Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Alban Toron, Arta Vorpsin dhe Genci Gjonçaj, rrëzon kandidaturën e Brunilda Bara!
Kronikë

Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Alban Toron, Arta Vorpsin dhe Genci Gjonçaj, rrëzon kandidaturën e Brunilda Bara!

• 24 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të lejojë për të kandidauar për 2 vende vakante të Gjykatës Kushtetuese Alban Toron, Arta Vorpsin dhe Genci Gjonçaj ndërsa ka ndaluar kandidimin e Brunilda Bara.

Me vendimin e fundit të KED, tashmë bëhen 5 anëtarë që u është hapur rruga për në GJK, përfshirë edhe Jordan Dacin dhe Naureda Llagamin, që u lejuan disa ditë më parë. Më herët KED ndaloi kandidimin e ish-komisionerit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Lulzim Hamitajt.

Gjykatra Kushtetuese aktualisht ka 2 vakanca të krijuara në shtator të 2024 pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska dhe vakanca tjetër është krijuar pasi vetë Gjykata Kushtetuese konstatoi mbarimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejta në tetor të vitit 2025.

Read more:Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon kandidaturën e ish-komisionerit të KPK, Lulzim Hamitajt!

Për vendin e Elsa Toskës janë në garë 9 kandidatura, ndërsa për vendin e Sonila Bejtjës janë në garë 10 kandidatura. Zëvendësuesen e Elsa Toskës duhet ta emërojë Parlamenti, ndërsa të Sonila Bejtjas, Presidenti.

Për të zënë vakancën e Sonila Bejtës kandidatë kanë qenë:
Alaudin Malaj
Alban Toro
Alma Faskaj Vokopola
Arta Vorpsi
Brunilda Bara
Genci Gjonçaj
Jordan Daci
Lulzim Hamitaj
Naureda Llagami
Roland Ilia
Ndërsa për vakancen e Elsa Toskës kandidatë kanë qenë:
Lulzim Hamitaj
⁠Genci Gjonçaj
Naureda Llagami
Fatmira Luli
Lulzim Karini
Roland Ilia
Helena Papa
Jordan Daci
Arta Vorpsi

Që prej shtatorit të vitit 2024, kur ish anëtarja Elsa Toska dha dorëheqje të menjëhershme, Kushtetuesja nuk e ka pasur të plotë trupën prej 9 anëtarësh, duke sjellë edhe vështirësi në marrjen e një vendimi të qartë.

Read more:Kumbojnë thirrjet e protestuesve para Ministrisë së Brendshme: Pa dorëheqje nuk ndalemi!

Zëvendësimi i Elsa Toskës u zvarrit, pasi kohëzgjatja e mandatit të saj u vendos në pikëpyetje, nëse duhet të ishte i plotë, apo i pjesshëm. Kuvendi ndali procedurat, deri kur Gjykata Kushtetuese dha një vendim final dhe tregoi se edhe Elsa Toska, si Holta Zacaj dhe Sonila Bejtja nuk duhet të gëzonin mandat të plotë, por të pjesshëm, për të garantuar ripërtëritjen apo rifreskimin e pjesshëm të GJK, me 3 anëtarë për çdo tre vjet, sipas Kushtetutës. Më pas Komisioni i Ligjeve hapi edhe një herë aplikimet për të gjetur një gjyqtar kushtetues, i cili do të zëvendësonte Elsa Toskën.

Në fazën e fundit KED bën vlerësimin e kandidaturave sipas pikëve dhe renditjen ja dërgon Presidentit dhe Parlamentit. Si Presidenti dhe Parlamenti kanë të drejtë të zgjedhin një emër mes 3 kandidaturave të renditura të parat sipas vlerësimit me pikë të KED. Në Parlament nëse njëri prej 3 kandidatëve nuk merr numrin e duhur të votave (84 vota), kalon automatikisht ai që renditet i pari, sipas vlerësimit të KED.

Read more:Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial

Ky proces duhet të ishte mbyllur prej kohësh, pasi ka kaluar çdo afat i përcaktuar nga ligji, për zëvendësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo edhe
Kronikë

Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)

Kronikë

Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para

Tags: #alban toro #Arta Vorpsi #Dorëheqje #elsa toska #Genci Gjonçaj #Gjykata #gjykata kushtetuese #KED #sonila bejtja #vakanca

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)
  • Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
  • Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)
  • Mbyllet protesta e 118-të për dorëheqjen e Ramës, qytetarët nuk dorëzohen: Nesër më shumë!
  • “Dorëheqje, dorëheqje”, shpërthejnë protestuesit me thirrje kundër qeverisë
  • “Ramoviçi në dhomë hoteli 15 mijë dollarë në natë”/ Arben Kola: Pensionistët duke vdekur nga skamja, pushtetarët shpërdorojnë paratë
  • “Koha për dorëheqje ka mbaruar”/ Protestuesit ashpërsojnë kërkesat: Nga sot vetëm arrestim! Do e mbyllësh karrierën në pranga
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 29 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 14 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 14 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 12 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 9 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 8 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)

TIRANË– Tre ditë para një tryeze të planifikuar të Kryeministrit Rama me krerët e institucioneve të drejtësi, me…

• 39 minuta më parë • 6 min lexim
Kronikë

Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para

Të mbuluar me kapele në kokë dhe shami të lidhura në fytyrë, hajdutët që arritën të grabisnin 1,5…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë

Report Tv ka siguruar momentin e ekzekutimit të 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Videoja nis me 44-vjeçarin, i…

• 7 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by