Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarri rrethoi Krujën, përmirësohet situata! Vetëm 2 vatra aktive, punohet me 2 helikopterë! Banorët: Përjetuam tmerr (VIDEO)
Kronikë

Zjarri rrethoi Krujën, përmirësohet situata! Vetëm 2 vatra aktive, punohet me 2 helikopterë! Banorët: Përjetuam tmerr (VIDEO)

• 9 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

KRUJË– Flakët hynë në oborret e shtëpive, iu afruan magazinave dhe një pike të shpërndarjes së gazit. Për disa orë, Kruja u rrethua nga zjarri, ndërsa qindra banorë lanë shtëpitë mes frikës se flakët mund t’u merrnin gjithçka.

Situata më e vështirë ishte në Barabit dhe Lluban. Zjarri, i favorizuar nga era, avancoi me shpejtësi drejt zonave të banuara. Qindra qytetarë u evakuuannga Kruja, ndërsa pati edhe nga ata që refuzuan të braktisnin shtëpitë. Përballë rrezikut, autoritetet u detyruan t’i nxirrnin me forcë.

Nën kërcënimin e flakëve u vu edhe Spitali i Krujës. Zjarri u afrua deri rreth 50 metra nga godina dhe pacientët u evakuuan gjatë natës, për t’u dërguar drejt Tiranës. Pavarësisht situatës së frikshme, nuk raportohet për persona të lënduar.

Read more:Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)

Beteja me zjarrin vijoi për orë të tëra. Terreni i vështirë dhe përhapja e shpejtë e flakëve e bënë ndërhyrjen edhe më të komplikuar. Në 5 lagje u ndërpre energjia elektrike, ndërsa strukturat vendore u angazhuan për strehimin e banorëve të evakuuar.

Me zbardhjen e ditës, Kruja mori frymë disi. Gjatë gjithë natës forcat zjarrfikëse dhe FA kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Dy vatra mbeten ende aktive, ndërsa dy helikopterë kanë nisur operacionin nga ajri për të vënë plotësisht nën kontroll flakët.

Read more:"Aleate e rëndësishme", Volz: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë

Për zjarrin është arrestuar Qemal Berhami. Sipas policisë, ai kishte ndezur barishte pranë shtëpisë së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi, duke vënë në rrezik një pjesë të Krujës.

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:21

‘Dy djemtë i kisha mes flakëve’, banorja e Krujës tregon betejën me zjarrin: Më shpëtuan fëmijët, më kapën dhe më çuan poshtë

1786260137_banoreekrujes.JPG

Një tjetër banore e Krujës ka rrëfyer për Report Tv momentet e përjetuara gjatë zjarrit, kur flakët rrethuan zonën dhe detyruan familjet të largoheshin nga banesat. Ajo tregon se dy djemtë e saj mbetën mes flakëve, ndërsa vetë nuk mundi të largohej për shkak të zjarrit.

Read more:“PS nuk është më parti, por organizatë”/ Protesta e 68, aktivisti Myftari: Rama të merret nën hetim! Mbrojtja e Ballukut tregoi krizën e qeverisë

“Mua shyqyr më shpëtuan fëmijët. Se ca ka qenë këtu mbrëmë, vetëm shpirti jonë di. Kemi marrë fëmijët kemi iku tek goca. Dy djemtë i kam pas mes flakësh. Dëme ka pasur, vetëm shtëpitë kanë shpëtuar. Helikopterët deri në darkë kanë qenë këtu. Nuk kam ec dot prej flakësh, më kapën dhe më çuan poshtë. U tmerruan fëmijët, mirë ne të vjetrit”, tha banorja.

Ora 09:03

‘Për 5 minuta zjarri rrethoi shtëpinë’, banori rrëfen tmerrin në Krujë: Nëna nuk donte të largohej, nxorëm fëmijët! E gjithë lagjja po evakuohej (VIDEO)

Një banor i Krujës ka rrëfyer për Report Tv momentet e frikës teksa flakët iu afruan banesës së tij dhe brenda pak minutash rrethuan të gjithë zonën. Ai tregon se familjarët dhe banorët u përpoqën të mbanin zjarrin nën kontroll me autobotë uji, ndërsa nxorën me shpejtësi fëmijët nga shtëpia. Sipas tij, situata u kthye në kaos teksa e gjithë lagjja po evakuohej dhe ekzistonte frika se flakët mund të përfshinin edhe një fasoneri.

Read more:Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, 3 të shoqëruar (EMRI + FOTO)

“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Për 5 minuta rrethoi të gjithë shtëpinë. Ne e kemi mbajt situatën vetë në kontroll me dy autobotë uji. Zjarrfikësit kanë ardhur sa për të shuar vatrat e vogla. Mami thonte nuk dal nga shtëpia, të digjem brenda,. Dolëm, nxorrëm fëmijët. U mbush oborri me njerëz që e kemi mbajt zjarrin. Ato zjarrfikëset e mbajtën në kontroll deri nga ora 10. Iu afrua më pas shtëpisë, doli zjarri para. Morën magazinat e ujësjellësit. Ka qenë një kaos i paparë. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë. E gjithë lagjja po evakuohej, u bllokua rruga e zjarrfikëses. E gjithë lagjja u tmerrua. Kishim frikë mos shpërthente një fasoneri”, tha ai.

Ora 08:51

Zjarri rrethoi banesat në Krujë, gjithçka rreth e rrotull e shkrumbuar! Pasojat që lanë pas flakët

Këto janë pasojat që la pas zjarri në rrethoi Krujën mbrëmjen e 8 gushtit, duke vënë në rrezik banesa e biznese. Masive të tëra pyjesh janë shkrumbuar nga flakët të cilat u arritën të neutralizohen vetëm orët e para të mëngjesit të sotëm.

Read more:Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Nis evakuimi i banorëve, zjarri 50 metra larg spitalit! Arrestohet autori i zjarrëvënies (EMRI + VIDEO)

Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kishin rrethuar oborrin e banesave. Hiri vihet re rreth e rrotull tyre.

Ora 07:48

Mallakastra 6 ditë betejë me zjarret, ende vatra aktive! Digjen masivet pyjore në 4 fshatra

1786254720_zjarrimallakaster.jpeg

Prej 6 ditësh Mallakastra vijon betejën me flakët. Aktualisht raportohet vatra zjarri në këto fshatra, Panhor, Greshic, Drenie, Vlosht, ku po digjen masive pyjore.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Tags: #Banesa #banore #Biznese #Durres #energjia elektrike #Fëmijët #krujë #qemal berhami #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • Shoferët në Fier nuk e heqin këmbën nga gazi, 989 gjoba për shpejtësi brenda një jave! 2 të arrestuar, kontrolle edhe për transportin e nxënësve
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Luftuan me zjarret në terren, Veliaj propozon shpërblim financiar për zjarrfikësit e Tiranës! Projektvendimi i kalon Këshillit Bashkiak për miratim
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
  • Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 13 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara…

• 22 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, Fatos Ymeri, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me…

• 22 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje

Mësuesi i një shkolle në Lushnje u arrestua nga policia. Sipas denoncimit, 60-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar me…

• 22 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by