Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. EKSKLUZIVE/ ‘Futa pushkën në një thes të bardhë dhe…’- Zbardhet dëshmia e plotë e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë: Tentoi të më qëllonte me thikë dhe më shau!
Kronikë

EKSKLUZIVE/ ‘Futa pushkën në një thes të bardhë dhe…’- Zbardhet dëshmia e plotë e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë: Tentoi të më qëllonte me thikë dhe më shau!

• 10 Gusht, 2026 • 9 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Report Tv ka zbardhur pjesë nga dosja e vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë, i cili u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij nga ‘shoku’ i fëmijërisë Kristjan Sterjo.

Pjesë e dosjes është edhe dëshmia e autorit, i cili ka treguar se sherri ka nisur për një vajzë, për të cilën pretendon se viktima e ka ngacmuar. Sterio ka dëshmuar se i ka kërkuar Joan Zukos që të mos e ngacmonte më shoqen e tij dhe ka shtuar se gjatë debatit e ka qëlluar vetëm njëherë më pëllëmbë viktimën.

Kristjan Sterio ka treguar se ditën që ndodhi ngjarja, pa Joan Zukon që të udhëtonte me një automjet tip ‘Mercedes Benz’ dhe i ka kërkuar të ndalonte për të sqaruar konfliktin e mëparshëm. Sterio ka treguar se Joan Zuko ishte në automjet me një tjetër person dhe se në momentin që ai i është afruar ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar drejt tij. Më pas ai tregon se Joan Zuko e ka sharë.

Ai tregoi se në gjaknxehtësi e sipër kishte shkuar në shtëpi, ku mbante të fshehur një armë zjarri të tipit pushkë (megjithëse pa tytë), e kishte vendosur në një thes të bardhë dhe ishte nisur drejt lagjes së viktimës, të cilin e ndoqi nga pas dhe e qëlloi.

Sterio ka treguar se para se ta qëllonte, kur ishte në lagjen e tij, Joani e kishte sharë sërish. Autori i krimit ka dëshmuar se ka pasur si qëllim që ta qëllonte nga këmbët viktimën, pa e ditur se do e linte të vdekur.

Më tek, pasi kreu krimin, Sterio ka dëshmuar se u largua te Fusha e Druve, ku fshehu armën në një shkurre. Më pas tha se shkoi në shtëpi, vendosi rrobat në lavatriçe dhe më pas u largua drejt një godine të pabanuar. Kristjan Sterio deklaroi gjithashtu se pas krimit nuk e kishte kthyer kokën pas për të parë nëse Joani ishte plagosur.

Read more:Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, 3 të shoqëruar (EMRI + FOTO)

Kristjan Sterjo akuzohet për “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve’. Ai do të mbrohet nga një avokat kryesisht, pasi ka deklaruar se nuk ka mundësi për të paguar avokat.

Pjesë nga dosja e vrasjes së 20-vjeçarit:

Në datë 08.08.2026, ora 23:40, u mor deklarimi i shtetasit Kristjan Sterjo si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet. Në deklarimin e tij ky shtetas deklaroi se nuk ka mundësi për një avokat mbrojtës dhe se shpjegimet e tij do t’i japë në prani të avokatit të zgjedhur prej tij, kryesisht, z. Robert Hyska, me nr. licence…

Ai shpjegon se ditën e sotme, rreth orës së drekës, pa qenë në gjendje të përcaktojë me saktësi orën, ka qenë i vetëm në trotuarin përpara lokaleve që ndodhen përballë kinemasë. Në rrugën përpara vendit ku ndodhej ai ka kaluar një automjet Mercedes-Benz, C-Class, me ngjyrë të zezë. Targën e automjetit nuk e mban mend, por deklaron se e di që automjeti përdoret ose është në pronësi të shtetasit Johan Zuko.

Me këtë shtetas, rreth dy javë më parë, deklaron se ka pasur një konflikt verbal. Shkak i konfliktit ka qenë fakti se Johan Zuko kishte ngacmuar një mikeshë të tij, emrin e së cilës nuk dëshiron ta bëjë publik. Në atë rast, Kristjani i ka kërkuar Johan Zukos të mos e ngacmonte më dhe, gjatë konfliktit, e ka goditur një herë me pëllëmbë.

