Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tiranë/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, identifikohen 10 persona! 4 në pranga, 4 në hetim e 2 në kërkim
Kronikë

Tiranë/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, identifikohen 10 persona! 4 në pranga, 4 në hetim e 2 në kërkim

• 13 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për konfliktin e dy ditëve më parë në Tiranë, policia ka identifikuar 10 persona dhe arrestuar 4 prej tyre. 4 të tjerë janë nën hetim, kurse 2 janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu është sekuestruar një thikë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Situata”.

Zbardhen përfshirja dhe rrethanat e konfliktit ndërmjet disa shtetasve, rreth mesnatës së datës 11 gusht, në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku dhe u qëllua me armë zjarri.

Identifikohen 10 shtetasit e përfshirë. Vihen në pranga 4 prej tyre, procedohen penalisht 4 dhe shpallen në kërkim 2.

Read more:Himarë/ Kishte kthyer në ‘fole’ droge lokalin e natës në Potam, arrestohet pronari! Në pranga edhe punonjësi (VIDEO)

Sekuestrohen nga vendngjarja, 1 mjet prerës (thikë) dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Menjëherë pas njoftimit se disa shtetas ishin përfshirë në një konflikt në rrugën “Gjolekë Kokona”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 shkuan në vendngjarje për të përcaktuar shtetasit e përfshirë në konflikt, përgjegjësitë e tyre, si dhe rrethanat e rastit.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Situata”:

-u arrestuan shtetasit R. Z., 28 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; K. K., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe S. F., 24 vjeç dhe R. F., 34 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

Read more:U grind me 51-vjeçarin në lokal dhe mori pistoletën për ta vrarë, parandalohet krimi në Divjakë! 6 në pranga (EMRAT+VIDEO)

-u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, 4 shtetas gjithashtu të përfshirë në konflikt;

-u shpallën në kërkim shtetasit F. F., 32 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe C. B., 32 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi i arrestuar R. F. ka fyer një të mitur të proceduar në gjendje të lirë. Si pasojë, 17-vjeçari dhe miq të tij janë konfliktuar fizikisht, me shtetasin R. F., vëllanë e tij, shtetasin S. F., dhe me miq të këtyre të fundit. Më pas, i mituri dhe miqtë e tij kanë shkuar me motomjete, te banesa e vëllezërve, nga ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të motomjeteve, vëllai tjetër i tyre, shtetasi i shpallur në kërkim, F. F., pa dëmtuar askënd.

Read more:Tentoi të vidhte një banesë ndërsa ishte nën arrest shtëpie, pranga 49-vjeçarit në Korçë

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë 50-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Kronikë

Hetimet për Agasin/ Kreu i SHISH dorëzohet në Kosovë, autoritetet e shoqërojnë për ekzekutimin e arrestit shtëpiak! 2 të tjerë në pranga, SPAK kontrolle Prodës

Tags: #Armë #Arrestim #Banesa #i mituri #Policia #Të mitur #Tirane #Veprat penale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë 50-vjeçari në Lezhë (EMRI)
  • Hetimet për Agasin/ Kreu i SHISH dorëzohet në Kosovë, autoritetet e shoqërojnë për ekzekutimin e arrestit shtëpiak! 2 të tjerë në pranga, SPAK kontrolle Prodës
  • U filmua duke lëvizur në sens të kundërt në Fier-Lushnjë,  shoferi gjobitet me 20 mijë lekë! I pezullohet patenta për 24 muaj
  • Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve
  • Nga arrestimet për AKSHI-n te rasti Balluku, Reuters: BE po shqyrton mënyrën se si i ka trajtuar qeveria rastet e korrupsionit
Nga të njëjtat tag-e
  • Hetimet për Agasin/ Kreu i SHISH dorëzohet në Kosovë, autoritetet e shoqërojnë për ekzekutimin e arrestit shtëpiak! 2 të tjerë në pranga, SPAK kontrolle Prodës
  • U filmua duke lëvizur në sens të kundërt në Fier-Lushnjë,  shoferi gjobitet me 20 mijë lekë! I pezullohet patenta për 24 muaj
  • “Vlora Hyseni ushtare e shpifur e krimit të organizuar, Proda me super sniper në banesë”/ Berisha: Balluku, Agasi dhe Beqiri kanë vepruar nën urdhrat e Ramës
  • Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide
  • “Urdhër arresti për shefin e inteligjencës shqiptare”/ ANSA: Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë 50-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë–Hidrovor, në Lezhë. Një 50-vjeçar,…

• 3 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Hetimet për Agasin/ Kreu i SHISH dorëzohet në Kosovë, autoritetet e shoqërojnë për ekzekutimin e arrestit shtëpiak! 2 të tjerë në pranga, SPAK kontrolle Prodës

TIRANË– Disa orë pasi SPAK njoftoi se ndaj saj ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, drejtuesja…

• 49 minuta më parë • 13 min lexim
Kronikë

U filmua duke lëvizur në sens të kundërt në Fier-Lushnjë,  shoferi gjobitet me 20 mijë lekë! I pezullohet patenta për 24 muaj

Një drejtues automjeti është është gjobitur me 20 000 lekë nga Policia e Fierit pas një video të…

• 49 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by