Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ngërçi me pagat në drejtësi/ Në bojkot administratat në Gjykatën e Tiranës, Fierit, Vlorës e Lushnjës! Nesër mbledhje e jashtëzakonshme e gjyqtarëve (VIDEO)
Kronikë

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Në bojkot administratat në Gjykatën e Tiranës, Fierit, Vlorës e Lushnjës! Nesër mbledhje e jashtëzakonshme e gjyqtarëve (VIDEO)

• 9 Shtator, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bojkoti për shkak të ngërçit të krijuar me pagat në sistemin e drejtësisë është shtrirë në disa gjykata të vendit. Për të mos penalizuar personat e arrestuar, zhvillohen vetëm seancat për masat e sigurisë.

Në Gjykatën e Tiranës, bojkoti vijon për të dytën ditë radhazi. Punonjësit dhe sekretarët gjyqësorë të Dhomës Civile dhe asaj Penale nuk po ofrojnë shërbime, ndërsa kërkojnë sqarime se kur do të ekzekutohen pagat e tyre.

Edhe administrata e Gjykatës së Fierit iu bashkua këtë të mërkurë bojkotit për të njëjtën arsye. Në Vlorë, bojkoti ka sjellë mbylljen e dyerve të gjykatës. Shërbimi për qytetarët është kufizuar në vetëm 15 minuta në ditë.

Read more:Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Gjykatës së Tiranës dhe e Apelit në bojkot, do zhvillohet vetëm masat e sigurisë! Mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)

Në Lushnjë, rreth 35 punonjës të administratës së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë bojkotuan punën për rreth dy orë. Ata thonë se paga, të cilën duhet ta kishin marrë më 3 shtator, ende nuk ka kaluar dhe paralajmërojnë se bojkoti do të përsëritet në ditët në vijim nëse situata nuk zgjidhet.

Edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, mblodhi dje drejtuesit e prokurorive, përfaqësues të KLP-së dhe Shoqatën e Prokurorëve. Në takim u theksua nevoja për një zgjidhje të shpejtë nga Kuvendi, në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se “u dakordësua vijimi i trajtimit të kësaj çështjeje përmes instrumenteve ligjore, në funksion të garantimit të pavarësisë dhe funksionimit normal të sistemit të drejtësisë”.

Read more:“Kanë paga disa herë më të larta se ne”, Rama me tone të ashpra: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi

Ngërçi nisi pasi Kuvendi nuk miratoi brenda afatit të 31 korrikut formulën e re për pagat e magjistratëve, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP argumentuan se ishin të detyruara të zbatonin vetë vendimin e Kushtetueses dhe përcaktuan pagën e re referuese prej 222 mijë e 425 lekësh, nga 156 mijë e 800 lekë që ishte më parë, plus shtesën prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit.

Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat e përllogaritura me rritjen, duke argumentuar se përcaktimi i formulës së pagave është kompetencë e Kuvendit dhe kërkoi që ato të ridërgoheshin sipas metodologjisë së mëparshme. Si pasojë, pa pagat e gushtit kanë mbetur jo vetëm gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe punonjës të administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:18

Ngërçi me pagat në drejtësi, administrata e Gjykatës Administrative në Lushnjë 2 orë bojkot (VIDEO)

Rreth 35 punonjës të administratës së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Lushnjë kanë bojkotuar sot punën për rreth dy orë.

Read more:Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nis bojkotin, bllokon shërbimet: Çfarë do bëhet me ne? Sot mblidhen gjyqtarët dhe prokurorët (VIDEO)

Punonjësit kërkojnë që t’u kalojë paga e muajit, e cila duhej të ishte marrë më datë 3 shtator.

Sipas tyre, vonesa e pagave lidhet me procesin e shqyrtimit të rritjes së pagave të gjyqtarëve, ndërsa kjo situatë ka sjellë vonesa edhe për administratën e gjykatës.

Bojkoti i sotëm zgjati vetëm dy orë, por punonjësit paralajmërojnë se protesta do të përsëritet edhe në ditët në vijim, deri në momentin që pagat të kalojnë.

Read more:Dhoma e Avokatisë paralajmëron bojkot të seancave në GJKKO, Ferdinand Ndoja në Report TV: Rregullorja e re bie ndesh me ligjin, i jemi drejtuar KLGJ-së dhe ministrisë

Administrata kërkon zgjidhjen e situatës dhe marrjen e pagave që u takojnë, duke shprehur shqetësimin për vonesat në pagesat mujore.

Ora 12:17

Ngërçi me pagat në drejtësi, edhe Gjykata e Vlorës mbyll dyert! Administrata në bojkot, shërbim për qytetarët vetëm 15 minuta në ditë (VIDEO)

Situata e krijuar me pagat në sistemin e drejtësisë ka bërë që edhe Gjykata e Vlorës të mbyllë dyert. Shërbimi për qytetarët do të jetë vetëm 15 minuta në ditë, ndërsa gjatë ditës së sotme nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqësore për shkak të bojkotit të administratës.

