Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rregullorja e re e GJKKO censuron mediat, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Kërcënim për të drejtën e informimit, autoritetet gjyqësore të ndërhyjnë
Kronikë

Rregullorja e re e GJKKO censuron mediat, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Kërcënim për të drejtën e informimit, autoritetet gjyqësore të ndërhyjnë

• 3 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Reporterët pa Kufij e cilëson një kërcënim për të drejtën e informimit rregulloren e re të GJKKO që censuron mediat.

Në një reagim për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj, organizata ndërkombëtare u bën thirrje autoriteteve gjyqësore që të ndërhyjnë për të ndryshuar rregulloren. Reporterët pa Kufij shpreh shqetësim dhe zhgënjim për shpërfilljen e GJKKO ndaj reagimeve të gazetarëve për rregulloren e re.

Gjithashtu, organizata thotë se rregullorja e re duhet të mos ndalojë në mënyrë përgjithësuese, por të lejojë marrjen e masave sipas rastit.

Read more:Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS! Ja mesazhi që iu dërgua deputetit të Partisë Mundësia

“Jemi të shqetësuar dhe të zhgënjyer që Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zgjedhur të shpërfillë shqetësimet e gazetarëve lidhur me rregulloren e saj të re. Çmimi i kësaj është një kërcënim për të drejtën e qytetarëve për t’u informuar siç duhet mbi procedurat gjyqësore.

I bëjmë thirrje autoriteteve gjyqësore shqiptare të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të ndryshuar rregulloren e GJKKO-së. Rregullorja nuk duhet të vendosë një ndalim të përgjithshëm dhe duhet të lejojë marrjen e masave proporcionale, rast pas rasti”, shprehet Reporterët pa Kufij.

Dokumenti i hartuar nga Erion Bani, i cili hyri në fuqi më 1 shtator, vendos kufizime dhe ndalime që e pamundësojnë mbulimin mediatik të proceseve gjyqësore në GJKKO. Prania e kamerave bëhet thuajse e pamundur, ndërsa gazetarëve, të cilët duhet të kërkojnë leje për ndjekjen e çdo seance, iu hiqet dhe përdorimi i telefonave celularë, si një mjet pune për transmetimin në kohë reale përmes mesazheve me tekst, të informacioneve nga seancat.

Read more:Në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm

Gjithashtu, rregullorja e re ka futur edhe mekanizmin e akreditimittë gazetarëve ku ata plotësojnë formularë e deklarata që nuk garantojnë nëse do të mund t’i ndjekin seancat, por as të raportojnë lirisht në redaksitë përkatëse për shkak të moslejimit të përdorimit të mjeteve të punës.

Veç kësaj, grupi i komunikimit në WhatsApp ku deri në këtë moment gazetarët njoftoheshin për seancat e zhvillime që lidhen me to, është mbyllur. GJKKO tha se gjithçka tanimë do të publikohet në faqen zyrtare ndërsa në WhatsApp do të hapet një grup i ri vetëm me gazetarët e akredituar.

Read more:Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Del pas 3 orësh në SPAK Igli Tare, çfarë deklaroi për gazetarët

Deri më tani gazetarë dhe shoqata të tyre brenda e jashtë vendit kanë reaguar vazhdimisht të shqetësuara ndaj rregullores së re, por përgjigjja e GJKKO ka qenë se s’ka ndërmend të bëjë pas.

Ndërkohë, në Apelin e Posaçëm, një ditë më parë gazetarëve u janë lejuar celularët gjatë seancave gjyqësore, duke shfaqur një tjetër qëndrim brenda së njëjtës godinë: transparencën.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Tags: #Erion Bani #Gazetarët #GJKKO #Gjykata #Kërcënim #Mediat #Ndalim #Reporteret pa kufij #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
  • Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 2 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve…

• 14 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin