Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pas debatit në Tiktok, dhjetëra të mitur lënë takim për sherr me shkopa bejsbolli në Yzberisht, policia u prish planin! 23 adoleshentë nën hetim
Kronikë

Pas debatit në Tiktok, dhjetëra të mitur lënë takim për sherr me shkopa bejsbolli në Yzberisht, policia u prish planin! 23 adoleshentë nën hetim

• 25 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një debat i nisur në rrjetin social TikTok rrezikoi të përfundonte në një përplasje mes dhjetëra të miturve në Yzberisht, por ndërhyrja e Policisë së Tiranës shmangu konfliktin para se grupet të përballeshin.

Sipas burimeve, gjithçka ka nisur mes dy të miturve, të cilët janë konfliktuar fillimisht në TikTok. Debati nuk mbeti vetëm mes tyre, por u përfshinë edhe shokët e secilit, duke krijuar dy grupe që nisën të sfidonin njëri-tjetrin në bisedat në rrjetet sociale.

Në komunikimet e tyre, të rinjtë shkëmbenin mesazhe provokuese si: “Ata janë më të fortë se ne në lagje” apo “nuk do i lëmë të na bëjnë të fortin”, ndërsa më pas kishin rënë dakord të takoheshin në Yzberisht për t’u sqaruar.

Read more:Tiranë/ Defekt në linjën e transmetimit, 7 zona të kryeqytetit pa ujë të pijshëm! Ujësjellës-Kanalizimet në terren për riparimin e defektit (VIDEO)

Informacioni për përplasjen e planifikuar ka mbërritur në rrugë operative te efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë nisur menjëherë punën për identifikimin e të miturve dhe kanë shkuar në zonën ku ishte lënë takimi.

Në momentin e ndërhyrjes, policia ka konstatuar disa prej të miturve të pajisur me shkopinj bejsbolli, që dyshohet se do të përdoreshin gjatë konfliktit. Dy shkopinj bejsbolli janë sekuestruar, ndërsa të miturit janë shoqëruar në komisariat. Më pas janë identifikuar dhe shoqëruar edhe pjesëtarët e tjerë të grupeve që do të përfshiheshin në konflikt.

Read more:“Nufi me bekimin e Ramës shiti armët e Ron Yeffet”/ PD: U shkelën ligjet e BE dhe NATO-s! I gjithë rrjeti të japë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në prani të prindërve dhe psikologut, materialet iu referuan Prokurorisë, e cila nisi procedimin penal në gjendje të lirë për 23 të mitur, të moshës nga 13 deri në 17 vjeç.

Policia e Tiranës thekson se konfliktet mes të miturve po marrin shpesh zanafillë në rrjetet sociale dhe u bën thirrje prindërve, mësuesve dhe familjarëve të bashkëpunojnë me autoritetet për të parandaluar raste të ngjashme, të cilat mund të përshkallëzohen në ngjarje të rënda.

Njoftimi i plotë i Policisë

“Procedohen penalisht 23 shtetas të moshave 13-17 vjeç, që do të përfshiheshin në konflikt. Sekuestrohen 2 shkopinj bejsbolli. Menjëherë pas sigurimit të informacionit se dhjetëra të mitur do të konfliktoheshin në rrugën “Besim Alla”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë shkuar në zonën e sinjalizuar, për të parandaluar ngjarjen.

Read more:“Koka e gjarprit”/ Xhemalaj: Vlora Hyseni shiti informacione tek UDB-ja serbe, ky është akt tradhtie

Efektivët kanë konstatuar disa të mitur të pajisur me shkopinj bejsbolli, për t’i përdorur gjatë konfliktit. Ata janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe, në vijim, janë identifikuar dhe shoqëruar edhe të miturit e tjerë që do të përfshiheshin në këtë konflikt.

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në prani të prindërve dhe psikologut, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 23 të mitur. Gjithashtu, janë sekuestruar sendet e forta. Policia e Tiranës mbetet maksimalisht e angazhuar për të parandaluar konflikte ndërmjet të miturve dhe të rinjve, të cilat, ndonëse nisin për motive të dobëta, mund të përshkallëzojnë në ngjarje të rënda kriminale.

Read more:“Institucionet në shërbim të bandave”, Salianji: Shteti i Ramës ka ulur pantallonat përballë krimit, qytetarët të dalin në sheshe që të çlirojmë vendin nga llumi

Për të përmbushur këtë objektiv prioritar, kërkojmë bashkëpunimin intensiv të prindërve, të afërmve, miqve dhe mësuesve të të miturve, të cilët konstatojnë në përditshmëri dhe në hapësirën dixhitale indicie për ngjarje të tilla ndërmjet bashkëmoshatarëve.

Siguria e fëmijëve dhe të rinjve, prioritet absolut i Policisë së Shtetit”

Lexo edhe
Kronikë

Mediat: SPAK do marrë në pyetje dhe kreun e sapo komanduar të SHISH dhe drejtorin e operacioneve! ‘U kapën duke fshirë serverët e SHISH?!’

Kronikë

Me dy armë në duar dhe me skafandër në kokë, Report Tv siguron foton e autorit në momentin kur eliminon ‘Tanin e Rruzhdiut’ në Sarandë

Tags: #Besim #konflikt #Lagje #Para #Policia #policia e tiranes #Rrjetet sociale #sherr #Yzberisht

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mediat: SPAK do marrë në pyetje dhe kreun e sapo komanduar të SHISH dhe drejtorin e operacioneve! ‘U kapën duke fshirë serverët e SHISH?!’
  • Me dy armë në duar dhe me skafandër në kokë, Report Tv siguron foton e autorit në momentin kur eliminon ‘Tanin e Rruzhdiut’ në Sarandë
  • Anulohet tenderi 4.59 mld lekë për hemodializën në 5 qytete, Agjencia e Prokurimit Publik: Gabime dhe mangësi në dokumente
  • Hyseni aludoi për lidhje të Klodiana Lalës me agjentë serbë, deputetja e PS: SPAK ta trajtojë me përparësi kallëzimin e gazetares! Mbrojtja e tyre kusht për demokracinë
  • U ekstradua nga Italia dy ditë më parë, GJKKO lë në burg anëtarin e ‘Visit të Pojës’
Nga të njëjtat tag-e
  • Revoltat kundër Ramës dhe arrestimi i kreut të SHISH, ambasadori bullgar nga Pusteci: Protesta është e drejtë e qytetarëve! Për gjykatën presim vendimin
  • “Pa garë e transparencë”/ Tabaku: Rama po përgatit “KAYO”-n në shëndetësi, shqiptarët paguajnë gjysmën e faturës nga xhepi
  • “Pa garë, pa transparencë”/ Tabaku: Rama po përgatit “KAYO-n” e shëndetësisë, shqiptarët paguajnë gjysmën e faturës nga xhepi
  • Shpërndanin doza kokaine, 2 të arrestuar në Lushnjë (VIDEO)
  • Zbardhet plagosja e të riut në Lezhë, sherri nisi për pagesën e riparimit të makinës! Babë e bir në kërkim (EMRAT)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Mediat: SPAK do marrë në pyetje dhe kreun e sapo komanduar të SHISH dhe drejtorin e operacioneve! ‘U kapën duke fshirë serverët e SHISH?!’

Edhe Elvis Lila, i sapokomanduari në SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit, pritet të shkojë në dyert e…

• 14 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Me dy armë në duar dhe me skafandër në kokë, Report Tv siguron foton e autorit në momentin kur eliminon ‘Tanin e Rruzhdiut’ në Sarandë

Report Tv ka sigururar foton e njërit prej autorëve të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Siç…

• 14 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Anulohet tenderi 4.59 mld lekë për hemodializën në 5 qytete, Agjencia e Prokurimit Publik: Gabime dhe mangësi në dokumente

Agjencia e Prokurimeve ka publikuar zyrtarisht anulimin e tenderit për ofrimin e shërbimit të hemodializës në Shkodër, Lezhë,…

• 44 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by