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide
  • Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 7 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook 1 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)

Shpërthimi tragjik në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe u dëmtuan 10 të tjerë, ka rikthyer në…

• 21 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin