Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Revolucioni i ditës së parë të vjeshtës” – Përplasjet te Kryeministria, aktivisti Erikleo Çepa në News24: Boll është boll, protesta do marrë përmasa më të mëdha
Politikë

“Revolucioni i ditës së parë të vjeshtës” – Përplasjet te Kryeministria, aktivisti Erikleo Çepa në News24: Boll është boll, protesta do marrë përmasa më të mëdha

• 2 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 95-të, ndërsa tubimi i fundit që përkoi me datën 1 shtator u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. I ftuar në studion e News24, aktivisti Erikleo Çepa, ka zbardhur prapaskenat e zhvillimeve të fundit në bulevard, duke e cilësuar këtë fazë të re si “revolucionin e ditës së parë të vjeshtës”.

I pyetur mbi shkaqet që provokuan tensionet dhe përplasjet fizike anash godinës së ekzekutivit, Çepa sqaroi se lëvizja e protestuesve erdhi pasi kishte informacione se kryeministri ndodhej brenda zyrës së tij. Ai theksoi se plani i protestuesve ishte rrethimi i godinës për të kërkuar dorëheqjen e tij dhe jo për të kërkuar komunikim. Sipas aktivistit, provokimi i parë u nxit nga vetë policia përmes efektivëve me rroba civile.

Read more:VIDEO/ “Nuk jeni vetëm”/ Disa të shoqëruar nga policia! Protestuesit ‘shpërndahen’ në komisariate: Arrestoni Ramën, lironi çunat dhe gocat

“Nuk ka më durim që ne të presim me trëndafila kryeministrin. Provokimin e nisi policia duke vendosur ato konfliktet mes civilëve dhe protestuesve. U bënë civilët ata që vazhduan të provokonin njerëzit nëpër protestë duke i shtyrë drejt konflikteve, diçka që policia s’duhet ta bënte,” u shpreh Çepa.

Read more:Sërish tensione e përplasje të forta mes policisë dhe qytetarëve! Efektivët kërkojnë t’i largojnë, qytetarët nuk heqin dorë: Rama jep dorëheqjen!

Sa i përket vazhdimësisë së aksionit qytetar dhe zërave për përçarje apo etiketime, aktivisti bëri thirrje për bashkim, duke paralajmëruar se skenari nuk duhet të përsëritet si ai i vitit 2018. Ai u shpreh plotësisht i bindur se si rinia, ashtu edhe brezi i prindërve, tashmë i kanë hapur sytë përballë manipulimit politik. Sipas Çepës, pas fazës së vjeshtës, me hyrjen e stinës së dimrit protesta pritet të marrë përmasa edhe më të mëdha.

Lexo edhe
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Tags: #Komunikim #Kryeministria #Policia #Protesta #proteste #Rinia #Tensione

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 3 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 15 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin