Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Smart City’, 600 kamera në 20 shkolla! Prindërit kërkojnë garanci: Kush i monitoron pamjet?! Zv.ministrja në Report TV: Ruhen në Polici, aksesi është i kontrolluar dhe çdo hyrje gjurmohet
Sociale

‘Smart City’, 600 kamera në 20 shkolla! Prindërit kërkojnë garanci: Kush i monitoron pamjet?! Zv.ministrja në Report TV: Ruhen në Polici, aksesi është i kontrolluar dhe çdo hyrje gjurmohet

• 18 Shtator, 2026 • 9 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Ne kemi një vit që po punojmë për një projekt që besoj do të na japë një dorë të madhe të gjithëve, bashkë me Ministrinë e Arsimit, drejtoritë e shkollave, mësuesit dhe prindërit. Ky është një projekt për sigurinë e lartë të shkollave përmes sistemit të kamerave inteligjente” thoshte kryeministri Edi Rama teksa prezantonte projektin Smart City më 5 dhjetor të vitit 2024.

Nga një projekt i prezantuar në nëntor të vitit 2024, tashmë kamerat inteligjente në shkolla, kanë nisur të shtrihen në institucionet arsimore.

Zbatimi i i projektit “Smart City Albania” nisi më 19 dhjetor 2025 dhe më 16 korrik 2026, u raportua se në fazën e parë sistemi ishte instaluar në 20 shkolla në Tiranë, me rreth 600 kamera.

Kryeministri Edi Rama më 31 Gusht 2026 në inspektimin e zhvilluar në gjimnazin “Partizani” ku kamerat e reja janë implementuar, tha se tanimë siguria është e garantuar, kurse prindërit mund të jenë në dijeni të çdo situate që përfshin fëmijët e tyre.

Report tv përmes një vëzhgimi në disa prej shkollave të kryeqytetit konstatoi se tashmë projekti “smart city” ka nisur implementimin në terren.

Read more:Revolta kundër Ramës nuk ndalet/ Qytetarët thirrje në mbështetje të protestuesve të ndaluar: Gjithë Shqipëria është me ju

Por ndërsa projekti ka kaluar nga ideja në zbatim ngrihet nje pikëpyetje tjetër: Si është pritur vendosja e kamerave nga prindërit?

A e shohin ata këtë risi teknologjike si një mënyrë për rriten e sigurisë së fëmijëve të tyre, apo kanë shqetësime për privatësinë dhe mënyrën se si do të përdoren këto pamje?

“Por gjëja edhe më e keqe akoma janë kamerat, ato kamerat e inteligjencës artificiale.Neve nuk na kanë pyetur, as na kanë marrë mendim si prindër që fëmijët janë minorenë. Domethënë ka shumë probleme, por me këtë qeveri që kemi na takon kjo gjë” thotë një prind.

“Shumë mirë, që të mos ndodhi asnjë gjë. Patjetër që do ta rrisë sigurinë e fëmijëve se ajo prandaj bëhet” thotë një tjetër

“Shumë mirë kanë bërë” shton një tjetër prind.

Read more:600 kamera në 20 shkolla në Tiranë e Kamëz, zv.ministrja e Arsimit: Nuk do të vendosen në klasa! Oficerët e sigurisë do kenë akses te pamjet

Por siguria në shkolla nuk lidhet vetëm me atë që mund të shohë një kamer. Përtej monitorimit, mbetet një tjetër dilemë: Si e përjetojnë fëmijët faktin që do të jenë gjithë kohës nën monitorim.

“Që të mos bëjmë më gabime” thotë një fëmijë.

Kjo pasi sipas ekspertëve në momentin që fëmijët janë nën monitorim janë të prirur të ndryshojnë sjellje.

“Shiko është padiskutim një ngjarje e re kjo dhe doemos gjërat e reja gjithjmonë sjellin turbulenca, shqetësime, paqartësi e moskuptime. Është mnjë komportim i ri, një mënyrë e re e raporteve midis fëmijëve edhe teknologjisës. Në këtë kontëkst unë them që gradualisht, fëmijët e sotshëm janë më shumë se bijë të peindërve të tyre janë bijtë e epokës dhe jetojnë në epokën e teknologjisë. Kështuqë nuk besoj se do të ketë ndonjë kërrcitje të madhe adoptimi i tyre me teknologjinë.

Unë mendoj që shkolla është një institucion i disiplinës dhe në një farë mënyre vendosja e teknologjisë i shërben garantimit të fëmijëve, mbrojtjes së tyre, identitetit të tyre nga rreziqet që u kanosen. Më duket që qëllimi i teknologjisë dhe survejancës nuk është fjala për të zbuluar as intimitete as identitete as veçoritë e secilit individ apo të familjes së tyre. Ajo ka të bëjë me, është një komponent shtesë për garantimin e disiplinës së shkollës dhe për mbrojtjen e fëmijëve.

Read more:“Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë?

Sidomos nga faktorë të jashtëm si bullizmi, ngacmimet nga pedofilët etj etj. Kështu që unë mendoj që teknologjia nuk bën ndonjë dëm, përkundrazi garanton. Ne jetojmë në një epokë të re. Kjo është epoka e infosferës, njerëzit do të jetojnë sëbashku me teknologjinë” thotë sociologu Gëzim Tushi

Sipas sociologut kamerat ndikojnë edhe tek sjellja e mësesve.

“Unë mendoj që është një faktor pozitiv përsa i përket edhe raportit të mësuesit me profesionin e tyre. Ky panoktiponi që kontrollon edhe mësuesin do të thotë që do të ndikojë për mirë së pari në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, pra në rritjen e rendimentit të punës së mësuesit dhe sidomos në zbatimin e kodit etik të raporteve me nxënësin.

Tanimë çdo veprim i mësuesit qoftë i pakontrolluar ai padiskutim do të jetë vazhdimisht i identifikueshëm. Kjo do të bëjë që së pari të forcohet edhe disiplina e shkollës por edhe raportet midis mësuesëve edhe nxënësve” shpjegon ai.

Read more:Protesta e 108-të/ “Veliaj në qeli, radhën e kanë Rama dhe Balluku”, Arben Kola në revoltën kundër qeverisë, thirrje SPAK: Vazhdo me arrestime, çliro Shqipërinë nga krimi

Zv.ministrja e Brendshme Anisa Ruseti nga ana e saj sqaroi në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV se pamjet ruhen në serverin qendror të Policisë së Shtetit, ndërsa akses në sistem kanë vetëm personat e autorizuar dhe çdo hyrje është e gjurmueshme përmes një kodi individual.

” Të dhënat e sistemit aksesohen vetëm nga personat e autorizuar p-ër ta përdorur. Tek shkollat, këtë autorizim e kanë oficerët e sigurisë dhe drejtorët e shkollave. Në rastin e trafikut apo policëve, ccdo akses në Smart City është i gjurmueshëm përmes një kodi që nëse keqpërdoret nga dikush nga stafi do të duhet ti nënshtrohet të gjitha procedurave administrative dhe penale. Izraeli nuk hyn në asnjë vend. Pamjet e fëmijëve që monitorohen qëndrojnë brenda Shqipërisë. Duhet të ndajmë qartë se cili është operatori që po ndihmon në implementimin e projekjtit dhe përdoruesi i projektit është shteti shqiptar. Të dhënat ruhen vetëm në Policinë e Shtetit, në serverin qendror ku kanë akses vetëm punonjësit. I gjithë projekti kryehet me fibra optike, pa akses në internet që të minimizohet hakerimi apo humbja e të dhënave. Në këtë moment që po e testojmë jemi në përditësim të përditshëm për të siguruar qytetarët që të dhënat e tyre, janë të mbrojtura nga shteti shqiptar” tha Ruseti në Report TV

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:47

Kamerat inteligjente në shkolla, Ruseti garanton sigurinë e pamjeve: Aksesi i kufizuar dhe i gjurmueshëm, të dhënat ruhen në Polici

Të dhënat e fëmijëve të regjistruara nga kamerat inteligjente të “Smart City” në shkollat e Tiranës do të qëndrojnë brenda Shqipërisë dhe nuk do të aksesohen nga kompania që asiston në zbatimin e projektit. Zv.ministrja e Brendshme Anisa Ruseti sqaroi në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV se pamjet ruhen në serverin qendror të Policisë së Shtetit, ndërsa akses në sistem kanë vetëm personat e autorizuar dhe çdo hyrje është e gjurmueshme përmes një kodi individual.

Sipas Rusetit, sistemi është ndërtuar për të minimizuar edhe rrezikun e ndërhyrjeve nga jashtë, pasi funksionon përmes fibrave optike dhe pa akses në internet. Inteligjenca artificiale shërben vetëm për të sinjalizuar në kohë reale situata të mundshme rreziku, ndërsa vendimin nëse duhet ndërhyrë e merr oficeri i sigurisë. Në rast keqpërdorimi të aksesit në sistem, personi përgjegjës përballet me procedura administrative dhe penale.

““Këto 20 shkolla që e kanë të integruar sistemin Smart City që prodhon alerte në bazë të inteligjencës artificiale do kenë një siguri publike të shtuar në të gjithë perimetrin e shkollës. Ka vetëm një javë që ka filluar implementimi. Testet e para u zhvilluan gjatë kësaj jave me algoritme që identifikonin sjellje të ndryshme.

Read more:Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave të Gjykatës së Lezhës, Thesari nuk ekzekuton listëpagesat e gushtit

Po e kalojmë me sukses fazën e testimit. Në të gjitha rastet, ky sistem i vjen në ndihmë burimeve njerëzore. Kamerat mbeten të njëjtat. Sistemi është ai që është inteligjent dhe shfrytëzon inteligjencën artificiale për të reaguar në kohë reale ndaj një situate të caktuar. Personi, oficeri i sigurisë është ai që bën vlerësimin, Adoleshentët kur takohen me njëri tjetrin kanë gjeste më të lëvizshme që në momentin e parë sistemi i sinjalizon si rrezik potencial për një konflikt.

Është oficeri i sigurisë ai që dedekton nëse ka situatë potenciale rreziku. Ky është një projekt i vendimarrjes së qeverisë shqiptare për të rritur sigurinë publike jo vetëm në shkolla por edhe monitorimin e trafikut veror, akustikën, kamerat e trupit që do vendosen në policinë e shtetit dhe shumë aspekte të tjera që lidhen me sigurinë publike. Projekte të tilla po zbatohen në shumë qytete si Londra.

Të dhënat e sistemit aksesohen vetëm nga personat e autorizuar p-ër ta përdorur. Tek shkollat, këtë autorizim e kanë oficerët e sigurisë dhe drejtorët e shkollave. Në rastin e trafikut apo policëve, ccdo akses në Smart City është i gjurmueshëm përmes një kodi që nëse keqpërdoret nga dikush nga stafi do të duhet ti nënshtrohet të gjitha procedurave administrative dhe penale. Izraeli nuk hyn në asnjë vend.

Pamjet e fëmijëve që monitorohen qëndrojnë brenda Shqipërisë. Duhet të ndajmë qartë se cili është operatori që po ndihmon në implementimin e projekjtit dhe përdoruesi i projektit është shteti shqiptar. Të dhënat ruhen vetëm në Policinë e Shtetit, në serverin qendror ku kanë akses vetëm punonjësit. I gjithë projekti kryehet me fibra optike, pa akses në internet që të minimizohet hakerimi apo humbja e të dhënave. Në këtë moment që po e testojmë jemi në përditësim të përditshëm për të siguruar qytetarët që të dhënat e tyre, janë të mbrojtura nga shteti shqiptar” tha Ruseti në Report TV

Lexo edhe
Sociale

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)

Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Tags: #Adoleshentët #Edi Rama #Femije #Fëmijët #gusht #Institucion #institucionet #kamera inteligjente #shkollë #Smart City

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
Nga të njëjtat tag-e
  • Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 4 lexime · 2 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)

Shpërthimi tragjik në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe u dëmtuan 10 të tjerë, ka rikthyer në…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin