Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit, farsën zgjedhore dhe nevojën për qeveri teknike në Shqipëri
Politikë

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit, farsën zgjedhore dhe nevojën për qeveri teknike në Shqipëri

• 9 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kongresmenin republikan Pete Sessions, ku në fokus kanë qenë zhvillimet politike në Shqipëri, trafiku i drogës, korrupsioni dhe proceset zgjedhore.

Berisha, i shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se gjatë takimit u diskutua për ndikimin e krimit të organizuar dhe parave të drogës në politikë dhe zgjedhje. Sipas tij, këto fenomene po minojnë demokracinë dhe institucionet e pavarura në Shqipëri.

Në takim, Berisha ngriti gjithashtu shqetësimin për kontrollin e qeverisë mbi institucionet e drejtësisë, duke akuzuar kryeministrin Rama se po e përdor drejtësinë si “armë politike” kundër opozitës. Ai përmendi edhe çështjen e Belinda Ballukut, duke pretenduar se Rama ka bllokuar hetimin ndaj saj përmes mbrojtjes së saj politike.

Read more:Tedi Blushi kërkon interpelancë me Ministrin e Financave: Ulni çmimet e ushqimeve dhe karburanteve

Sipas Berishës, u diskutua edhe nevoja për një qeveri teknike në Shqipëri, si një hap për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe rikthimin e besimit te institucionet.

Në takim u trajtua gjithashtu lufta kundër karteleve të drogës dhe partneriteti strategjik SHBA-Shqipëri. Berisha falënderoi kongresmenin Sessions për interesin ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe rajon.

Read more:“Udhëtimi i Berishës në SHBA pozitiv, por PD-ja mbetet peng i së shkuarës”/ Salianji: Rama ka humbur mbështetjen, qytetarët presin ndryshimin e opozitës për të larguar kryeministrin

Në takim morën pjesë edhe Bert Misuzaëa, kandidat republikan për Senat në shtetin e Virxhinias, si dhe gjenerali Zapanta.

Reagimi i plotë:

Takim me Kongresmenin Pete Sessions: Diskutuam mbi pasojat e narkoshtetit dhe farsën zgjedhore, nevojën për qeveri teknike në Shqipëri

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar nga Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të rëndësishëm me anëtarin e Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes, kryetarin e Nënkomisionit të Operacioneve Qeveritare, Kongresmenin Pete Sessions. Diskutimi ynë u përqendrua në problemet madhore me të cilat përballet Shqipëria, kryesisht trafiku i drogës dhe narkoshteti, korrupsioni galopant dhe ndikimi i tyre i drejtpërdrejtë në manipulimin e proceseve zgjedhore.

Read more:Berisha takon kongresmenin amerikan Keith Self. Në fokus korrupsioni, trafiku i drogës dhe qeveria teknike

Lufta ndaj karteleve të drogës dhe ndikimi te zgjedhjet u trajtuan gjerësisht në këtë takim.

Gjatë takimit u vu theksi te qëndrimet e shprehura nga Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, sipas të cilëve partneriteti strategjik me Shqipërinë synon në radhë të parë luftën pa kompromis ndaj trafikut dhe karteleve të drogës. U denoncua fakti se krimi i organizuar dhe paratë e drogës, të lidhura me nivelet më të larta të qeverisjes, po përdoren nga administrata dhe qeveria e sotme e Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet, për të kontrolluar pushtetin dhe për të pastruar paratë e drogës.

Read more:Bardhi, Tabaku e Noka takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve

E njohëm kongresmenin amerikan me situatën jashtëzakonisht të vështirë ku ndodhet vendi. Kryeministri Rama ka shkatërruar Kushtetutën dhe të gjitha institucionet e pavarura, duke përqendruar në duart e tij një pushtet absolut që prodhon korrupsion absolut. Po ashtu, ngritëm shqetësimin se qeveria kontrollon plotësisht drejtësinë dhe po e përdor atë si armë politike kundër opozitës, me qëllim mbajtjen e pushtetit. Ai refuzoi t’i heqë imunitetin Ballukut, duke i bllokuar kështu haptas drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit.

