Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)
Kronikë

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)

• 16 Gusht, 2026 • 9 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një zjarr ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht në lokalin në katin e parë të hotel ‘Brooklyn’, dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodheshin dhomat, si dhe në fasadën e pallatit.

Për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, një pjesë e personave që ndodheshin në godinë kanë dalë nga ballkonet, siç edhe një video nga kamerat e sigurisë që Report Tv e disponon, e tregon.

Si pasojë e zjarrit, janë lënduar 6 persona, pesë prej tyre shqiptarë të Kosovës dhe një nga Rrësheni, të cilët janë dërguar në spital.

5 prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Dy pacientë janë dërguar te ‘Trauma’ për shkak se kanë pësuar fraktura, tre në departamentin e djegieve në QSUT ku një vajzë ka pësuar djegie të rënda, ndërsa njëri prej të lënduarve ndodhet në Kirurgjinë e Spitalit të Vlorës.

Veç tyre, në hotel, kishte edhe turistë të huaj nga Polonia e Ukraina.

“Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton a nuk e di”, thotë një djalë nga Kosova.

Read more:Zjarret në Dibër, Manja apel prokurorëve: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, do i drejtohemi ILD-së për të verifikuar veprimtarinë tuaj! (VIDEO)

“Ishim në gjumë, ora 3, gati 4. Kërcitje, e fejuara u çua e para, më tha çohu nga gjumi se s’di ç’ka ndodhur. U çuam të dilnim nga dera, ishte tym, hyri tymi brenda. Dolëm nga ballkoni, ishte flakë e tym, kishte një mburojë, hipëm sipër saj dhe kërcyem poshtë. S’u lënduam nga djegia, kur u hodha rashë në cep hekuri dhe vrava këmbën”, thotë një 21-vjeçar nga Lipjani.

Burimi i flakëve ka qenë djegia e prizës elektrike të njërit prej frigoriferëve, njoftoi policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Ndërkohë, godina fillimisht është evakuuar për shkak të rrezikut.

E gjithë ndërtesa është shkrumbuar thuajse plotësisht. Shërbimet e Policisë dhe strukturat përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:07

Zjarri në hotelin në Vlorë, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente me djegie të rënda, të tjerët në gjendje stabël

1786856657_zjarr.jpg

Nga 5 të lënduarit që janë dërguar në Tiranë pas zjarrit në hotelin në Vlorë, 3 prej tyre ndodhen në spitalin “Nënë Tereza.” Njëra prej pacienteve është në gjendje të rënduar, për shkak të përqindjes së lartë të djegieve, ndaj kërkon monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor, njofton Ministria e Shëndetësisë. Pacienti tjetër klinikisht paraqitet më i qetë.

Read more:Shëtiste me armë me vete në Lungomare të Vlorës, vihet në pranga një person (VIDEO)

Në Spitalin e Traumës janë dy pacientë të cilët kanë pësuar fraktura pas hedhjes nga ballkoni, në përpjekje për të shpëtuar.

Një paciente është në gjendje shëndetësore të stabilizuar, por për shkak të dëmtimeve të marra do të vijojë të mbahet në monitorim intensiv dhe të vazhdueshëm nga stafi mjekësor. Tjetra po ashtu është në gjendje të qëndrueshme.

Ora 09:16

Zjarri në hotelin në Vlorë, policia: 6 të lënduar, 2 me djegie të rënda! Flakët u shkaktuan nga djegia e prizës së frigoriferit (VIDEO)

6 pushues janë lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin Brooklyn në Vlorë mëngjesin e sotëm. Pesë janë dërguar në Tiranë, nga të cilët 2 prej tyre kanë pësuar djegie të rënda, ndërsa njëri është në Spitalin e Vlorës.

Zjarri, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 04:05, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një hoteli, në pronësi të shtetases M. A.

Read more:Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, 7 të lënduar në spital! 4 në sallë operacioni, 3 dërgohen drejt Tiranës (VIDEO)

Si pasojë e zjarrit janë lënduar 6 pushues, (5 prej tyre shtetas të Kosovës dhe 1 shtetas nga Rrësheni).

Pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku 2 prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Një shtetas po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Gjithashtu, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Read more:EKSKLUZIVE/ ‘Futa pushkën në një thes të bardhë dhe…’- Zbardhet dëshmia e plotë e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë: Tentoi të më qëllonte me thikë dhe më shau!

Ora 08:12

Vlorë/ U shpëtoi flakëve duke u hedhur nga ballkoni i hotelit, 21-vjeçari nga Kosova: Më zgjoi gruaja, pamë veç tym e zjarr (VIDEO)

Luan Salihu, 21 vjeç, ia doli t’u shpëtonte flakëve që përfshinë hotelin në Lungomaren e Vlorës duke u hedhur nga ballkoni. Është pikërisht ai që duket edhe në videon e siguruar nga Report Tv, ku kërcen nga ballkoni i dhomës së tij në katin e dytë. I riu nga Lipjani thotë se ndodhej në gjumë bashkë me bashkëshorten, e cila e zgjoi e shqetësuar.

Pamja para syve të tyre ishte po ajo që kanë treguar edhe pushues të tjerë, tym në korridor, ndërsa në ballkon flakët. 21-vjeçari nuk ka marrë lëndime nga djegiet, por vetëm nga një incident i vogël në momentin që është hedhur. Në gjendje të mirë është edhe bashkëshortja.

“Jam nga Lipjani. Ishim në gjumë, ora 3, gati 4. Kërcitje, e fejuara u çua e para, më tha çohu nga gjumi se s’di ç’ka ndodhur. U çuam të dilnim nga dera, ishte tym, hyri tymi brenda. Dolëm nga ballkoni, ishte flakë e tym, kishte një mburojë, hipëm sipër saj dhe kërcyem poshtë. S’u lënduam nga djegia, kur u hodha rashë në cep hekuri dhe vrava këmbën. Kam parë një familje me fëmijë të vogël dhe një burrë. Ishte dita e dytë në hotel”, thotë Salihu.

Ora 07:46

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura (VIDEO)

Një pushues nga Polonia ka treguar si e kuptuan që në hotelin Brooklyn në Lungomaren e Vlorës ku po qëndronin, kishte rënë zjarr.

“U zgjuam natën, nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura. U hodhëm nga dritarja, thirrëm për ndihmë. Kaq. Jam nga Polonia. Ora ishte rreth 4 e mëngjesit”, thotë djali.

Read more:“Në protestë ka nga ata që duan të mirën e Shqipërisë dhe ata që duan përshesh”/ Rama: Mirënjohja nuk është më në thelb të fitores, fryma jonë duhet të jenë solidariteti, dëgjimi dhe empatia

Ora 07:42

Zjarri në hotelin në Vlorë, Report Tv siguron momentin kur pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar (VIDEO)

Report Tv ka siguruar momentin kur pushuesit brenda hotel Brooklyn në Lungomaren e Vlorës që mori flakë këtë mëngjes, përpiqen të shpëtojnë. Kamera e sigurisë konfirmon dëshminë e tyre se për të shpëtuar janë hedhur nga ballkoni. Nga ndërtesa del tym i dendur, ndërsa ata kalojnë bordurat mbrojtëse të ballkoneve dhe hidhen.

Ora 07:37

Zjarri te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: 3 pacientë me djegie i dërguam në Tiranë, 2 te Trauma! Një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)

Nga personat e dëmtuar në zjarrin që përfshiu hotelin në Lungomare të Vlorës, gjashtë kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, nga të cilët pesë prej tyre janë dërguar për trajtim më të specializuar në Tiranë. Dy persona janë nisur drejt ‘Traumës’, tre në departamentin e djegieve në QSUT, ndërsa njëri prej të dëmtuarve po trajtohet në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Vlorës. Në gjendje të rëndë shëndetësore është një vajzë, e cila ka pësuar djegie në pothuajse 100% të sipërfaqes së trupit.

“Ishte situatë shumë emergjente, ishin 6 pacientë të dëmtuar nga ekspozimi. Ishin në katin e dytë. 3 ishin të djegur rëndë dhe 2 ishin hedhur nga kati i dytë, kishin pësuar fraktura të kolonës. Dy prej tyre i nisëm në qendrën e Traumës sepse s’kishin djegie dhe 3 në repartin e djegieve. Patëm lajmërim të të gjithë ekipit, ishin të gjithë në gatishmëri. Kanë mbërritur rreth orës 4 e gjysmë. Një paciente që rrezikon jetën ishte djegur pothuajse 100%, një 50%. Ishin mosha të reja, 25-30 vjeç. Ishin nga Prishtina, Lipjani dhe njëri pacient nga Rrësheni”, thotë shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj.

Ora 07:08

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova rrëfen ngjarjen: Ishim në gjumë, pamë tym në korridor! Kërcyem nga ballkoni (VIDEO)

Një prej pushuesve nga Kosova që ndodhej në hotelin i cili mori flakë në orët e para të mëngjesit rrëfen nga barela ku ndodhet në spital momentin e parë që kuptuan se kishte rënë zjarr.

“Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton a nuk e di”, thotë i riu.

Lexo edhe
Kronikë

Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli! Dëshmia: Pashë 2 vetë duke u grindur, njëri më goditi me grusht kur ndërhyra

Kronikë

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, 2 në gjendje të rëndë (VIDEO)

Tags: #Dera #Djalë #djali #djegie #Familje #hotel brooklyn #Lungomare #turiste #Vlore #zjarr

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli! Dëshmia: Pashë 2 vetë duke u grindur, njëri më goditi me grusht kur ndërhyra
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, 2 në gjendje të rëndë (VIDEO)
  • Tjetër zjarr! Digjet tërësisht “Mesopotam Agritourism Resort” në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 7 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 7 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli! Dëshmia: Pashë 2 vetë duke u grindur, njëri më goditi me grusht kur ndërhyra
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, 2 në gjendje të rëndë (VIDEO)
  • Tjetër zjarr! Digjet tërësisht “Mesopotam Agritourism Resort” në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 7 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 7 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 19 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 15 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 12 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli! Dëshmia: Pashë 2 vetë duke u grindur, njëri më goditi me grusht kur ndërhyra

Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli është dhunuar në orët e para të mëngjesit. Sipas informacioneve paraprake,…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, 2 në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel. Sipas…

• 52 minuta më parë • 8 min lexim
Kronikë

Tjetër zjarr! Digjet tërësisht “Mesopotam Agritourism Resort” në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm resortin Mesopotam Agroturizëm, në rrugën Sarandë–Syri i Kaltër, duke…

• 52 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by