Në vijim të takimeve me bazën demokratike në qytetin e Vlorës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një mobilizim kombëtar përballë asaj që e cilësoi si një emergjencë të jashtëzakonshme politike dhe shoqërore.
Gjatë fjalës së tij, Berisha nënvizoi se Vlora dhe popullsia e saj tashmë janë shpërndarë në të gjithë globin për shkak të emigracionit masiv, çka kërkon një bashkim të të gjithë faktorëve opozitarë brenda dhe jashtë vendit.
Read more:Paketa e Maleve, miratohen edhe 3 bashki të tjera, Ministri Demo: Procesi është drejt fundit
“Detyra është e vështirë se Vlora në këtë betejë nuk është vetëm këtu, nuk është vetëm në Sevaster, nuk është vetëm në Novoselë, nuk është vetëm në Orikum, Selenicë apo Konispol. Vlora tani është në Bari, Romë, Uashington, Paris, Berlin. Vlonjatët janë kudo! Ripërtëritje do të thotë që ne të krijojmë një tërësi me demokratët vlonjatë dhe shqiptarët kudo që jemi për t’iu përgjigjur kësaj emergjence kombëtare,” deklaroi Berisha.
Deklarata e plotë:
Pra, ngrita këto probleme për emergjencën ku jemi.
Detyra është e vështirë se Vlora në këtë betejë nuk është vetëm këtu, nuk është vetëm në Sevaster, nuk është vetëm në Novoselë, nuk është vetëm në Orikum, Selenicë apo Konispol.
Vlora tani është në Bari, Romë, Uashington, Paris, Berlin. Vlonjatët janë kudo!
Ripërtëritje do të thotë që ne të krijojmë një tërësi me demokratët vlonjatë dhe shqiptarët kudo që jemi për t’iu përgjigjur kësaj emergjence kombëtare.
Ndaj dhe kam shumë besim tek ju, por ripërtëritje do të thotë të afrojmë çdo vlerë.
Të afrojmë çdo të ri dhe çdo të re.
Unë kënaqem shumë sot, dhe ke përgëzime kryetare për praninë e zonjave këtu, por të garantoj se jemi larg ripërtëritjes aty ku sallën e mbushim me burra dhe kemi një rresht me zonja dhe zonjushe.
Dhe kjo vlen, në qoftë se ju keni bërë një punë të tillë shumë të mirë, duhet të marrin shembull të gjitha degët e PD.
Nuk ka ripërtëritje pa vendosur në piedestalin e merituar vajzat, nënat, motrat, zonjat, zonjushat e Vlorës dhe të këtij vendi.
Nuk ka ripërtëritje pa të rinjtë, pa energjinë, guximin, përkushtimin dhe angazhimin e tyre,
Misioni ynë nuk përmbushet dot.
Pra, duhet t’i shohim të gjitha këto si element thelbësor të ripërtëritjes tonë, të misionit të ri.
Miq, ju i keni ndjekur zhvillimet.
Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë. Ne nuk mund të pranojmë një poshtërim të përditshëm të shqiptarëve nga ky regjim.
Këto që dëgjojmë dhe që dalin çdo ditë, këto janë turpe kombëtare, janë krime kombëtare, janë krime kushtetuese dhe krime kombëtare.
Ndaj dhe ne duhet t’u përmblidhemi, duhet t’u japim përgjigjen më të të fuqishme, më të vendosur.
Qytetarët janë në rrugë, janë në shesh në Tiranë.
Sot vendi i çdo demokrati është në shesh, është në përballje, është në betejë.




