Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘I gjithë sherri jashtë lokalit minutë pas minute’, Report Tv siguron pjesë nga dosja e vrasjes së portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil! I riu u fut në det për të shpëtuar
Kronikë

‘I gjithë sherri jashtë lokalit minutë pas minute’, Report Tv siguron pjesë nga dosja e vrasjes së portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil! I riu u fut në det për të shpëtuar

• 22 Gusht, 2026 • 9 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vetëm 6 minuta! Kaq ka zgjatur sherri i ndodhur 4 ditë më parë në Ksamil ku humbi jetënturisti portugez Luis Miguel Varela Mendes. Report Tv ka siguruar pjesën e dosjes hetimore ku zbardhen pamjet e kamerave të sigurisë jashtë lokalit Principotes”, që ishin edhe momentet vendimtare të përplasjes fizike të 20-vjeçarit portugez.

Ishte ora 5 e 14 minuta e 24 sekonda të datës 18 gusht kur pas përplasjes që kishin pasur brenda në lokalin “Principotes” dalin 4 persona dhe qëndrojnë te rëra e ambienteve të jashtme të plazhit “Paradise”.

Personat ishin Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes, i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbas, i cili vetëm pak minuta më pas do të humbte jetën.

Në dosjen hetimore të prokurorisë, të cilën Report Tv e disponon thuhet 58 sekonda më pas në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj afrohen David Gjana alias Heuertvent dhe Sokrat Vata, i veshur dhe ai me këmishë të bardhë.

Në orën 05 e 16 minuta e 39 sekonda Sokrat Lipan (Vata), shtyhet me një person më pas shkon drejt shezllonave. 8 sekonda më pas Vata ndjek një nga personat i cili është i veshur me të bardha në drejtim të parkimit. 15 sekonda sekonda më pas i akuzuari për vrasje vjen me vrap në drejtim të një turisti tjetër të huaj, i identifikuar si Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë, por Vata vijon ta godasë.

Read more:Vrasja e portugezit në Ksamil, Report Tv zbardh dëshmitë e shokëve: Ishim te shezlongët dhe na ofenduan, Vata sulmoi me thikë! Plagosi edhe një shok tjetër

Në orën 05:17:14 afrohet portugezi 20-vjeçar Luis Mendes dhe shtyn me trup Sokrat Vatën, i cili bie në tokë. 29-vjeçari ngrihet nga toka dhe i afrohet portugezit dhe fillon ta godasë. Në ndihmë pak sekonda më pas i vjen shqiptaro-britaniku David Heuertventi, veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë. Të dy godasin të huajin 20-vjeçar, të cilin vjen ta ndihmojë Sudae Akhmat.

Paralelisht, nga ora 05:17:35 deri në 05:17:46, kamerat kapin Serxhi Selimin që godet me grushte francezin Ibrahim Lemoie, ndërsa gjatë kësaj kohe Luis Mendes për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga dy dhunuesit e tij largohet me nxitim duke u futur brenda në det.

Vetëm pak sekonda më pas ai del nga deti dhe afrohet në vendin ku ndodhen kamarierët, të cilët e shtyjnë sërish në det dhe Serxhi Ademi e godet me grushte.

Në orën 05:18:04 portugezi 20-vjeçar del nga uji dhe ecën në drejtim të shezllonëve të plazhit “Paradise” ku vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur.

Read more:Ditën shërbëtorë të shtetit, natën roje lokalesh! Punësimi i ndaluar i policëve dhe konflikti i interesit kur krimi menaxhon klubet

Në orën 05:18:24 David Heuertvent largohet në drejtim ambienteve të brendshme të “Principotes”. Edhe ai ishte bërë me gjak në rroba dhe tenton t’i pastrojë. Fiks 6 minuta nga nisja e sherrit jashtë ambienteve të Principotes i akuzuari për vrasje, Sokrat Lipan alias Vata, shihet me bluzën e bardhë të gjakosur, dhe në orën 05 e 20 minuta e 28 sekonda largohet, i ndihmuar edhe nga kamerieri Igli Cekani.

Pjesë nga dosja e siguruar nga Report Tv

Nga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave rezultoi si vijon:

Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehen se nga ambientet e lokalit “Principotes” dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek rera e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise”, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbas.

Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026 nga ana e parkimit në anën jugore të “Principotes” vërejmë që afrohen dy shtetas konretisht David Gjana alias Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me të këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj. Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluzë me ngivrë të bardhë dhe Sokrati vërehet se largohet prej tij dhe shkon në drejtim të shezllonave.

Read more:Dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil: Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna! Një tjetër erdhi me thikë në dorë dhe sulmoi

Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat i cili është i veshur me të bardha dhe Sokrati i ndjek nga mbas në drejtim të parkimit. Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë. Sokrati godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:14 në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata), ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij.

Në orën 05:17:20 shtetasi David Heuertventi veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngivrë të errët së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vjen shtetasi Sudae Akhmat për të ndihmuar shokun e tij shtetasin Luis Mendes dhe godet shtetasin Sokrat Lipan. Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushta, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent largohet me nxitim duke u futur brenda në det.

Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit në vendin ku ndodhen kamarieret dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushta dhe ata e shtyinë në det. Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezllonëve të plazhit “Paradise” ky vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur.

Në orën 05:18:24 shtetasi David Heuertvent vërehet se largohet në drejtim ambienteve të brendshme të “Principotes”, i cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e teshave dhe po fshihet. Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan alias Vata, i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamarieri, Igli Cekani që e shoqëron nga mbas në drejtim të lokalit “Principotes”.

Read more:Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:40

‘Më ço në spital, nxito’, zbardhet dëshmia e DJ të klubit për Sokrat Vatën pas vrasjes së portugezit te ‘Principotes’

1787413449_ksamilvendngjarja.png

Report Tv ka zbardhur të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil. Sipas dëshmisë së DJ Armand Zeneli, Sokrat Vata pas krimit i ka kërkuar DJ të klubit që ta çonte në spital, duke mos i treguar se çfarë kishte ndodhur.

Në dosjen hetimore të cilën Report Tv disponon, DJ thotë se Vata ishte i mbuluar me gjak ‘kokë e këmbë’, teksa dorën e mbante poshtë bluzës.

Pasi e ka marrë në makinë Zeneli thotë se Sokrati i ka kërkuar që të ndalojë në një rrugë me kalldrëm dhe. Pas disa hapave zbathur, disa metra larg makinës, 29-vjeçari ka hedhur diçka me forcë, thotë DJ.

Read more:Ditë e nxehtë, por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

“Rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 pashë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së klubit. Në vazhdim kur isha te pjesa e restorantit kanë ardhur një grup kolegësh pune të panikosur të cilët më thanë ‘merre Sokratin dhe çoje në spital se ti ke makinë këtu afër’.

Në drejtimin tim ka ardhur Sokrat Vata i cili ishte i gjakosur kokë e këmbë dhe mbante dorën poshtë bluzës në pjesën e barkut dhe më ka thënë disa herë “ku e ke makinën, më ço në spital, nxito o …’. Unë njoftova menaxherin në lidhje me situatën dhe më pas ika me vrap për të marrë makinën te parkimi dhe kur dola jashtë pashë një grup turistësh të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë.

Kam marrë makinën dhe në pjesën e sipërme të lokalit ka dalë Sokrati i cili kishte hipur në pjesën e pasme të makinës dhe u nisa menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit, ku Sokrati gjatë rrugës më tha ‘ik vetëm drejt’ dhe pas dy-tre minutash kur shkuan në një rrugë me kalldrëm Sokrati më ka thënë ‘ndalo këtu’ dhe ka ikur zbathur. Disa metra pak larg makinës vura re që Sokrati hodhi diçka me forcë”, ka treguar ai para hetuesve.

Pas këtij momenti Dj ka rrëfyer se ka shkuar në banesë i shokuar dhe pasi është qetësuar ka telefonuar policinë dhe ka ofruar ndihmë për kapjen e Sokratit.

Lexo edhe
Kronikë

Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur! Pistat e hetimit

Kronikë

Mashtroi punonjësit në 2 biznese në Tiranë dhe vodhi një çantë brenda një tjetër subjekti, arrestohet 37-vjeçari (EMRI)

Tags: #David Heurtevent #det #Deti #igli cekani #Ksamil #Luis Miguel Varela Mendes #Principotes Ksamil #Serxhi Selimi #Sokrat Vata #Vlore #vrasja e portugezit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur! Pistat e hetimit
  • Mashtroi punonjësit në 2 biznese në Tiranë dhe vodhi një çantë brenda një tjetër subjekti, arrestohet 37-vjeçari (EMRI)
  • Vidhet me dhunë marketi në Durrës, 26-vjeçari kap arkëtaren për flokësh dhe e detyron t’i dorëzojë paratë e xhiros! Në kërkim nga Policia (EMRI)
  • ‘Jam Bashkim Ulaj’, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI dhe i zhvasin 100 mijë €! 2 në pranga në Tiranë, një në kërkim
  • ‘Jam Bashkim Ulaj’, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI dhe i zhvasin 100 mijë €! 2 në pranga në Tiranë, një në kërkim
Nga të njëjtat tag-e
  • Truprojat e ‘Orange’ dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, caktohet masë detyrim paraqitjeje për pronarin dhe menaxherin e clubit! Prokuroria kërkoi arrest në burg
  • Ishte duke u larë në det, mbytet 19-vjeçari nga Kosova në Shëngjin
  • Rriten importet, bie produkti vendas/ 69 mijë tonë ushqime nga jashtë më shumë se një vit më parë, kryesojnë gruri e misri
  • Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit (VIDEO)
  • Temperatura deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 23 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 14 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur! Pistat e hetimit

DUKAGJIN – Mbi 50 plumba nga dy karikatorë kallashnikovi dyshohet të jenë lëshuar ndaj fuoristradës ku udhëtonin babë…

• 7 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Mashtroi punonjësit në 2 biznese në Tiranë dhe vodhi një çantë brenda një tjetër subjekti, arrestohet 37-vjeçari (EMRI)

37-vjeçari Gentian Bufazi ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim…

• 9 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Vidhet me dhunë marketi në Durrës, 26-vjeçari kap arkëtaren për flokësh dhe e detyron t’i dorëzojë paratë e xhiros! Në kërkim nga Policia (EMRI)

Një market në lagjen nr. 17 në Durrës ka rënë pre e një vjedhjeje me dhunë gjatë ditës…

• 12 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by