Biznesmeni dhe aktivisti Erlind Xhindi, në një intervistë për News 24 foli për protestën e fuqishme qytetare përpara Kryeministrisë.
Xhindi u shpreh se fatkeqësisht, kjo qeveri ka dërguar qytetarët në kurbet e se kemi hajdutët në pushtet.
“Dita e djeshme ishte e pritshme që të ishte e tillë, pritej përshkallëzimi. Kryeministri ishte në zyrë dhe provokoi, duke hapur dhe mbyllur grilat. Protestuesit kanë në dorë armën demokratike dhe ajo është fjala e lirë. Qytetari sot është në kurbet dhe hajduti është në pushtet, kjo është Shqipëria ku jetojmë. Protesta është kundër të gjitha forcave politike dhe është kundër korrupsionit. Ne këtu na solli Kodi Zgjedhor në 2008, ne këtu na solli reforma territoriale, që ka sjellë shpopullimin e vendit. De facto, kjo kastë ka rënë. Jemi në 2026 dhe akoma nuk ka ujë. Këta shpopullimin e kanë pasur në plan, është plan i menduar, prandaj qytetarët janë në shesh”, tha Xhindi.
Më tej, shtoi se grrabitja qeveritare ka arritur nivele të frikshme.
Read more:Tensione dhe përplasje me policinë te komisariati nr. 3, një qytetare ndjehet keq
“Ndryshimet në qeveri mund të kenë impakt? Aspak. Çfarë impakti mund të ketë, kur euro ka shkuar në 93 lekë dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë thotë se jemi të suksesshëm. Për studentët, kjo qeveri nuk bën asgjë, teksa në Tiranë kanë qira të papërballueshme me 600 euro në muaj. Këta vlerësojnë më shumë një qen sesa një pensionist e kjo është e tmerrshme. Shqipëria ka një treg monopol sot. Nafta dhe ushqimet në vend janë tepër të shtrenjta. Grabitja qeveritare ka arritur në nivele të frikshme. Ne nuk bëjmë diferenca, dy liderët kryesorë në 36 vite janë njësoj për ne”, u shpreh ai.
Erlind Xhindi bëri thirrje që të duam vetveten, që të mund të na dojë më tej edhe Europa, prandaj duhet të luftojmë për vendin tonë.
“Kjo është një gënjeshtër elektorale. Shqiptarët e kanë kuptuar se nëse ne nuk duam veten, nuk mund të na dojë as Europa. Si mund të na dojë Europa ne, kur nuk kemi barna në spitale, kur po na ikën baza intelektuale? Ka tentuar Europa të na ofrojë, por e kemi shkelur besën e tyre. Fondet e IPARD-it janë vjedhur këtu në mënyrë babzitëse. Desha të them për në fund, se protestuesit që u shoqëruan do të lirohen shumë shpejt”, përfundoi Xhindi.




