Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nis bojkotin, bllokon shërbimet: Çfarë do bëhet me ne? Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)
Kronikë

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nis bojkotin, bllokon shërbimet: Çfarë do bëhet me ne? Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)

• 8 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë edhe bojkotin e parë nga administrata gjyqësore. Punonjësit dhe sekretarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës kanë bllokuar shërbimet, duke kërkuar sqarime se përse ende nuk u kanë kaluar pagat e muajit gusht dhe çfarë do të ndodhë me ta.

Administrata ka vënë në dijeni kryetarin e Gjykatës për bojkotin, ndërsa punonjësve u është komunikuar se do të ketë një qëndrim pas mbledhjes së kryetarëve të të gjitha gjykatave, e parashikuar në orën 15:00 në Gjykatën e Lartë.

Për pagat e bllokuara janë mbledhur edhe drejtuesit e prokurorive. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka thirrur në takim drejtuesit e prokurorive të rretheve dhe Shoqatën e Prokurorëve të Shqipërisë, ndërsa të ftuar janë edhe anëtarët e KLP-së.

Read more:“Pagat nuk janë bllokuar”/ Ministria e Financave: KLGJ dhe KLP të sjellin listëpagesat me metodologjinë në fuqi

Ngërçi nisi pasi Kuvendi nuk miratoi brenda afatit të 31 korrikut formulën e re për pagat e magjistratëve, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP argumentuan se ishin të detyruara të zbatonin vetë vendimin e Kushtetueses dhe përcaktuan pagën e re referuese prej 222 mijë e 425 lekësh, nga 156 mijë e 800 lekë që ishte më parë, plus shtesën prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit.

Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat e përllogaritura me rritjen, duke argumentuar se përcaktimi i formulës së pagave është kompetencë e Kuvendit dhe kërkoi që ato të ridërgoheshin sipas metodologjisë së mëparshme. Si pasojë, pa pagat e gushtit kanë mbetur jo vetëm gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe punonjës të administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Read more:Veliaj drejt finalizimit të ankimit në Strasburg për masën e arrestit, avokatët ndërkombëtarë kërkesë SPAK për ta takuar në paraburgim

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se “dera e Thesarit të Shtetit”, ku kanë mbetur të bllokuara pagat e institucioneve të drejtësisë, nuk mund të hapet me forcë.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka paralajmëruar se ngërçi do të zgjidhet në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Read more:Gjykata e Lartë kërkon zhbllokimin e pagave të gjyqtarëve. Sadushi shkresë Ministrisë së Financave: Vendimi i Kushtetueses është detyrues

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 08:37

Ngërçi për pagat e magjistratëve, Olsian Çela sot mbledhje me shefat e prokurorive në rrethe dhe me Shoqatën e Prokurorëve

1788856315_DREJTESIA.jpg

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela do të mbajë një mbledhje sot për çështjen e pagave të bllokuara të magjistratëve. Çela ka thirrur takimin me shefat e prokurorive në rrethe dhe me Shoqatën e Prokurorëve të Shqipërisë, ndërsa janë ftuar të marrin pjesë edhe anëtarët e KLP. Gazetarja Keti Banushi bën me dije se takimi do të zhvillohet pa praninë e mediave.

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se dera e Thesarit të Shtetit ku kanë mbetur të bllokuara pagat e institucioneve të drejtësisë, nuk mund të hapet me forcë.

Read more:“Përjashtuan nga bonusi personat me aftësi të kufizuara”/ Shpërthen protestuesi: Braktiseni Ramën e Berishën, rinia të ngrihet kundër diktaturës

Ndërkohë Ministri i Drejtësisë Toni Gogu që premtoi se çështja e pagave të magjistratëve do të zgjidhet me nisjen e këtij sesioni parlamentar.

“Detyra ime është që kjo të bëhet sa më shpejt, sa më mirë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t’u zbatuar, nuk negociohen, nuk relativizohen”, tha Gogu gjatë një deklarate për shtyp në fundjavë.

Lexo edhe
Kronikë

Vidhen dy biznesmenë në Berat, hajdutët marrin nga kasafortat e tyre rreth 20 milionë lekë (VIDEO)

Kronikë

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Apelit në bojkot, do zhvillohet vetëm masat e sigurisë! Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)

Tags: #Dera #Edi Rama #Gjykata #Gjykata e Tiranes #gjykata kushtetuese #gjyqtarët #gusht #pagat e drejtesise #prokurorët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vidhen dy biznesmenë në Berat, hajdutët marrin nga kasafortat e tyre rreth 20 milionë lekë (VIDEO)
  • Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Apelit në bojkot, do zhvillohet vetëm masat e sigurisë! Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)
  • ‘Nuk po na paguajnë qiranë e tokës’, banorët e Patos-Marinzës sërish në protestë: Do t’i bllokojmë aktivitetin ‘Bankers Petroleum’ (VIDEO)
  • Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon aktivitetin e ‘Polyeco Albania’ Sh.p.k
  • Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Gjykatës së Tiranës në bojkot, bllokohen shërbimet! Do zhvillohet vetëm masat e sigurisë! Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • 1.4 milionë skedarë të qeverisë së Berlinit publikohen në rrjetin e errët, hakerët kërkonin 2 milionë euro
  • “Gjykatat në kolaps, e nisët sesionin me shkelje!”/ Bardhi e Tabaku përplasen me Peleshin: Kuvendi po trajtohet si pronë private, zbatoni Kushtetutën
  • “Skandali ‘Kayo’, alarm për sigurinë kombëtare”/ Deklaratat e Ahmetaj për trafik armësh, opozita kërkesë Kuvendit, Blushi: Duhet Komision Hetimor Parlamentar
  • “Shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”/ Pagat e magjistratëve, Balla pas Konferencës së Kryetarëve, ironi më opozitën: U ‘djeg barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”
  • “100 ditë protestë në qendër të Tiranës”/ Media austriake: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori 33 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 10 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret 8 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “KAYO e kontrolluar nga Ron Yafet do të përdoret për trafik armësh”/ Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dh Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet 5 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë Si kurrë më parë! Sot dita e 100 e rezistencës, paralajmërohet protestë masive: Rama jep dorëheqjen! Ju ka ardhur fundi 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “I thashë shefit “e vras me dorën time””/ Ahmetaj bën denoncimin e fortë: Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës 5 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vidhen dy biznesmenë në Berat, hajdutët marrin nga kasafortat e tyre rreth 20 milionë lekë (VIDEO)

Dy biznesmenë në qytetin e Beratit kanë rënë pre e hajdutëve. Sipas burimeve vjedhjet janë bërë gjatë javës…

• 56 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Apelit në bojkot, do zhvillohet vetëm masat e sigurisë! Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)

Administrata e Gjykatës së Tiranës dhe ajo e Gjykatës së Apelit kanë nisur bojkotin për shkak të moskalimit…

• 56 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

‘Nuk po na paguajnë qiranë e tokës’, banorët e Patos-Marinzës sërish në protestë: Do t’i bllokojmë aktivitetin ‘Bankers Petroleum’ (VIDEO)

Prej 9 muajsh, banorët e Patos-Marinzës nuk kanë marrë pagesat për qiranë e tokës nga gjigandi i naftës…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by