Një vendim i tillë ka ardhur pas ngërçit të krijuar ditët e fundit me çështjen e pagave në sistemin e drejtësisë.

Read more:I mbijetoi gjenocidit të Çamërisë dhe u kthye në zë për të, ndërron jetë në moshën 93-vjeçare historiani Hajredin Isufi

Ora 11:18

Ngërçi me pagat, edhe administrata e Gjykatës së Fierit në bojkot! Avokati: Qytetarët duhet të ishin njoftuar që s’do të ketë shërbime (VIDEO)

Edhe administrata e Gjykatës së Fierit ka nisur bojkotin pas ngërçit të krijuar me pagat në sistemin e drejtësisë. Asnjë shërbim nuk po ofrohet për qytetarët dhe do të zhvillohen vetëm seancat për masat e sigurisë. Një avokat, Jurid Sharka tha se e mbështet bojkotin, por sipas tij qytetarët duhet të ishin njoftuar paraprakisht se nuk do të ketë shërbime.

“Në një mënyrë të papritur, janë njoftuar qytetarët që do ketë bojkot, nuk do ketë as shërbim sekretarie as procese gjyqësore, përveç masave të sigurisë. Procese të tjera është vendosur të mos zhvillohen dhe ka ardhur në një formë të papritur. Bojkoti është i drejtë, në zbatim të të gjitha kritereve ligjore që përcaktohen në kushtetutën shqiptare, por që do ta mbështesin bojkotin duke marrë masa paraprake për njoftimin e zhvillimit të këtij bojkoti”, tha avokati.

Lexo edhe
Kronikë

Plagosi 29-vjeçarin në këmbë pas konfliktit në Krumë, vetëdorëzohet i dyshuari! Shkon në polici me pistoletën, i gjendet edhe kallashnikov e antiplumb

Kronikë

U kap duke lëvizur pa patentë në bregdetin e Divjakës, nis hetimi për personazhin e TikTok (VIDEO)

Tags: #Gjykata #gjykata e fierit #Gjykata e Lushnjes #Gjykata e Tiranes #gjykata e vlores #gjykata kushtetuese #jetë #klgj #KLP #pagat e drejtesise

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Plagosi 29-vjeçarin në këmbë pas konfliktit në Krumë, vetëdorëzohet i dyshuari! Shkon në polici me pistoletën, i gjendet edhe kallashnikov e antiplumb
  • U kap duke lëvizur pa patentë në bregdetin e Divjakës, nis hetimi për personazhin e TikTok (VIDEO)
  • Pjesë e grupit të Visit të Pojës, ekstradohet nga Italia Ervis Deti
  • Zjarret në vend, 13 aktive në disa qarqe! Vijojnë operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)
  • Ngërçi me pagat në drejtësi/ Në bojkot administratat në Gjykatën e Tiranës, Fierit, Vlorës e Lushnjës! Nesër mbledhje e jashtëzakonshme e gjyqtarëve (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Përleshje mes policisë dhe protestuesve”/ “Le Figaro”: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
  • Ngërçi me pagat në drejtësi/ Në bojkot administratat në Gjykatën e Tiranës, Fierit, Vlorës e Lushnjës! Nesër mbledhje e jashtëzakonshme e gjyqtarëve (VIDEO)
  • Ditë e kthjellët por në zonat malore priten reshje shiu…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Dhunoi Eduart Kuçin pasi e ofendoi online, Gjykata liron nga qelia këngëtarin Jozefin Marku! I cakton arrest shtëpie
  • Ngërçi me pagat në drejtësi, administrata e Gjykatës së Tiranës dhe ajo e Fierit në bojkot! Gjyqtarët nesër në mbledhje të jashtëzakonshme (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 6 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Sociale Në QSUT kryhet për herë të parë trombektomia mekanike, ndërhyrja që u jep më shumë shanse pacientëve me goditje në tru (VIDEO) 6 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 6 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Ministri i Mbrojtjes duhej të jepte dorëheqjen! Rama të japë llogari 6 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Plagosi 29-vjeçarin në këmbë pas konfliktit në Krumë, vetëdorëzohet i dyshuari! Shkon në polici me pistoletën, i gjendet edhe kallashnikov e antiplumb

Një ditë pasi dyshohet se qëlloi me armë zjarri një 29-vjeçar në Krumë dhe u largua nga vendngjarja,…

• 10 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

U kap duke lëvizur pa patentë në bregdetin e Divjakës, nis hetimi për personazhin e TikTok (VIDEO)

Policia Divjakës ka nisur hetimin për Dritan Gjylën, i njohur edhe si Tan Gjyla në TikTok. 53-vjeçari u…

• 54 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Pjesë e grupit të Visit të Pojës, ekstradohet nga Italia Ervis Deti

Ervis Deti, pjesë e grupit të Visit të Pojës është ekstraduar nga Italia. “Në vijim të operacionit ndërkombëtar…

• 54 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by