Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Propozimi i PD ka në qendër qytetarin”/ Alolli shpërthen pas mbledhjes në Maliq: Po shkrijnë bashkinë kundër vullnetit të 95% të banorëve
Politikë

“Propozimi i PD ka në qendër qytetarin”/ Alolli shpërthen pas mbledhjes në Maliq: Po shkrijnë bashkinë kundër vullnetit të 95% të banorëve

• 20 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, ka reaguar pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Maliqit, ku pritej që këshilltarët të mbanin një qëndrim zyrtar lidhur me projektin për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë e Korçës.

Alolli deklaroi se mbledhja ishte thirrur me firmat e një të tretës së anëtarëve të Këshillit Bashkiak, me qëllim që të merrej një vendim dhe t’i përcillej Parlamentit qëndrimi i këshilltarëve për reformën territoriale.

Sipas saj, gjatë dëgjesave të zhvilluara me banorët në të gjithë territorin e Maliqit, rreth 95% e qytetarëve janë shprehur kundër bashkimit me Korçën.

Read more:Banorët e Bashkisë Maliq në protestë kundër reformës së re territoriale/ Kundërshtojnë shkrirjen me Korçën, kërkojnë ruajtjen e statusit si njësi vendore më vete

Deputetja e PD-së pretendoi se këshilltarët kërkuan informacione të mëtejshme dhe e cilësoi këtë si pjesë të një skenari politik. Ajo përmendi drejtuesin politik të qarkut të Korçës, Niko Peleshi, dhe kryetarin e Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu.

Alolli kritikoi këshilltarët duke theksuar se detyra e tyre është të përfaqësojnë qytetarët dhe jo interesat partiake.

Në vijim, deputetja e PD-së u bëri thirrje banorëve të Maliqit që të kundërshtojnë bashkimin me Korçën, duke deklaruar se opozita do të jetë në mbështetje të tyre.

Read more:“Shqetësim për deklaratat e Vuçiç për lumin Ibër”/ Ferit Hoxha: Serbia të mos përdorë ujin si instrument presioni dhe ndëshkimi

“Fuqia është e juaja, e keni ju në dorë dhe ne do të jemi mbështetja juaj në mënyrë që Maliqi, Bashkia Maliq, të mos shkrihet dhe të mos bashkohet me Bashkinë e Korçës”, deklaroi Alolli.

Ajo prezantoi gjithashtu qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke thënë se Partia Demokratike synon një Shqipëri me 100 bashki.

Sipas Alollit, një ndarje e tillë territoriale do të vendoste qytetarin dhe ofrimin e shërbimeve pranë tij në qendër të reformës.

Read more:Huaja nga SHBA do të diskutohet me dyer të mbyllura/ Shehaj: Jeni peng i Ballukut, mendoni se do t’i shpëtoni drejtësisë. Tufë të korruptuarish

Deklarata e plotë:

“Sapo ka përfunduar një mbledhje e paprecedentë e Këshillit Bashkiak Maliq. Një mbledhje e cila ishte thirrur sot jashtë radhe me firmat e 1/3 së anëtarëve të Këshillit Bashkiak, me objektin dhe qëllimin e vetëm që këshilltarët e Bashkisë Maliq të shpreheshin në mënyrë të qartë në lidhje me atë çfarë ka projekt Partia Socialiste për reformën territoriale. Projekti i tyre është që Bashkia e Maliqit të shkrihet dhe të bashkohet me Korçën. Dhe qëllimi i kësaj mbledhje ishte që të shprehej ky Këshill me një qëndrim zyrtar drejtuar Parlamentit në lidhje me se çfarë mendonin këshilltarët bashkiakë.

Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar dëgjesa, ashtu siç dhe ju e dëgjuat dhe u shpreh dhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, me banorët e Maliqit në të gjithë territorin e saj. Nga informacionet që ne sot kemi marrë, 95% e këtyre banorëve janë shprehur kundër bashkimit të Maliqit me Korçën. Dhe sot ne prisnim që të gjithë të merrnim edhe një vendim zyrtar të anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Por çfarë ndodhi?

Read more:Diaspora ngre në këmbë Tiranën/ Eksperti i IT, Besmir Semanaj: Kundër Ramës po protestojnë edhe të majtët. Ndërkombëtarët po ndryshojnë qasjen ndaj Qeverisë

Me një skenar sot të përgatitur nga drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi, nga Gëzim Topçiu, vijnë këshilltarët dhe kërkojnë informacione të mëtejshme. Por një pyetje kam sot: çfarë informacione kërkojnë këta kur vetë Niko Peleshi dhe Gëzim Topçiu kanë qenë në takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama?

