Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Bilanci i Përmbarimit në 7 muaj: Mbi 5 mijë vendime të zbatuara dhe 26.6% më shumë të ardhura në buxhet, Gogu: Drejtësia merr vlerë kur zbatohet
Sociale

Bilanci i Përmbarimit në 7 muaj: Mbi 5 mijë vendime të zbatuara dhe 26.6% më shumë të ardhura në buxhet, Gogu: Drejtësia merr vlerë kur zbatohet

• 14 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Drejtësia nuk përfundon te vendimi. Ajo merr vlerë kur ky vendim zbatohet.” Kjo është fjalia me të cilën ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, shoqëroi publikimin e statistikave 7-mujore të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror ditwn e sotme, që tregojnë zbatimin e mbi 5 mijë vendimeve gjyqësore, rritje të të ardhurave në buxhet me 26.6% dhe zgjerimin e shërbimeve online për qytetarët.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë periudhës janar-korrik 2026 janë regjistruar 57.336 dosje përmbarimore. Nga këto, 6.444 çështje kanë marrë zgjidhje ligjore, ndërsa 5.186 janë ekzekutuar tërësisht. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 932 kërkesa të reja për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Read more:Kompensimi për naftën ende pa u disbursuar, operatorët e Transportit Publik kërkojnë ndërhyrje: Do të detyrohemi të rishikojmë flotën e autobusëve

Një pjesë e konsiderueshme e punës së Shërbimit Përmbarimor lidhet edhe me çështjet familjare. Statistikat tregojnë se janë trajtuar 8.297 raste për pension ushqimor, 1.351 raste për takimin me fëmijën dhe 55 raste për marrjen e fëmijës në kujdestari.

Paralelisht, një pjesë e shërbimeve po ofrohen tashmë online. Vetëm gjatë muajit korrik, përmes e-Albania janë lëshuar 1.762 vërtetime për detyrim përmbarimor dhe 274 vërtetime për pension ushqimor, duke shmangur procedurat fizike për qytetarët.

Read more:Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës, investim prej 6.4 milionë eurosh! Gogu: Reforma në drejtësi nuk përfundon te gjykata

Bilanci tregon edhe një rritje të të ardhurave të arkëtuara në buxhetin e shtetit. Për shtatë muajt e parë të vitit 2026 janë derdhur 83.546.113 lekë, kundrejt 66.006.421 lekëve në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 26.6% më shumë.

Në postimin e tij, Gogu shkruan se përmbarimi ka arritur të rrisë të ardhurat për buxhetin e shtetit, ndërsa njëkohësisht ka lehtësuar marrjen e shërbimeve nga qytetarët përmes vërtetimeve online në e-Albania.

Read more:AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe rrezikojnë sjellje të dëmshme

“Po sikur një institucion të rriste të ardhurat për buxhetin e shtetit dhe, njëkohësisht, t’ia thjeshtonte qytetarit marrjen e shërbimeve? 26.6% më shumë të ardhura, krahasuar me një vit më parë. Më pak hapa e më pak lodhje për qytetarin, falë vërtetimeve online në e-Albania. Sepse drejtësia nuk përfundon te vendimi. Ajo merr vlerë kur ky vendim zbatohet”, shkruan ministri i Drejtësisë.

Lexo edhe
Sociale

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i Universitetit të Elbasanit, Albert Riska

Sociale

Shpërtheu një ditë më parë dhe kufizoi furnizimin me ujë, riparohet tubacioni në Unazën e Madhe të Tiranës

Tags: #Detyrim #E-albania #Institucion #permbarimi #toni gogu #Vendime #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i Universitetit të Elbasanit, Albert Riska
  • Shpërtheu një ditë më parë dhe kufizoi furnizimin me ujë, riparohet tubacioni në Unazën e Madhe të Tiranës
  • Qiratë e papërballueshme po ‘përzënë’ familjet e reja nga Tirana! Mesatarja arrin 721 euro në muaj
  • Tunelet e Kukësit, destinacioni i turistëve të huaj të apasionuar pas historisë (FOTOT)
  • Muzeu Kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Krujë, destinacioni historik që tërheq turistët e huaj! (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Jo zhdukjes dhe nihilizmit”/ Memaliaj në protestë kundër reformës territoriale. Shehu: Mbrojnë identitetin dhe historinë
  • “Iu ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin e Kuçit: Rama në panik i kërcënoi. Territori i Shqipërisë s’është pronë private
  • “I ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin më bashkiakët në Kuç: Rama në shkallën më të lartë të panikut. Territori i Shqipërisë, s’është pronë personale. U kërcënuan dhe…
  • Kompensimi për naftën ende pa u disbursuar, operatorët e Transportit Publik kërkojnë ndërhyrje: Do të detyrohemi të rishikojmë flotën e autobusëve
  • BIRN: Lufta virtuale e ‘Diellës’ me korrupsionin në tendera mbetet në vendnumëro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 13 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 10 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i Universitetit të Elbasanit, Albert Riska

Profesori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. as. dr. Albert Riska ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

Shpërtheu një ditë më parë dhe kufizoi furnizimin me ujë, riparohet tubacioni në Unazën e Madhe të Tiranës

Defekti në tubacionin që shpërtheu një ditë më parë në Unazën e Madhe në Tiranë është riparuar. Kreu…

• 23 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Qiratë e papërballueshme po ‘përzënë’ familjet e reja nga Tirana! Mesatarja arrin 721 euro në muaj

Në fillim të muajit korrik çmimi mesatar i apartamenteve me qira (për të gjitha tipologjitë e pronave për…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by