Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Fier/ Festa e Shën Kozmait, mbledh pelegrinë nga i gjithë vendi në Kolkondas! Të pranishëm edhe besimtarë nga Greqia
Sociale

Fier/ Festa e Shën Kozmait, mbledh pelegrinë nga i gjithë vendi në Kolkondas! Të pranishëm edhe besimtarë nga Greqia

• 24 Gusht, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qindra besimtarë e pelegrinë kanë nderuar Shën Kozmain. Pelegrinazhi në Manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit nisi mbrëmjen e së dielës, ku shumë prej besimtarëve zgjodhën të kalon natën në manastir.

Besimtarët ndezën qirinj duke kërkuar bekimin e shenjtorit.

“Shenjtori i dashur, vijnë e frekuentojnë janë besimtarë të gjithëve se jemi gjithë rob të zotit”, thotë një besimtar.

Nga Manastiri i Shën Kozmait, Mitropoliti i Fierit dhe Apolonisë, Nikolla Hyka, përcolli urimet për besimtarët.

Read more:Besimtarët festojnë për Shën Mërinë në Manastirin e Zvërnecit, urojnë njëri-tjetrin për ‘Pashkën e verës’

Festimeve iu bashkuan edhe mitropolitë nga e gjithë vendi. Në pelegrinazh morën pjesë edhe besimtarë të ardhur nga Greqia. Guvernatori i Epirit, Alexandros Kachrimanis, e cilësoi festën si një mundësi për të krijuar ura lidhëse mes dy popujve.

“Është një figurë me rëndësi të madhe fetare e shoqërore, ndaj vij gjithmonë për ta nderuar. Të gjitha këto vende kanë një histori që i bashkon dy popujt tanë, Greqinë dhe Shqipërinë”, tha Alexandros Kachrimanis.

Por Shën Kozmai nuk kujtohet vetëm si martir i besimit. Sipas teologut Miron Çako, ai pati një rol të rëndësishëm edhe në arsimim dhe në përhapjen e gjuhës shqipe.

Read more:Patosi kundër shkrirjes së bashkisë, Baçi ironi: Socialistët protestojnë, por nuk e lëshojnë Ramën

“Ai ka ndikuar jashtëzakonisht jo vetëm për besimin, sepse ai e ruajti dhe e nxiti besimin stërgjyshor, por ndikoi shumë edhe në arsimimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Ai nxiti hapjen e shkollave dhe ndikoi edhe në lëvizjen kombëtare. Dha dy gjëra: dashuri për Zotin dhe dashuri për atdheun”, tha ai.

Historia dhe gojëdhënat e shumta tregojnë se shenjti Kozma u vra nga Kurt Pasha, në 24 gusht 1779 , në shenjë hakmarrjeje të miqësisë së tij me Ali Pashë Tepelenën, ndërsa trupi i tij u gjet po në të njëjtën ditë në lumin Seman nga një prift i zonës.

Çdo vit kjo datë e kthen Manastirin e Kolkondasit në një nga destinacionet më të rëndësishme të pelegrinazhit fetar në Myzeqe.

Lexo edhe
Sociale

Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit (VIDEO)

Sociale

Pas pushimeve, emigrantët kthehen në Greqi! Dogana greke me një sportel, radhë të gjata në Kakavijë (VIDEO)

Tags: #Alexandros Kachrimanis #Fier #Greqia #Guvernatori #Manastiri i Shën Kozmait #myzeqe #Nikolla Hyka #pelegrinazhi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit (VIDEO)
  • Pas pushimeve, emigrantët kthehen në Greqi! Dogana greke me një sportel, radhë të gjata në Kakavijë (VIDEO)
  • Temperatura deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Ndryshon tabloja e motit në Korçë, vapa përvëluese i lë vendin stuhisë së shiut (VIDEO)
  • Shkodra tërheqëse për të huajt që vizitojnë Shqipërinë! Turistët provojnë edhe biçikletat e ujit: Do të rikthehemi
Nga të njëjtat tag-e
  • Mallakastër/ Çërrila prej dekadash pa ujë dhe pa rrugë, banorët: S’kemi asnjë pikë, kemi bërë vetë puse e pellgje (VIDEO)
  • Me celular në dorë dhe timonin në tjetrën, 50 mijë lekë gjobë për shoferin e autobusit në Fier! I hiqet edhe leja e qarkullimit (VIDEO)
  • Lajthitë mbeten stok në Fier e Mallakastër, fermerët: Prodhimi është i bollshëm, por çmimi i dobët
  • Dita e Abaz Aliut kulmon pelegrinazhin në Malin e Tomorrit, baba Mondi: Në këtë vend të shenjtë na bashkon besimi dhe dashuria për njeriun! Janë vlera që duhet t’i ruajmë (VIDEO)
  • Pelegrinazhi i Bektashinjve në Malin e Shenjtë të Tomorrit, mijëra besimtarë nga Shqipëria, rajoni dhe bota! Baba Mondi: Vijnë për t’ju lutur Zotit dhe për të marrë mirësitë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 20 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 13 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit (VIDEO)

Fillimi i kësaj jave ka nisur me të njëjtat ritme të fundjavës, me largime të shumta nga Porti…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Pas pushimeve, emigrantët kthehen në Greqi! Dogana greke me një sportel, radhë të gjata në Kakavijë (VIDEO)

Pasi kaluan pushimet verore në atdhe, emigrantët që jetojnë në Greqi kanë nisur të kthehen në këtë fund…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Temperatura deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Vendi ynë edhe këtë të hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Temperaturat maksimale arrijnë vlerën…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by