Nga 31 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 janë ende aktive dhe 2 janë nën monitorim njofton Ministria e Mbrojtjes.
Për menaxhimin e këtyre vatrave janë angazhuar gjithsej 317 forca operacionale dhe 32 automjete zjarrfikëse, ndërsa mbështetje të tyre janë angazhuar 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore.
Situata më e vështirë është në Gurë-Lurë të Dibrës ku hapja e korridoreve me mjete dhe forca ka penguar përparimin e zjarrit drejt banesave. Sot operacioni vijon me forcat në terren me mbështetjen edhe të 2 avionëve Air Tractor. Zjarri nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.
Në Krujë, vatra në Abaze mbetet aktive, por me intensitet të ulët, ndërsa një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Zidoll. Në Lufaj të Mirditës po punohet për hapjen e korridoreve ndarëse për të shmangur çdo rrezik për banesat.
Një pjesë e madhe e forcave janë përqendruar në zonën e Dajtit, për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Forcat operacionale mbështeten nga 50 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Priskë, Farkë dhe zonat përreth po vijon gjithashtu puna për vendosjen e zjarrit nën kontroll.
Punohet ende edhe në vatrën e Qafë Helmesit, ndërsa në Bulqizë zjarri është shuar, ndërsa vijon aktiv nga krahu i Selishtës, pa rrezik për banesat.
Po ashtu edhe në Fushë-Lajë të Pukës, Sotirë në Dropull, Gjormë në Selenicë dhe Dardhë të Librazhdit
Sërish zjarr në Zidoll të Krujës, zjarrfikësit në aksion për shuarjen (VIDEO)
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar këtë pasdite në Zidoll të Krujës.
Read more:FOTOLAJM/ Aksident në Sarandë, makina përplaset me pemët
Paraprakisht në zonë ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen dhe mospërhapjen e flakëve.
Zjarret, Nufi: Lura më problematikja, janë hapur korridore me fadroma për mospërhapjen e flakëve (VIDEO)
Ministri i Mbrojtes, Ermal Nufi në një reagim për vatrat e zjarrit aktive shprehet se ajo në zonën e Lurës mbetet problematike.
Nufi shprehet se për mospërhapjen e flakëe më tej, në këtë zonë janë hapur korridore me fadroma.
Vijon angazhimi i Forcave të Armatosura në përballimin e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.
“Dajt: 50 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 2 helikopterë. Vatrat janë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Bulqizë: 20 efektivë dhe 3 mjete. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Lurë: 50 efektivë, 6 mjete, 1 zjarrfikëse dhe 2 avionë Air Tractor. Lura mbetet një nga vatrat me angazhimin më të madh. Janë hapur korridore me fadroma, duke ndaluar avancimin e zjarrit drejt banesave. Nuk ka rrezik për zonat e banuara”, shkruan Nufi.
Zjarret në vendin tonë, Von der Leyen: Europa është në gatishmëri

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me zjarret që kanë rënë në vendin tonë, por edhe në Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.
Përmes një postimi në X Von der Leyen shprehet se Europa është në gatishmëri dhe po monitoron vendet e prekura.
“Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në Shqipëri, Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Sistemi ynë satelitor Copernicus po mbështet tashmë operacionet e hartëzimit.
Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin. Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është aty sa herë që një vend kërkon solidaritetin e Evropës”,shkruan ajo.
Pukë/ Zjarr në masivin pyjor të Tërbunit, era vështirëson neutralizimin
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në masivin pyjor të Terbunit në Pukë. Zjarri i shfaqur në sipërfaqet pyjore të Tërbunit vijon prej 24 orësh në vendin e njohur si Fushë Lajë. Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë vënë disa herë vatrën nën kontroll, por era e ka bërë të pamundur neutralizimin.
Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë. Dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme.
Kruja ende në flakë, banorët djegin mbeturina
Banorët e Krujës duket se e kanë harruar zjarrin e pak ditëve më parë që kërcënoi banesat, vatrat e të cilit vijojnë ende të djegin pjesë të qytetit.
Në lagjen Kasme, banorët kanë djegur mbeturina në qiell të hapur. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.




