Një 35-vjeçar, i identofikuar si Klevis Leka ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi plagoi me thikë me thikë administratorin e pallatit ku banonte.
Ngjarja ndodhi në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”, gjatë një konflikti për linjen e ujit të pijshëm në këtë pallat.
71-vjeçari ndodhet në spital, ndërkohë policia njofton se ka sekuestruar mjetet prerëse (thikë dhe motorsharrë).
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit të mëngjesit të sotëm, se në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”, ndodhej i dëmtuar administratori i objektit, shtetasi F. G., 74 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u identifikua dhe u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar, shtetasi K. L., 35 vjeç, banor i këtij pallati.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka plagosur rëndë, me mjete prerëse, 74-vjeçarin, gjatë një konflikti për linjen e ujit të pijshëm në këtë pallat.
I dëmtuari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë




