Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Trump po më godet sepse kam ambicie për Shtëpinë e Bardhë”, Gavin Newsom sulmon Presidentin amerikan: Zhvilloi fushatë kundër meje
Botë

“Trump po më godet sepse kam ambicie për Shtëpinë e Bardhë”, Gavin Newsom sulmon Presidentin amerikan: Zhvilloi fushatë kundër meje

• 18 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Demokrati Gavin Newsom konsiderohet si kandidat me shanse në garën për presidencën e ardhshme të SHBA-së. Autoritetet kanë nisur hetime kundër guvernatorit të Kalifornisë dhe familjes së tij.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, akuzon Presidentin Donald Trump se po përdor Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së për të kryer një hetim me motive politike kundër tij dhe gruas së tij. Trumpi nuk po e synon atë vetëm për shkak të “tweet-eve të tij keqdashëse”, thotë Newsom në një video të postuar online. “Ai po më ndjek sepse po mendoj të kandidoj për President”.

“Lëreni familjen time jashtë hakmarrjes suaj personale”

Read more:U nominua nga Trump si kandidat për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Wendt raporton sot para Senatit

Në ditët e fundit, zyrtarë federalë raportohet se kanë vizituar anëtarë të familjes së tij, miq dhe ish-kolegë për t’u kërkuar dokumente të vjetra. Kjo nuk po ndodh sepse zyrtarët kanë zbuluar një krim, “por thjesht sepse po përpiqen të gjejnë një të tillë,” thotë demokrati 58-vjeçar në videon e postuar në platformën online X.

Në këtë video, që zgjat gati pesë minuta, Newsom i drejtohet Trump-it drejtpërdrejt: “Ju mund të kërkoni dokumentet e mia. Ju mund të bëni hetime kundërmeje. Ju mund të më bini në qafë. Vendoseni emrin tim në çdo listë armiqsh që keni. Por lëreni gruan dhe familjen time jashtë hakmarrjes suaj personale.”

*New York Times* raporton se aktualisht janë duke u zhvilluar disa hetime kundër Newsom. Një prej tyre thuhet se fokusohet veçanërisht në financat e bashkëshortes së tij, Jennifer Siebel Newsom.

Read more:I merrnin para qytetarëve shqiptarë përmes faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet një 22-vjeçar francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman

Shtëpia e Bardhë në Uashington dhe Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ende nuk kanë reaguar ndaj kërkesave për koment.

Sulme verbale të ndërsjella në publik

Republikani Trump dhe demokrati Newsom konsiderohen rivalë të hershëm. Ata angazhohen rregullisht në përplasje verbale publike. Qershorin e kaluar, Presidenti i SHBA-së shkaktoi indinjatë me komentet e tij lidhur me arrestimin e mundshëm të guvernatorit të Kalifornisë. Trumpi kishte deklaruar se do të mbështeste arrestimin e Newsom-it me arsyetimin e pengimit të pretenduar të autoriteteve të imigracionit në shtetin amerikan në bregun perëndimor.

Read more:Guvernatori Sejko thirrje bankave: Financoni ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sektorin e bujqësisë

Kur u pyet se cilin krim kishte kryer Newsom, Trumpi më vonë u përgjigj se ‘krimi i tij kryesor’ ishte se kishte kandiduar për guvernator. Newsom kishte bërë sipas tij një ‘punë kaq të keqe’.

Opozita: Trumpi po shkel ndarjen e pushteteve

Opozita amerikane akuzon presidentin se përdor vazhdimisht Departamentin e Drejtësisë si një mjet në fushatat e tij të hakmarrjes kundër kundërshtarëve të tij personalë – dhe kështu shkel ndarjen e pushteteve. Tre shtyllat e ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik të qeverisur nga shteti i së drejtës janë dega ligjvënëse (bërja e ligjeve), dega ekzekutive (pushteti ekzekutiv) dhe dega gjyqësore (gjykimi).

Read more:Unë e pashë resortin e Kushner në Shqipëri, është një katastrofë mjedisore – Blog

Që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë në janar 2025, Departamenti i Drejtësisë ka ngritur tashmë procedura penale kundër shumë kundërshtarëve të dyshuar politikë të Presidentit ose zyrtarëve që kanë ‘humbur favorin’. Ndër ta janë ish-drejtori i FBI-së James Comey, Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James dhe ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare John Bolton. Departamenti gjithashtu ka nisur hetime ndaj zyrtarëve amerikanë që kishin konkluduar se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Në mes të janarit, Jerome Powell, atëherë Kryetar i Rezervës Federale të SHBA-së, bëri lëvizjen e pazakontë të shpalljes publike se ai ishte subjekt i një hetimi penal. Në prill, prokurorja federale përgjegjëse për çështjen, Jeanine Pirro – e konsideruar si aleate e Trumpit – e mbylli çështjen pa veprime të mëtejshme. /DW

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Donald Trump #FBI #Gavin Newsom #Guvernatori #hetime #James comey #Jerome powell #Kandidat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Kriza politike në Kosovë/ Ngërçi për konstituimin e Kuvendit hyn në një fazë të re: PDK-ja kërkon seancë, LVV-ja marrëveshje
  • Kriza politike/ BE mesazh Kosovës: Partitë të arrijnë marrëveshjen për një president konsensual
  • Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide
  • AMP bën bilancin për muajin korrik: 11 persona të arrestuar, mes tyre 8 punonjës Policie! Referuam në Prokurori 54 efektivë
  • Kriza politike në Kosovë/ Mundësia e një bashkëpunimi ende larg, LVV-LDK përplasen në distancë për marrëveshjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident në Delvinë-Sarandë, autobusi godet 65-vjeçarin! Transportohet me helikopter drejt Tiranës (EMRI) 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, arrestohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe dy efektivë 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë”/ Denoncimi i PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për “RAMS Albania” me 1 euro dhe pa konkurrim! Çështja do t’i referohet SPAK 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Qyteti nuk do të fshihet nga harta”/ Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by