Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës
Ekonomi

Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës

• 6 Tetor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy muaj pasi Ministria e Financave hodhi për konsultim një ligj të ri për Bankën e Shqipërisë që parashikonte imunitet për Guvernatorin dhe Zëvendësguvernatorët, me qëllim mbrojtjen nga arrestimet dhe kontrollet ndaj tyre, një nismë e re e deputetëve socialistë e depozituar në Kuvend nuk e përmban më këtë dispozitë.

Nisma e re, e paraqitur nga deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe e depozituar në Kuvend më 25 shtator 2026, ku firmëtare figuron Milva Ekonomi, deputete e PS-së dhe kryetare e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, përcakton qartë se çfarë ndodh nëse Guvernatori apo Zëvendësguvernatorët shkarkohen nga detyra. Por vetë mazhoranca socialiste nuk e ka përfshirë në ndryshimet e reja të ligjit për Bankën e Shqipërisë mbrojtjen e posaçme procedurale, e cila vetëm pak muaj më parë ishte propozuar në një projektligj të ri integral për Bankën Qendrore.

Read more:Tedi Blushi kërkon interpelancë me Ministrin e Financave: Ulni çmimet e ushqimeve dhe karburanteve

“Guvernatori i shkarkuar nga detyra ka të drejtë ta ankimojë vendimin për shkarkim në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian, ndërsa anëtarët e tjerë të Këshillit mund të ankimojnë vendimin për shkarkim në përputhje me legjislacionin për gjykatat administrative.”

Më 15 korrik 2026, Ministria e Financave kishte publikuar për konsultim projektligjin e ri integral “Për Bankën e Shqipërisë”. Konsultimi qëndroi i hapur deri më 12 gusht. Në atë draft, neni 72, “Dispozita të veçanta për administratorët”, vendoste një mbrojtje të posaçme për drejtuesit më të lartë të Bankës së Shqipërisë, të cilët nuk mund të arrestoheshin ose privoheshin nga liria dhe as t’i nënshtroheshin kontrollit personal apo të banesës pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Read more:“Trump po më godet sepse kam ambicie për Shtëpinë e Bardhë”, Gavin Newsom sulmon Presidentin amerikan: Zhvilloi fushatë kundër meje

Por, dy muaj më vonë, nisma zgjedh një rrugë tjetër. Në vend të miratimit të një ligji tërësisht të ri për Bankën e Shqipërisë, projektligji i 25 shtatorit ndërhyn vetëm në disa dispozita të ligjit ekzistues nr. 8269/1997.

Paketa përmban 7 nene dhe trajton çështje që lidhen me financimin monetar, kreditimin e sektorit publik, titujt e qeverisë, rezervën e detyruar dhe statusin e drejtuesve të Bankës. Por mbrojtja nga arrestimi e parashikuar në korrik nuk figuron në nismën e re.

Read more:Skandali me SHISH/ Balliu reagon pas deklaratave të Ramës: E njëjta skemë si me Ballukun, nuk ka hetim serioz pa pezullimin e kryeministrit nga detyra

Kjo do të thotë se, nëse miratohet paketa e depozituar më 25 shtator, Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët nuk do të fitojnë përmes saj mbrojtjen e propozuar në draftin e korrikut.

Lexo edhe
Ekonomi

Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton

Ekonomi

Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë

Tags: #Deputete #Ekonomi #gusht #Guvernatori #kuvend #Mbrojtja #Ministria e Financave #Nisma

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
  • Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027
Nga të njëjtat tag-e
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 47 minuta më parë
  4. 04
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 2 lexime · 46 minuta më parë
  5. 05
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 1 lexime · 31 minuta më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 18 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton

“Çfarë ndodh me një pasuri pasi sekuestrohet dhe kush paguan për ta përfunduar një objekt kur investitori ka…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë

Prodhimi i specave në Shqipëri është kthyer në një shqetësim serioz për sigurinë ushqimore. Vetëm pak ditë më…

• 4 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta

Ekonomia shqiptare shfaq tendenca rritëse edhe në tremujorin e dytë të vitit, por motorët kontributivë nuk funksionojnë njëlloj.…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by