Në këtë takim e falënderuam Kongresmenin Sessions për interesin e tij për zhvillimet në Shqipëri dhe rajon, luftën kundër karteleve të drogës dhe politizimin e drejtësisë. Takimi ishte i hapur. Në takim merrnin pjesë z. Bert Misuzaëa, kandidat republikan për Senat në Shtetin e Virxhinias, dhe Gjenerali Zapanta.

Lexo edhe
Politikë

Nga protesta drejt një force të re politike? Xhindi: Po krijojmë lëvizjen paralele, besojmë te ëndrra demokratike!

Politikë

Më 12 shtator diaspora në Tiranë! Aktivisti Xhindi tregon prapaskenat: Mund të bllokojmë Kuvendin, burra, gra e fëmijë, tërë natën pa lëvizur nga protesta!

Tags: #Armë #Donald Trump #fatmir mediu #Fokus #Kandidat #korrupsion #Krimi #Krimi i organizuar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga protesta drejt një force të re politike? Xhindi: Po krijojmë lëvizjen paralele, besojmë te ëndrra demokratike!
  • Më 12 shtator diaspora në Tiranë! Aktivisti Xhindi tregon prapaskenat: Mund të bllokojmë Kuvendin, burra, gra e fëmijë, tërë natën pa lëvizur nga protesta!
  • “Të çohet në këmbë Shqipëria”/ Aktivistja Jaupaj: Vendi në mjerim. Në shesh deri në largimin përfundimtar të Ramës
  • Aktivisiti nga diaspora: Protesta duhet të përshkallëzohet! Jemi gati të qëndrojmë disa ditë para institucioneve!
  • “Protestuesit dje u arrestuan në trotuare, pa bërë shfaqje dhune!”/ Ironizon mjeku Ermal Pashaj: S’më vjen çudi që të dalë një VKM ku veza të quhet si “armë e ftohtë”!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protestuesit dje u arrestuan në trotuare, pa bërë shfaqje dhune!”/ Ironizon mjeku Ermal Pashaj: S’më vjen çudi që të dalë një VKM ku veza të quhet si “armë e ftohtë”!
  • Thuajse dy vite në qeli, Ilir Meta kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë
  • Akuzat e e Ahmetajt për trafik armësh! Lubonja: S’duhet vetëm Komision Parlamentar, por edhe brenda PS-së. Protesta, ngjarje historike!
  • Plagosi 29-vjeçarin në këmbë pas konfliktit në Krumë, vetëdorëzohet i dyshuari! Shkon në polici me pistoletën, i gjendet edhe kallashnikov e antiplumb
  • “Përleshje mes policisë dhe protestuesve”/ “Le Figaro”: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 10 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 8 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 6 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Sociale Në QSUT kryhet për herë të parë trombektomia mekanike, ndërhyrja që u jep më shumë shanse pacientëve me goditje në tru (VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Nga protesta drejt një force të re politike? Xhindi: Po krijojmë lëvizjen paralele, besojmë te ëndrra demokratike!

Aktivisti Erlind Xhindi ka komentuar protestat dhe diskutimet për krijimin e një force të re politike nga lëvizja…

• 5 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Më 12 shtator diaspora në Tiranë! Aktivisti Xhindi tregon prapaskenat: Mund të bllokojmë Kuvendin, burra, gra e fëmijë, tërë natën pa lëvizur nga protesta!

Aktivisti Erlind Xhindi ka folur në News24 për protestën e zhvilluar një ditë më parë, përplasjet me policinë…

• 19 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Të çohet në këmbë Shqipëria”/ Aktivistja Jaupaj: Vendi në mjerim. Në shesh deri në largimin përfundimtar të Ramës

Aktivistja Nevila Jaupaj, emigrante në Kanada, në një lidhje me News24 tha se protesta nuk duhet të jetë…

• 19 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by