Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. 600 kamera në 20 shkolla në Tiranë e Kamëz, zv.ministrja e Arsimit: Nuk do të vendosen në klasa! Oficerët e sigurisë do kenë akses te pamjet
Sociale

600 kamera në 20 shkolla në Tiranë e Kamëz, zv.ministrja e Arsimit: Nuk do të vendosen në klasa! Oficerët e sigurisë do kenë akses te pamjet

• 17 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

20 ndër shkollat më të frekuentuara në Tiranë dhe Kamëz janë pajisur tashmë me kamera inteligjente, ndërsa sistemi do të vihet në funksion nga shtatori, me nisjen e vitit të ri shkollor. Në total janë instaluar rreth 600 kamera, të cilat synojnë të rrisin sigurinë për rreth 14 mijë nxënës.

Zv.ministrja e Arsimit Orjana Osmani e ftuar sot në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se këto shkolla ku përfshihen arsimi bazë, gjimnazet dhe shkollat profesionale janë zgjedhur në bashkëpunim me policinë e shtetit.

“Këto shkolla janë zgjedhur në bashkëpunim me policinë e shtetit, veçanërisht te shkollat që kanë numër të lartë. Shkollat e përzgjedhuar janë ato të arsimit bazë, gjimnazet dhe ato profesionale. Këto janë kamera që në kohë reale tregojnë se çfarë po ndodh në shkolla. Duhet theksuar se në shkollat që kanë numër të lartë nxënësish kanë 2 oficerë shkolle. Ata janë të trajnuar dhe janë së bashku me shërbimin psiko-social”, tha Osmani.

Read more:Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, policia çmonton grupin kriminal me 20 anëtarë! 14 në burg, 1 në arrest shtëpie, 5 në kërkim

Osmani theksoi se në klasat e nxënsëve nuk ka kamera të instaluara, ndërsa shtoi se oficerët e sigurisë në shkolla akses te pamjet

“Kamerat do të ketë edhe në pjesën e jashtme dhe në pjesën e brendshme të shkollës. Shërbimi do të shtohet në të gjitha shkollat. Kamerat nuk do të jenë të vendosura në klasa apo në mjedise ku nuk lejohet. Këto pamje do të jenë në shkolla dhe në qendrën e monitorimit dhe në asnjë vend tjetër. Oficerët e sigurisë në shkolla do të kenë akses te pamjet. Është një shërbim që ofrohet për rritjen e sigurisë në shkolla”, tha ajo.

Read more:“Kryeministri përdor emrin e djalit tonë për propagandë” – Familja e Martin Canit kritika ndaj Edi Ramës: Pse nuk ka kërkuar falje për dështimet e sistemit që ai drejton?

Për vendosjen e tyre edhe në shkolla të tjera të vendit, Osmani tha se puna do të vijojë gradualisht.

“Shtrirja në pjesën tjetër të vendit do të bëhet gradualisht. Tani po shohim shkollat publike por më vonë do të ketë edhe një vëmendje për ato private edhe pse ata kanë kamera”, shtoi Osmani.

Read more:Matura shtetëtore, Kumbaro: Keqardhje për 31 maturantët e përjashtuar! Këtë vit patëm rezultate më të larta

Teksa u pyet nga moderator Nertil Agalliu për suksesin e këtij projekti, Osmani nënvizoi se nëse do të ketë parandalime të ndonjë situate të pakëndshme në shkolla –ky do të cilësohet sukses.

“Suksesi është kur rastet parandalohen. Nëse do të kemi parandalime të rasteve ky do të jetë suksesi i këtij projekti”, përfundoi Osmani.

Lexo edhe
Sociale

‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit

Sociale

Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD

Tags: #Arsimi #jetë #Kamera #Live #Ministria e arsimit #ministrja e arsimit #orjana osmani #Shkolla #Smart City

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
  • Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 5 lexime · 2 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 5 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka informuar se PHP, një gjuhë programimi që përdoret kryesisht për krijimin e…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD

Rreth 1 mijë pedagogë, mes tyre edhe figura të atashuara me Partinë Demokratike dhe opozitën, kanë firmosur një…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme

303 persona janë raportuar të lënduar gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 18 tetor në Shqipëri.…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin