Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tabaku sjell rastin “KAYO’ në mbledhjen e stabilizim asociimit: Kuvendit i është ulur fuqia për të kontrolluar
Politikë

Tabaku sjell rastin “KAYO’ në mbledhjen e stabilizim asociimit: Kuvendit i është ulur fuqia për të kontrolluar

• 21 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku u shpreh sot se rezolutat e Parlamentit Europian duhet të kthehen në plane pune për Shqipërinë.

Në takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, Tabaku u shpreh se ka të paktën 17 ligje për të cilat opozita ka ngritur shqetësimin pranë Parlamentit Europian, Komisionit Europian dhe institucioneve europiane.

Ajo veçoi rastin e kompanisë KAYO, tenderat në teknologjinë e informacionit, zhvillimeve që i paraprijnë tenderave në shëndetësi, krijimin e Bankës së Zhvillimit apo Korporatës së Investimeve.

Read more:Tabaku: “Balluku” dhe ‘Kayo” s’janë të izoluar, parlamenti përdoret për të mbrojtur korrupsionin

“Nuk janë raste të pakta kur Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar ligje të cilat kanë qenë jo vetëm në shkelje të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, por njëkohësisht në shkelje edhe të disa prej kapitujve që ne jemi duke negociuar”, tha Tabaku.

Duke iu referuar rastit të kompanisë KAYO, Tabaku theksoi se ky është një rast konkret kur parlamentit i është ulur fuqia për të kontrolluar, ndërkohë që ka krijuar problematika edhe në sektorin e mbrojtjes.

Po ashtu, sipas saj, edhe çështja e ligjit për për investimet strategjike është ngritur në rezolutën e fundit të Parlamentit Europian.

Read more:“Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend

“Kemi ligjin për zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe shumë ligje të tjera që Parlamenti Europian i ka përmendur në rezolutën e tij. Rezolutat e Parlamentit Europian duhet të kthehen në plane pune për Shqipërinë. Pozicionet negociuese të qeverisë shqiptare nuk janë deklarata politike, por duhet të jenë pjesë e punës së përditshme të komisioneve parlamentare”, shtoi ajo.

Tabaku u ndal edhe te hapësira që ka opozita lidhur me kontrollin parlamentar, ndërsa shtoi se reformat që janë të nevojshme duhet të bëhen gjithëpërfshirëse duke përfshirë të dyja palët politike.

Ajo solli në vëmendje rastin e fundit të refuzimit të kërkesës së opozitës për ngritjen e komisionit parlamentar hetimor lidhur me kompaninë KAYO.

Read more:“Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale

“Ky nuk është rasti i parë ku hapësira e opozitës për komisione hetimore parlamentare refuzohet”, tha Tabaku.

Po ashtu ajo theksoi se edhe të dyja reformat që janë duke u ndërmarrë në parlamentin e Shqipërisë, reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale duket se janë të njëanshme. “Parlamenti i Shqipërisë sot ka miratuar një kalendar për një reformë të njëanshme territoriale nga ana e qeverisë, një reformë që pa konsultim në dëm të interesit publik”, shtoi Tabaku.

Lexo edhe
Politikë

Tabaku nga Vlora: Anuloni Ligjin e Investimeve Strategjike, Zonat e Mbrojtura të jenë me standarde të BE-së

Politikë

“SPAK të shkojë te kreu i organizatës kriminale”/ Noka: Rama nuk fshihet dot më pas përgjegjësisë individuale. Hapi i ardhshëm i kryeministrit…

Tags: #Hapesira #Jorida Tabaku #kayo #opozita #Parlamenti #parlamenti europian #reforma zgjedhore #shqiperi #zonat e mbrojtura

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tabaku nga Vlora: Anuloni Ligjin e Investimeve Strategjike, Zonat e Mbrojtura të jenë me standarde të BE-së
  • “SPAK të shkojë te kreu i organizatës kriminale”/ Noka: Rama nuk fshihet dot më pas përgjegjësisë individuale. Hapi i ardhshëm i kryeministrit…
  • LAJM I FUNDIT/ Edi Rama shkarkon nga detyra e kreut të SHISH Vlora Hysenin
  • “Kokën e Agasit e donte Balluku! Ja kush e kërkoi emërimin e Ilir Prodës”/ Denoncimi i fortë i Nokës: Ergysi para arrestimit ishte në sarajet e …
  • “Mirë opozita ka reaguar, po Spiropali pse nuk reagon?”/ Noka i përgjigjet qytetarit: Rama i zhyt në batak, e më pas i “lë pa zë” me presione
Nga të njëjtat tag-e
  • “Mirë opozita ka reaguar, po Spiropali pse nuk reagon?”/ Noka i përgjigjet qytetarit: Rama i zhyt në batak, e më pas i “lë pa zë” me presione
  • Bardhi kundër “Paketës së Maleve” dhe ligjit për Investimet Strategjike: 98% e lejeve i përfituan pesë oligarkë
  • “Paketa për Shqipërinë”/ Zhupa: Po përdoret ligji për t’i hapur rrugë interesave private, ja çfarë kërkon PD-ja
  • Debati për kreun e SHISH/ “Kur opozita denonconte, kryeministri qeshte. Natën duhet ta ketë kaluar pa gjumë në New York”, Ivi Kaso: Rënie e institucioneve, Rama të japë dorëheqjen
  • SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 17 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 8 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Tabaku nga Vlora: Anuloni Ligjin e Investimeve Strategjike, Zonat e Mbrojtura të jenë me standarde të BE-së

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka kërkuar transparencë për projektet në zonën e Zvërnecit, duke kundërshtuar ndryshimet në…

• 20 minuta më parë • 13 min lexim
Politikë

“SPAK të shkojë te kreu i organizatës kriminale”/ Noka: Rama nuk fshihet dot më pas përgjegjësisë individuale. Hapi i ardhshëm i kryeministrit…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë prekur drejtues dhe…

• 20 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama shkarkon nga detyra e kreut të SHISH Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social X lirimin e menjëhershëm nga detyra si…

• 20 minuta më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by