Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile!
Politikë

“Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile!

• 31 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 19
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivisti shqiptar që jeton në Britani, Ilir Dedej, ka komentuar në “Programin e drekës”, në News24 me Nisida Tufën protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se pas 93 ditësh mobilizimi qytetar, sipas tij, pushteti i kryeministrit Edi Rama është dobësuar.

Dedej tha se protesta duhet të shkojë përtej tubimeve dhe marshimeve, duke bërë thirrje për mosbindje civile. Sipas tij, synimi duhet të jetë largimi i qeverisë dhe ndryshimi i sistemit politik. Aktivisti pretendoi gjithashtu se politikanët tashmë po shmangin daljet publike dhe lëvizjet e zakonshme, duke e lidhur këtë me reagimin e qytetarëve ndaj qeverisë.

Read more:Bardhi bën thirrjen: Çmimi i naftës më i shtrenjti në Rajon, qeveria të ndërhyjë, të ulë taksat!

Dedej kritikoi ashpër qeverisjen e Ramës, duke përmendur ndër të tjera edhe çmimet e larta të karburanteve dhe largimin e shqiptarëve nga vendi. Ai tha se protestuesit nuk kërkojnë thjesht një rotacion politik, por një ndryshim më të thellë të mënyrës së qeverisjes. Dedej u ndal edhe te protesta e paralajmëruar për 12 shtator, duke deklaruar se synimi është që qytetarët të qëndrojnë në shesh deri në dorëheqjen e kryeministrit.

Read more:“Nuk zgjidh problemet e qeverisjes”/ BIRN: “PasqyrAlbania” e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër

Ai theksoi se protestuesit duhet të jenë të gatshëm edhe për forma të mosbindjes civile, ndërsa kërkoi më shumë mbështetje nga qytetarët brenda vendit. Sipas Dedejt, në takimet dhe bisedat që ka zhvilluar me qytetarë, ka konstatuar një mbështetje për vazhdimin e protestave deri në largimin e Ramës. Dedej u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të marrin pjesë në protestën e 12 shtatorit, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për vijimin e lëvizjes kundër qeverisë.

Read more:Pretendimet se Shqipëria po destabilizon Malin e Zi, Pandeli Majko: Nuk kemi dashuri gjeopolitike për Serbinë! Ose jemi para një skandali në NATO, ose…

“Energjia duket dhe sot në ditën e 93. Pjesëmarrja ka qenë më se e mjaftueshme ku mendohej nga pushteti se kjo protestë do të dështonte. Personalisht, duke qenë pjesëmarrës në protestë prej 3 muajsh, jam përpjekur që të përbashkoj frymën pro protestës, kundër pushtetit korruptiv. Kjo të konkretizohet me një mosbindje civile qytetare, demokratike që do të çojë deri në rrëzimin e kryeministrit dhe këtij sistemi. Kemi pasur takime me njerëz, dhe bashkëbisedime online. Do të përgatitemi për t’i dhënë goditjen përfundimtare këtij pushteti korruptiv. nuk do të jemi përherë në rrugë, te mikrofoni apo marshimi. E gjithë politika është vendosur në mision për të shuar protestën. Të gjitha rrugët të çojnë që ata duan ta shuajnë këtë protestë, por kjo urrejtja e brendshme që qytetarët kanë krijuar prej kohësh ndaj korrupsionit, me shpresën për të larguar këtë qeveri apo këtë kryeministër, delirant, manipulator, një njeri që gjoja bën për popullin, por s’ka bërë asgjë. Çdo ditë shqiptarët vuajnë, siç është çmimi i karburantit, shumë i lartë. Një nga arsyet që ky kryeministër duhet të largohet. Qeverisja e Ramës është dobësuar. Po të shihni gjuhën e trupit në fillim nga Rama, që kishte mbështetje dhe nga opozita. Sot shohim që ka dhënë efekte kjo protestë. Siç ishte dhe frika që patën socialistët për të ndryshuar takimin e tyre, nga frika e protestuesve.

Read more:“Në shesh deri në largimin e Ramës”/ Mbyllet protesta e 91-të, qytetarët: Nesër më shumë!

Politikanët para protestës lëviznin lirshëm. Pinin kafe nëpër kafene. Sot i tremben popullit. Pse fshihen? Çfarë e mban të stepur këtë qeveri? Kjo protestë e ka dhënë efektin e saj. Shumë intelektualë e kanë dëshirën që të jenë aty, të flasin, por ka dhe nga ata që i kanë qëndruar larg tubimit. Kur flitet dhe të akuzohet duhet të flitet me fakte dhe prova. Pjesa tjetër dërrmuese kanë qenë, kemi folur, kemi shkëmbyer mendime. Pjesa më e madhe janë pro largimit të këtij sistemi. Flitet për ndryshim politik dhe jo rrotacion. Ne nuk kemi arsye që të largohemi nga vendi. Duhet të largojmë këtë lloj qeverisje, sistemi, që ka larguar shqiptarëve nga vendi. Shqipëria 1 euro, që ka dekada që po aplikohet, tregon se duhet të jemi të vendosur që të largojmë këtë sistem. Ne duam të vijmë më 12 shtator, dhe të qëndrojmë aty deri në rrëzimin e Ramës. Dorëheqja e tij është e panegociueshem. Duhet të jemi të gatshëm për një mosbindje civile, që mos të bëjmë pas. Na duhet mbështetje, mbështetje e brendshme. Me ata që kemi biseduar, ata kanë shprehur qëndrimin për të qëndruar aty, deri në dorëheqjen e Ramës. Këto janë parashikime, që do të tregojnë se çfarë do të bëhet më 12 shtator, e më pas. Duhet të jetë dhe mbështetja e njerëzve që janë aty. Se duhet mbështetje e plotë. Rama është në delir, pasi ka pasur bindjen se është pronari i vetëm i Shqipërisë. Një kryeministër, që brenda territorit të Shqipërisë, është mospërfillës. Jashtë territorit shprehte atë fobullëkun e tij, që tregonte se; unë vendos. Por sot nuk është më ai që ka qenë. Efekti i protestës e ka bërë punën e vetë. Ndaj duhet të jemi të bashkuar, që t’i tregojmë Ramës se jemi të vendosur. Dhe në nivel botëror, kredibiliteti i tij ka rënë. Një kryeministër ku askush nuk është i interesuar që të dëgjojë gjë për të.”, tha ai.

Read more:BIRN: Harta e re, një presion i shtuar mbi standardet e zgjedhjeve lokale

Lexo edhe
Politikë

Drafti i qeverisë për VNM-të ngre pikëpyetje për mbrojtjen e natyrës, BIRN: Ekspertët paralajmërojnë se ky akt mund të shërbejë për të justifikuar dëmet

Politikë

Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme

Tags: #Edi Rama #euro #jetë #kafe #opozita #Para #Politika

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Drafti i qeverisë për VNM-të ngre pikëpyetje për mbrojtjen e natyrës, BIRN: Ekspertët paralajmërojnë se ky akt mund të shërbejë për të justifikuar dëmet
  • Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme
  • Dita e 32-të e protestës/ Banorët e Divjakës në shesh kundër shkrirjes së bashkisë: Qeveria përgjigjet vetëm me statuse në Facebook!
  • Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!
  • Aktivisti paralajmëron përshkallëzim të protestës, Ilir Xhemalaj: Përgatituni për një vjeshtë shumë të fortë, do të nisim mosbindjen civile!
Nga të njëjtat tag-e
  • Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme
  • Udhëzimi i ri i arsimit, ndryshojnë rregullat për klasat e bashkuara, deri me 30 nxënës në një grup
  • Kostumi që stimulon muskujt në hapësirë/ Eksperimenti i astronautes franceze mund të ndihmojë edhe të moshuarit në Tokë
  • Aktivisti paralajmëron përshkallëzim të protestës, Ilir Xhemalaj: Përgatituni për një vjeshtë shumë të fortë, do të nisim mosbindjen civile!
  • “Nëna më vdiq në spital, mjekët donin lekë!”/ Qytetarja nga protesta: Të bllokojmë rrugët dhe tunelet, kjo qeveri po merr jetë njerëzish
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 39 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 14 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 11 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Mirditë/ 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, vdes pasagjeri! Shoferi dhe një i mitur në gjendje të rëndë te Trauma (FOTOT+VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Dhunuan kamerierin 18-vjeçar pasi kërkoi pagën, Gjykata e Durrësit lë në burg djalin e pronarit të hotelit dhe shokun e tij! Xhaxhai i të riut sot para togave të zeza (VIDEO) 6 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 6 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Drafti i qeverisë për VNM-të ngre pikëpyetje për mbrojtjen e natyrës, BIRN: Ekspertët paralajmërojnë se ky akt mund të shërbejë për të justifikuar dëmet

Anulimi i ligjit 21/2024 për Zonat e Mbrojtura është një ndër kërkesat më këmbëngulëse të protestës maratonë të…

• 24 minuta më parë • 6 min lexim
Politikë

Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme

Në Tiranë zhvillohet sot protesta e 94-të e organizuar kundër qeverisë, në vijim të një serie tubimesh që…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Dita e 32-të e protestës/ Banorët e Divjakës në shesh kundër shkrirjes së bashkisë: Qeveria përgjigjet vetëm me statuse në Facebook!

Banorët e Divjakës kanë zbritur sërish në shesh, duke shënuar ditën e 32-të të protestës kundër projektit të…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by