Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Ina Zhupa: TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë. Shfuqizimi i VKM-së ndryshon bazën juridike të projektit
Politikë

Ina Zhupa: TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë. Shfuqizimi i VKM-së ndryshon bazën juridike të projektit

• 2 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka kërkuar ndalimin dhe anulimin e projektit TID Durrës, duke e lidhur kërkesën me ndryshimin e fundit të situatës juridike dhe urbanistike në zonën ku shtrihet projekti.

Zhupa thekson se më 30 korrik 2026 qeveria shfuqizoi VKM-në që kishte shpallur një pjesë të Durrësit “Zonë të Re për Zhvillim”, ndërsa rreth 20 nga 74 pronat e prekura nga TID ndodhen në territorin ku mbivendoseshin instrumentet e planifikimit.

Sipas Zhupës, shfuqizimi i aktit nuk nënkupton automatikisht anulimin e TID-it, por krijon detyrimin për të rishikuar bazën juridike dhe urbanistike të projektit dhe për të pezulluar çdo veprim mbi pronat e banorëve deri në sqarimin e plotë të situatës. Ajo kërkon gjithashtu një proces të ri, transparent dhe të ligjshëm konsultimi me qytetarët, duke argumentuar se zhvillimi urban nuk mund të bëhet në cenim të të drejtave të pronarëve.

Read more:Raporti i KLSH – Ina Zhupa: Ministria e Kulturës financime pa transparencë, mungon përgjegjësia institucionale

Reagimi i Ina Zhupës:

TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë!

Banorët e Durrësit kanë të drejtë që kërkojnë pezullimin e projektit dhe institucionet nuk mund të bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Më 30 korrik 2026, qeveria shfuqizoi VKM-në që kishte shpallur një pjesë të Durrësit “Zonë të Re për Zhvillim”. Sot, qytetarët që kundërshtojnë TID Durrës kërkojnë që të pezullohen të gjitha veprimet që prekin pronat dhe banesat e tyre, deri në sqarimin e plotë të situatës së re juridike dhe urbanistike.

Read more:I thonë jo propozimit të Ramës/ Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, Këshilli Bashkiak në seancë të jashtëzakonshme

Me të drejtë, si mund të vazhdojë një projekt që prek 74 prona, kur rreth 20 prej tyre ndodhen pikërisht në territorin ku mbivendoseshin instrumentet e planifikimit që tashmë kanë ndryshuar status?

Shfuqizimi i një akti mund të mos e anulojë automatikisht TID-in, por padyshim që nuk mund të jetë pa pasoja mbi një projekt që ndërhyn mbi pronat dhe jetën e banorëve.

Që në fillim e kemi kundërshtuar TID sepse zhvillimi nuk mund të bëhet duke shkelur të drejtat e pronarëve, duke shkatërruar trashëgiminë e Durrësit, pa transparencë dhe pa konsultim real me qytetarët.

Read more:VIDEO/ Protesta e 81-të kundër Ramës! “Faleminderit “News24″ që përcjell realitetin”, qytetari nga Italia: Duhet të kthehemi në vendlindje, po na zhdukin

Tani institucionet kanë një detyrim, të ndalojnë çdo veprim mbi pronat e banorëve, të rishikojnë të gjitha aktet dhe të hapin një proces të ri, transparent dhe të ligjshëm konsultimi.

TID Durrës nuk mund të jetë projekt i imponuar mbi kokat e qytetarëve. Tani që ka ndryshuar baza juridike dhe urbanistike duhet të rishikohet gjithçka. Ky projekt duhet të anulohet sa më shpejt.

Lexo edhe
Politikë

Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, kush është ambasadorja e re që zëvendëson Silvio Gonzaton

Politikë

“Qytetarët në kurbet, hajdutët në pushtet”, biznesmeni: Kryeministri dje provokonte protestuesit, hapte dhe mbyllte grilat dhe…

Tags: #Banorët #Detyrim #Durres #Ina zhupa #jetë #Projekt #Prona #pronat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, kush është ambasadorja e re që zëvendëson Silvio Gonzaton
  • “Qytetarët në kurbet, hajdutët në pushtet”, biznesmeni: Kryeministri dje provokonte protestuesit, hapte dhe mbyllte grilat dhe…
  • Tensionet dje në protestën para Kryeministrisë, reagon Bardhi: Kur pushteti nuk ka më argumente, përdor forcën
  • “SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”, ambasada e SHBA-së: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine
  • VIDEO/ Kur ishte në opozitë premtonte epokë ndryshimesh në shëndetësi, sot të sëmurët me kancer s’kanë ilaçe! Metamorfoza e Ramës në pushtet
Nga të njëjtat tag-e
  • Ditë e kthjellët dhe me temperatura të nxehta…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Vau i Dejës/ Dy burrat humbën jetën nga rryma elektrike, Urgjenca publikon skedat e orareve: Ambulanca mbërriti në 18:44, jo në 19:44
  • ‘Benzi’ përplaset me Land Rover’ në Fushë-Krujë, dyshohet për një viktimë (VIDEO)
  • Dy burrat humbën jetën pasi i zuri korrenti, banorët në Vaun e Dejës protestojnë: Dolën për kafe dhe u kthyen të vdekur, ambulanca u vonua 1 orë e gjysmë! Urgjenca jep arsyen e vonesës: Mjeti kishte defekt teknik
  • 94 ditë rezistencë/ Efektivë, FNSH dhe autobot uji! Te Kryeministria “zbarkojnë” edhe krerët e lartë të policisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 19 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Dhunuan kamerierin 18-vjeçar pasi kërkoi pagën, Gjykata e Durrësit lë në burg djalin e pronarit të hotelit dhe shokun e tij! Xhaxhai i të riut sot para togave të zeza (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Fier/ Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari (EMRI) 6 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, kush është ambasadorja e re që zëvendëson Silvio Gonzaton

Sofia Moreira de Sousa është ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri. Diplomatja portugeze pritet të dorëzojë…

• 36 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

“Qytetarët në kurbet, hajdutët në pushtet”, biznesmeni: Kryeministri dje provokonte protestuesit, hapte dhe mbyllte grilat dhe…

Biznesmeni dhe aktivisti Erlind Xhindi, në një intervistë për News 24 foli për protestën e fuqishme qytetare përpara…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Tensionet dje në protestën para Kryeministrisë, reagon Bardhi: Kur pushteti nuk ka më argumente, përdor forcën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përplasjes së djeshme mes policisë dhe…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by