Një gjë do t’ju them këshilltarëve sot: kur je anëtar i Këshillit Bashkiak, je aty për të përfaqësuar interesin e qytetarëve të tu, janë ata që të kanë zgjedhur, nuk je për të përfaqësuar interesa partiake. Dhe më duket sot se interesat partiake prevaluan mbi interesat e qytetarëve.

Kështu që në këto momente, unë i bëj thirrje banorëve të Maliqit: tani fuqia është e juaja, e keni ju në dorë dhe ne do të jemi mbështetja juaj në mënyrë që Maliqi, Bashkia Maliq, të mos shkrihet dhe të mos bashkohet me Bashkinë e Korçës.

Read more:Zjarri aktiv prej disa ditësh në Pukë, digjen 120 hektarë pyje! Flakët u afrohen dy fshatrave, në Gojan banorët bëhen gati për evakuim!

Partia Demokratike dhe opozita shqiptare ka një projekt shumë të qartë: 100 bashki. Çfarë do të thotë? Që qytetari është në qendër të kësaj reforme dhe në qendër të këtij projekti, sepse shërbimet janë ato që na interesojnë sot për të qenë më pranë qytetarëve, dhe sigurisht duhet të jetë bashkia më pranë qytetarit dhe jo qytetari më pranë bashkisë.

Kjo është ajo çfarë ne sot prisnim faktikisht, një vendim unanim të të gjithë këshilltarëve, por ndodhi e kundërta.”

Lexo edhe
Politikë

“Faleminderit News24”/ Aktivisti :shpërthen” ndaj Ramës: Gjarpri është mësuar të bëjë keq, por do t’ia shkulim dhëmbët kuçedrës! Jap besën e Zotit se…

Politikë

“Do mbyllim qepenat e do mbyllim bizneset”/ Qytetarja nga protesta: Mjaft është mjaft! Shqiptarët duan ndryshim

Tags: #Edi Rama #jetë #maliq #niko peleshi #opozita #Partia Demokratike #Projekt #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Faleminderit News24”/ Aktivisti :shpërthen” ndaj Ramës: Gjarpri është mësuar të bëjë keq, por do t’ia shkulim dhëmbët kuçedrës! Jap besën e Zotit se…
  • “Do mbyllim qepenat e do mbyllim bizneset”/ Qytetarja nga protesta: Mjaft është mjaft! Shqiptarët duan ndryshim
  • “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit
  • 113 ditë qëndresë, aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve të Amerikës: Bëhuni bashkë kundër tradhtarit më të madh të kombit
  • 113 ditë revoltë! Mbyllen fjalimet te Kryeministria, marshimin e marrin në dorë studentët, gratë dhe vajzat
Nga të njëjtat tag-e
  • “Faleminderit News24”/ Aktivisti :shpërthen” ndaj Ramës: Gjarpri është mësuar të bëjë keq, por do t’ia shkulim dhëmbët kuçedrës! Jap besën e Zotit se…
  • “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit
  • 113 ditë qëndresë, aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve të Amerikës: Bëhuni bashkë kundër tradhtarit më të madh të kombit
  • “Të zhbëhen ndryshimet kushtetuese të 2008”/ Aktivisti për hapat e radhës të protestës: Duhet zgjidhje reale, të marrim përgjegjësi! Kuvendi nuk na përfaqëson
  • “Të ndryshëm, por bashkë”/ Pankartat në protestë, qytetarët: Fund pazareve, vota u takon qytetarëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 108 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 9 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Faleminderit News24”/ Aktivisti :shpërthen” ndaj Ramës: Gjarpri është mësuar të bëjë keq, por do t’ia shkulim dhëmbët kuçedrës! Jap besën e Zotit se…

Një aktivist, gjatë protestës, falënderoi News24 për qëndrimin që ka mbajtur ndaj protestës dhe protestuesve, ndërsa u shpreh…

• 11 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Do mbyllim qepenat e do mbyllim bizneset”/ Qytetarja nga protesta: Mjaft është mjaft! Shqiptarët duan ndryshim

Një protestuese, gjatë tubimit para Kryeministrisë, ka adresuar një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj Parlamentit, duke e lidhur situatën…

• 11 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit

Aktivisti Ilir Xhamalaj, gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen sa më…

• 11 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by