Read more:Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe

Ditën e sotme, kur automjeti i drejtuar nga Johan Zuko ka kaluar pranë vendit ku ndodhej, ky i fundit i ka folur dhe Johan Zuko ka ndaluar automjetin. Kristjani sqaron se qëllimi i tij ka qenë të sqaronte konfliktin e mëparshëm me të.

Menjëherë pasi automjeti ka ndaluar, Kristjani është afruar pranë dritares së drejtuesit. Në këtë moment, Johan Zuko është hapur me një thikë dhe është përpjekur ta godasë. Pas kësaj, Johan Zuko ka zbritur nga automjeti dhe është afruar drejt tij, duke u përpjekur sërish ta godasë me thikë.

Për të shmangur goditjen, Kristjani e ka goditur me shkelm. Në automjetin e Johan Zukos ndodhej edhe një person tjetër, një djalë, për të cilin Kristjani kujton se kishte veshur një bluzë me ngjyrë të përafërt me kafen ose jeshilen. Pasi ka zbritur nga automjeti, ky person e ka mbajtur Kristjanin.

Në vijim, Johan Zuko është përpjekur edhe një herë ta godasë deklaruesin me thikë dhe e ka sharë me fjalët: “Do të q… motrën, do të q… robtë”. Në këtë moment, disa persona që ndodheshin aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë.

Pas ndarjes, Johan Zuko dhe personi tjetër janë larguar sërish me automjet, ndërsa Kristjani është larguar me vrap në drejtim të banesës së tij.

Read more:Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, blindohet qyteti (EMRI + FOTO)

Më tej ai shpjegon se, në gjendjen e gjaknxehtësisë në të cilën ndodhej, pasi ka mbërritur në banesë, ka marrë një armë zjarri, për të cilën kujton se ka qenë pushkë, por nuk është i sigurt për këtë, dhe se arma nuk kishte tytë.

Deklaruesi sqaron se armën e kishte gjetur më parë dhe e mbante të fshehur në banesën e tij.

Ai e ka marrë armën nga vendi ku e kishte fshehur, e ka vendosur në një thes të bardhë dhe është nisur në këmbë në drejtim të lagjes ku banonte Johan Zuko.

Ka kaluar nëpërmjet pallateve dhe ka shkuar deri te marketi “EUROMARKET”, që ndodhet në lagjen nr. 14, në zonën ku banon Johan Zuko.

Kur ka mbërritur te marketi, Kristjani ka parë Johan Zukon, i cili ndodhej anash një lokali që gjendet përballë marketit. Pasi e ka parë, Kristjani është drejtuar në drejtim të tij, ka nxjerrë armën nga thesi dhe i është afruar.

Read more:Korçë/ U vra nga bashkëmoshatari, klubi i Skënderbeut shpreh ngushëllimet për 20-vjeçarin: Pjesë e familjes, dikur futbollist e më vonë tifoz

Në momentin kur Kristjani po afrohej, Johan Zuko e ka sharë përsëri dhe më pas është larguar me vrap. Kristjani është vënë në ndjekje të tij. Johan Zuko ka hyrë në një pallat dhe Kristjani ka shkuar pas tij.

Kristjani nuk e mban mend se në cilin kat ka ndodhur kjo, por deklaron se në atë vend ka qëlluar me armë në drejtim të Johan Zukos, duke synuar nga ana e këmbëve.

Pas të shtënës, Kristjani nuk ka parë nëse Johan Zuko është plagosur apo çfarë i ka ndodhur. Menjëherë pas këtij momenti, ai është larguar dhe deklaron se nuk e mban mend nëse arma ka qenë në breshëri, por kujton se ka tërhequr vetëm një herë këmbëzën e armës.

Pas kësaj ngjarjeje, ai është larguar në drejtim të lagjes së tij. Kur ka mbërritur te Fusha e Drurëve, e ka fshehur armën duke e vendosur në disa shkurre.

Pasi ka fshehur armën, ai ka shkuar në banesë, është ndërruar dhe rrobat që kishte veshur i ka futur në lavatriçe. Pas kësaj, ka dalë nga banesa dhe ka qëndruar në një banesë të pabanuar që ndodhet pranë shtëpisë së tij.

Read more:Tre vëllezërit me precedentë tritol në banesën e 72-vjeçarit në Tufinë, shpallen në kërkim! Shkak borxhi që iu kishte i biri për mobilie

Në fund deklaron se këto janë shpjegimet që ka për të dhënë ditën e sotme dhe se nuk ka gjë tjetër për të shtuar.

Në vijim, nga shërbimet e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kristjan Sterjo në datë 09.08.2026, ora 00:30, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar respektivisht nga neni 78 dhe 278 i Kodit Penal.

Gjatë kontrollit personal këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua me procesverbalin e datës 08.08.2026, ora 23:45, sendet si më poshtë:

Një telefon i markës XIAOMI.

Karikues telefoni me ngjyrë të verdhë.

Në vijim, nga shërbimet e policisë janë kryer veprimet e mëposhtme hetimore dhe janë marrë faktorët me anë të tamponëve të karbonit për mbetje të faktorëve qitës nga të dy duart e shtetasit Kristjan Sterjo, të cilat janë administruar me procesverbal këqyrje-marrje.

Gjithashtu janë administruar me procesverbal këqyrje-marrje edhe veshjet e autorit të ngjarjes, Kristjan Sterjo, që kishte veshur në momentin e ngjarjes, të cilat janë gjetur në banesë: një kostum sportiv me bluzë pambuku, tuta të shkurtra, si dhe një telefon Redmi që është kontrolluar…

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret/ Drejt shuarjes vatrat në Zidoll të Krujës, ndërhyjnë dy helikopterë! Aktivizohen flakët në Drenie të Patosit, kërcënohet ‘kurora e gjelbër’ në Pukë (VIDEO)

Kronikë

Krujë/ Zjarri në fshatin Zidoll rrezikoi depot e eksplozivit për guroret, rinis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve! (VIDEO)

Tags: #Armë #automjet #Banesa #Djalë #joan zuko #Johan Zuko #Korce #Kristjan Sterjo #Vrasje #vrasje me armë zjarri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret/ Drejt shuarjes vatrat në Zidoll të Krujës, ndërhyjnë dy helikopterë! Aktivizohen flakët në Drenie të Patosit, kërcënohet ‘kurora e gjelbër’ në Pukë (VIDEO)
  • Krujë/ Zjarri në fshatin Zidoll rrezikoi depot e eksplozivit për guroret, rinis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve! (VIDEO)
  • Aksident në Shkozet, makina përplaset me këmbët e urës! Një person i plagosur (VIDEO)
  • Ksamil/ Jet Ski shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit! Policia bllokon mjetin lundrues, gjobit me 500 mijë lekë të reja drejtuesin (VIDEO)
  • Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll dhe ‘Albanopolis-in’! Nën mbikëqyrje linja 110 kilovolt dhe ajo e interkonjeksionit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret/ Drejt shuarjes vatrat në Zidoll të Krujës, ndërhyjnë dy helikopterë! Aktivizohen flakët në Drenie të Patosit, kërcënohet ‘kurora e gjelbër’ në Pukë (VIDEO)
  • Krujë/ Zjarri në fshatin Zidoll rrezikoi depot e eksplozivit për guroret, rinis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve! (VIDEO)
  • Aksident në Shkozet, makina përplaset me këmbët e urës! Një person i plagosur (VIDEO)
  • Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll dhe ‘Albanopolis-in’! Nën mbikëqyrje linja 110 kilovolt dhe ajo e interkonjeksionit (VIDEO)
  • E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë (EMRI+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 41 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 15 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 10 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret/ Drejt shuarjes vatrat në Zidoll të Krujës, ndërhyjnë dy helikopterë! Aktivizohen flakët në Drenie të Patosit, kërcënohet ‘kurora e gjelbër’ në Pukë (VIDEO)

Mëngjesin e kësaj të marte, kurora e gjelbër e Pukës është rrezikuar nga flakët. Dyshohet se zjarri, për…

• 16 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Krujë/ Zjarri në fshatin Zidoll rrezikoi depot e eksplozivit për guroret, rinis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve! (VIDEO)

Zjarri që ra dje në fshatin Zidoll dhe rrezikoi depot e eksplozivit dhe qytetin antik ilir të ‘Albanopolis-it…

• 60 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Aksident në Shkozet, makina përplaset me këmbët e urës! Një person i plagosur (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë mëngjes në zonën e Shkozetit në Durrës. Një automjet ka…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by