Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit në Himarë. Flakët kanë nisur rreth orës 09:00 dhe, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në terren. Për momentin nuk paraqet rrezik për banesat.
Lajm në përditësim…
Tjetër zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët një stan në Akërni (VIDEO)
Një stan është përfshirë nga flakët në zonën e Akërnisë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse të Vlorës janë nisur me shpejtësi drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të vendosur situatën nën kontroll.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zonat përreth.




