Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Berat/ Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Tomorr, rreth 600 mijë pelegrinë nga vende të ndryshme të botës! Policia plan masash (VIDEO)
Sociale

Berat/ Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Tomorr, rreth 600 mijë pelegrinë nga vende të ndryshme të botës! Policia plan masash (VIDEO)

• 19 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Që prej 18 gushtit ka nisur pelegrinazhi i madh i bektashinjve në Malin e Tomorrit, një nga aktivitetet më të rëndësishme fetare që zhvillohet çdo vit në këtë zonë. Pelegrinazhi do të vijojë deri në 25 gusht, me pjesëmarrjen e besimtarëve nga Shqipëria, diaspora dhe vende të ndryshme të botës.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe shmangien e problematikave në qarkullim, Drejtoria Vendore e Policisë Berat në bashkëpunim me Komisariatet Kuçovë dhe Skrapar, ka hartuar një plan masash me fokus garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve.

Shërbime shtesë janë planifikuar në akset rrugore që të çojnë drejt Malit të Tomorrit, si dhe pranë Teqesë së Kulmakut. Në zbatimin e planit marrin pjesë edhe FNSh Fier, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore, shërbimet zjarrfikëse, Spitali Rajonal Berat, pushteti vendor dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Sipas specialistit të trafikut urban dhe interurban të policisë Berat, Lorenc Tanushi, gjatë ditëve të pelegrinazhit do të ketë ndryshime në itineraret e lëvizjes dhe kufizime për kategori të caktuara mjetesh.

Read more:Besimtarët festojnë për Shën Mërinë në Manastirin e Zvërnecit, urojnë njëri-tjetrin për ‘Pashkën e verës’

Itinerari për mjetet që ngjiten drejt Teqesë së Kulmakut
Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi i Uznovës – Kryqëzimi i Plirëzit – Teqeja e Kulmakut.
Për mjetet që zbresin nga Mali i Tomorrit:
Teqeja e Kulmakut – Bargullaz – Pronovik – Poliçan – Uznovë – rruga “Antipatrea” – Rrethrrotullimi i Kombinatit.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga Çorovoda këshillohen të përdorin aksin Çorovodë – Gjerbës – Teqeja e Kulmakut dhe anasjelltas.

Gjatë gjithë periudhës së pelegrinazhit, nga ora 06:00 deri në 24:00, në disa akse rrugore nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Kufizimet do të zbatohen në akset Vlashuk–Kuçovë–Berat, Ura e Kuçit–Dimal–Berat, Pobrat–Dimal–Berat, Berat–Mali i Tomorrit, Berat–Çorovodë dhe Çorovodë–Gjerbës–Mali i Tomorrit.

Read more:Spanja e kërkonte për trafik kokaine, arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Kosova

Autobusët, furgonët me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen në segmentin Plirëz–Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorrit.

Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin Plirëz–Teqeja e Kulmakut qarkullimi do të kryhet në kolonë dhe do të ndalohen parakalimet.

Policia apelon gjithashtu që drejtuesit të mos ndalojnë apo parkojnë në akset rrugore dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë për vendet ku lejohet qëndrimi dhe parkimi.

Read more:80 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Pelegrinazhi, traditë që mbledh qindra mijëra besimtarë

Gjatë këtyre ditëve, Mali i Tomorrit pritet të presë rreth 600 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe vende të ndryshme të botës. Besimtarët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit, në një aktivitet ku marrin pjesë njerëz me besime të ndryshme fetare.

Pelegrinët ngrenë çadrat e tyre në malin e shenjtë, kryejnë ritet fetare dhe traditën e kurbanit, ndërsa shumë prej tyre ngjiten në këmbë drejt majës së Tomorrit, në 2416 metra mbi nivelin e detit.

Read more:Ferma e kanabisit në Drenovicë të Beratit/ U ekstradua nga Britania një ditë më parë, GJKKO lë në qeli Xhuljano Hoxhën

Të parët që mbërrijnë në mal janë barinjtë e fshatrave të Skraparit, të cilët sjellin qengjat që ofrohen si kurban gjatë festës.

Teqeja e Kulmakut ka hapur dyert për pelegrinët dhe janë marrë masa për sigurimin e çadrave, ujit të pijshëm, ndriçimit dhe ambienteve sanitare.

Gjatë pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut zhvillohen ritet fetare, ndërsa besimtarët luten për shëndet, mirësi dhe paqe në familjet e tyre.

Lexo edhe
Sociale

Më shumë hapësira për sport, përfundon shkolla e re në Lapardha të Beratit, Rama: Fëmijët do të kenë mundësi të rriten, garojnë dhe argëtohen

Sociale

‘Në shtigjet e egra të Kukësit’, 61 mijë të huaj kanë eksploruar natyrën e veriut deri në korrik! ‘Valbona’ një nga destinaconet e preferuara

Tags: #akset rrugore #Aktivitet #Berat #Diaspora #dimal #Fier #fnsh #mali i tomorrit #pelegrinazhi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Më shumë hapësira për sport, përfundon shkolla e re në Lapardha të Beratit, Rama: Fëmijët do të kenë mundësi të rriten, garojnë dhe argëtohen
  • ‘Në shtigjet e egra të Kukësit’, 61 mijë të huaj kanë eksploruar natyrën e veriut deri në korrik! ‘Valbona’ një nga destinaconet e preferuara
  • Në pikun e sezonit turistik, fluks i lartë automjetesh në Lezhë! Policia apelon përdorimin e rrugëve alternative
  • Kostot e larta ‘zhvendosin’ dhe lindjet nga Tirana, rënie me 5.5% në 6-mujorin e parë! Rritje në qarqe
  • Temperatura deri në 35 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Protesta e 81-të kundër Ramës! “Faleminderit “News24″ që përcjell realitetin”, qytetari nga Italia: Duhet të kthehemi në vendlindje, po na zhdukin
  • “80 ditë protestë, akt sublim që na frymëzoi” – Aktivisti Bledar Meti: Në shtator rikthimi i tretë masiv i diasporës në shesh
  • Protesta prej 80 ditësh kundër Ramës, aktivisti Alimadhi: Kjo revoltë një moment historik për të treguar dashurinë ndaj Atdheut!
  • Më shumë hapësira për sport, përfundon shkolla e re në Lapardha të Beratit, Rama: Fëmijët do të kenë mundësi të rriten, garojnë dhe argëtohen
  • Sezoni turistik rëndon trafikun në Fier, mjetet inteligjente monitorojnë shkelësit! Aksi Levan-Tepelenë, më shqetësuesi për aksidentet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 30 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 10 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO) 10 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 9 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Më shumë hapësira për sport, përfundon shkolla e re në Lapardha të Beratit, Rama: Fëmijët do të kenë mundësi të rriten, garojnë dhe argëtohen

Shkolla e Mesme e Bashkuar në Lapardha të Beratit ka përfunduar, ndonëse vijon puna për ndërtimin e terrenit…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

‘Në shtigjet e egra të Kukësit’, 61 mijë të huaj kanë eksploruar natyrën e veriut deri në korrik! ‘Valbona’ një nga destinaconet e preferuara

Zonat e mbrojtura të qarkut Kukës janë kthyer edhe këtë sezon turistik në një destinacion të preferuar për…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Në pikun e sezonit turistik, fluks i lartë automjetesh në Lezhë! Policia apelon përdorimin e rrugëve alternative

Kjo është pamja e trafikut me të cilin duhet të përballet çdo pushues që zgjedh veriun e vendit…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by