Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
Editoriale

As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide

• 29 Tetor, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Në daljet e tij të çoroditura publike, Edi Rama, herë duke përdorur shkopin e herë karrotën, po tregon se është vite dritë larg nga të kuptuarit e asaj që po ndodh. I matufjepsur nga pushteti i gjatë, ai po i lexon ngjarjet e fundit si një pakënaqësi ndaj qeverisjes së tij dhe jo si revoltë ndaj modelit mafioz që ai u ka imponuar qytetarëve. Gjuha që ai përdor ndaj studentëve, njëherë si gangster kërcënues e njëherë si udhëheqësit e dikurshëm komunistë që bëjnë autokritikë e premtojnë masa lehtësuese, dëshmon qartë se regjimit që ai ka ngritur, i ka ardhur fundi.

Edi Rama nuk ka qenë kurrë më i dobët, më i vjetëruar dhe më i frikësuar se sa këto ditë të fundpushtetit të tij. Përpiqet të trashë zërin se me të dhe shtetin e tij nuk mund të luhet, ama për 14 ditë po përpiqet të bëjë ato që nuk bëri për 14 vjet. Te ulë çmimin e artikujve bazë të shportës, të heqë taksën e qarkullimit nga çmimi i karburanteve, të shtojë lëmoshën për studentët e familjet në nevojë, të taksojë më shumë të pasurit, etj. Tipike e udhëheqësve që kur shohin se u kanë rënë brekët në fund të këmbëve, manovrojnë me çdo formë, me shpresën se mund të hedhin ujë mbi flakët e revoltës. Por si gjithnjë, kujtohen kur për ta është shumë vonë.

Read more:Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Qytetarët u ngritën kur çmimet e larta të ushqimeve, kosto e çmendur e jetesës, mungesa e ilaçeve, egërsia administrative, korrupsioni në shërbime dhe trajtimi jo human ndaj nevojave më bazike të tyre, e kishin tejkaluar mundësinë për të protestuar. Sepse veshi i shurdhër ndaj tyre u shoqërua njëkohësisht me arrogancën kriminale të eksponentëve të rilindjes, duke lënë kështu revoltën si të vetmen rrugë. Përgjimet dhe hetimet e vetëm majës së ajsbergut, vërtetuan kontrastin e thellë mes kupolës së pushtetit dhe qytetarëve. Qindra miliona euro që ndaheshin mes ministrave e banditëve ditën për diell. Luks i shfrenuar, nga vilat në bregdet, avionët privatë, llogaritë bankare jashtë vendit, hotele e resorte të regjistruara me prestanome… E sa më të mëdha skandalet e Edi Ramës, aq më e madhe pandjeshmëria ndaj atyre që grabiteshin pa pikë mëshire.

Read more:Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur. Ministrat në burg, ai shtonte mandatet. Krybashkiakët në burg, ai pushtonte të gjitha bashkitë e vendit. Vjedhjet dilnin hapur, ai merrte më shumë vota. E bashkë me të, entuziasmoheshin edhe ata që sot çirren për dy kioska të djegura: I madh ky Edi Rama, e votojnë shqiptarët! Entuziasmoheshin me “aftësinë” e Ramës për të shkatërruar opozitën, me “fuqinë” e tij për të qeverisur i vetëm dhe me “suksesin” për të marrë dy të tretat e parlamentin në mandatin e katërt. Duke menduar gjithnjë se shqiptarët janë dele që bien në gjunjë para më të fortit.

Read more:“Shpreh solidaritet me Klodiana Lalën”/ Agron Shehaj: Një gazetare u sulmua te dera e GJKKO, Rama të reagojë. Vlora Hyseni u tha mediave ‘nëse merreni me mua, ju shantazhoj’

Si Rama ashtu edhe ata rreth karrikes së tij, harruan rregullin e artë se e vetmja garanci për një shoqëri dhe ekonomi të ekuilibruar nuk është pushteti i njëshit, por kontrolli dhe balancimi i tij. Ky është rregulli që aplikohet në demokracitë europiane, ku nuk lartësohet makiavelizmi dhe poshtërsia e autokratit por mbahen gjallë siguresat e stabilitetit: opozita, media e pavarur, sindikatat, shoqëria civile, drejtësia. Lënia e të gjitha këtyre garancive në duart e një njeriu, me bindjen se populli do vazhdojë të hajë bar, është një gafë që shoqëritë e paguajnë shumë shtrenjtë.

Read more:Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

Nëse Rama, i mykur në tru e në shpirt nga kalbësia e pushtetit, nuk ka si ta kuptojë diçka të tillë, ata që kanë vullnetin dhe shqetësimin për të ndryshuar kapitullin kriminal të rilindjes duhet ta dinë se kjo që po ndodh nuk është protestë për çmimin e naftës, por revoltë e atyre që i morën për të mirëqenë si populli i nënshtruar. Në pikën kur nuk ke asgjë për të humbur, nuk të kthen pas lëmosha e autokratit, por shembja e tij bashkë me modelin që ka ngritur.

Read more:Fundjava sjell fluks në Morinë, mbi 15 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri në 4 orë (VIDEO)

Arnimet ekonomike nuk janë zgjidhje sepse nuk prekin aspak thelbin e sistemit rilindas. Ato nuk prekin hajdutërinë, babëzinë, grabitjen, dhunën dhe poshtërimin që për 15 vjet u janë bërë atyre dhe prindërve të tyre. Ata nuk mund të vazhdojnë të paguajnë për vilat e Belës e të Lalit, për pashallëqet e Gysit dhe charterat e autokratit dhe t’i falenderojnë ata se po u ulin çmimin e naftës. Edi Rama, si dikur tuhafët e sistemit komunist, mendon se me metodën e shkopit e karrotës mund ta rikthejë mbrapsht historinë. Se me akuza për agjentura të huaja e kërcnëime për mbyllje kufijsh do të trembë ata që kanë kauzë dinjitetin njerëzor. Ai as mund të trembë dhe as mund të gënjejë më askënd. Ai tashmë mund të shërbejë vetëm si shenjë e gjallë se ndryshimi do të jetë i plotë nëse, sado vonë, do detyrohet ligjërisht t’u kthejë shqiptarëve, qoftë edhe në mënyrë simbolike, atë që u ka marrë padrejtësisht. ©lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide

Editoriale

ERA QË NUK NDALET MË! – Blog

Tags: #ama #Bregdet #Burg #Diell #Edi Rama #Ekonomi #euro #Gjuha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 1 lexime · 2 orë më parë
  6. 06
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 1 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide

Goditja e fortë që mori partia shtet e Aleksndar Vuçiçit në zgjedhjet e të dielës në Serbi ka…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

ERA QË NUK NDALET MË! – Blog

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit të gjerë…

• 2 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Revolta si shpresa e fundit – Ide

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhunën sistematike e…

• 3 ditë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin